Koeficientë të rinj për pagat e kryetarit dhe gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese.
Komisioni për Zgjedhjet dhe Emërimet miratoi unanimisht ndryshimet që janë duke u përpunuar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Koeficienti për Kryetarin e Gjykatës rritet nga 2.81 në 3.08, ndërsa për gjyqtarët nga 2.60 në 2.85.
Koeficientët e ndryshuar do të zbatohen me pagesën e pagave për tetorin 2026./Telegrafi/

