By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ​Ish-diplomatët: Kosova duhet ta shfrytëzojë OKB-në për të adresuar çështjen e Speciales
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
​Ish-diplomatët: Kosova duhet ta shfrytëzojë OKB-në për të adresuar çështjen e Speciales
TOP Momenti

​Ish-diplomatët: Kosova duhet ta shfrytëzojë OKB-në për të adresuar çështjen e Speciales

Momenti
Published: September 23, 2026

Pjesëmarrja e Kosovës në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork duhet të shfrytëzohet edhe për adresimin e çështjes së dënimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjykata Speciale, vlerësojnë ish-diplomatët.

Ish-diplomatja Alma Lama ka thënë se takimet e zhvilluara nga kryeministri Albin Kurti në Nju Jork janë të rëndësishme, por, sipas saj, për çështjen e Gjykatës Speciale duhet të ketë kontakte në nivele më të larta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar një sërë takimesh bilaterale në Nju Jork. Ai është takuar me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, përfaqësuesen e lartë të BE-së, Kaja Kallas, si dhe me senatorë dhe kongresistë amerikanë.

Sipas njoftimeve të Qeverisë, Kurti në këto takime ka shprehur shqetësimin për dënimet e rënda dhe, siç i ka cilësuar ai, të padrejta ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së në aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, pas një procesi që, sipas tij, nuk ka qenë transparent në tërësinë e tij.

“Është mirë që zoti Kurti e ka kuptuar se është e rëndësishme diplomacia, por, nga ana tjetër, kam përshtypjen që edhe ai, ashtu sikurse qeveritë paraardhëse, më shumë i zhvillon takimet për t’u dukur në sytë e publikut në Kosovë, sesa për të vazhduar punën dhe bashkëpunimin me shtetet dhe përfaqësuesit e shteteve me të cilat takohet. Tani, sa i përket Gjykatës Speciale, mendoj se adresa do të duhej të ishte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në takim me përfaqësuesit e shtetit amerikan, gjë që deri tani nuk e kemi parë. Kemi parë takime me disa kongresistë, që është mirë, por jo me përfaqësuesit zyrtarë të shtetit, në kuptimin e qeverisë dhe administratës, sepse kongresistët janë të rëndësishëm, por kanë pozita të ndryshme. Ndërsa adresa tjetër do të duhej të ishte Bashkimi Evropian, sepse Gjykata Speciale është themeluar nën ombrellën e Bashkimit Evropian. Tani, nuk ka shumë për t’u bërë, për hir të së vërtetës, sepse do të jetë shkalla e dytë e apelit dhe nuk do të mund të devijohet ky proces. Mendoj se Qeveria e Kosovës do të duhej ta ndihmonte procesin këtu brenda, duke ndihmuar në financimin e avokatëve më të mirë, në mënyrë që të ketë një vendim tjetër që do t’i shkonte më për shtat Republikës së Kosovës”, deklaron Lama.

Ndërkohë, ish-diplomati Albert Prenkaj ka kërkuar që çështja e dënimit të ish-krerëve të UÇK-së të trajtohet përmes një angazhimi të vazhdueshëm diplomatik.

Prenkaj ka thënë se delegacioni i Kosovës në Nju Jork duhet ta ketë adresuar këtë çështje në takimet me përfaqësuesit e shteteve, por ka shprehur dyshime nëse një gjë e tillë është bërë në mënyrë të mjaftueshme.

Sipas tij, Kosova duhet ta mbajë të hapur këtë çështje dhe të përdorë rrjetin diplomatik për të përcjellë mesazhin e saj në qendrat kryesore ndërkombëtare.

“Ky institucion gjyqësor, të cilin e ka formuar Kuvendi i Kosovës, është bërë në koordinim me komunitetin ndërkombëtar dhe besoj se bashkë me ta ky trup gjyqësor duhet të marrë një formë të qartë dhe të bëjë lidhjen juridike me Kosovën. Nuk duhet të shndërrohet në një ishull të paprekshëm, i cili është predispozuar ta dëmtojë Kosovën…Unë shpresoj që ky delegacion i Kosovës, i cili gjendet në Nju Jork këto ditë, e ka përmendur këtë çështje dhe ka kërkuar që ajo të adresohet në mënyrë të duhur. Por dyshoj në këtë, meqenëse… Kjo është në mënyrë informative ajo që zakonisht krerët e shtetit e bëjnë me krerët e tjerë të shteteve.Por unë mendoj, prandaj edhe e shpreha dyshimin, se duhet të bëhet edhe më tutje. Të lihet dera e hapur dhe në këtë drejtim të bashkëpunohet në vazhdimësi. Ne e kemi rrjetin diplomatik në qendrat e ndryshme dhe të rëndësishme botërore, i cili duhet të shfrytëzohet për të përcjellë mesazhin e Kosovës. Mesazhin e qytetarëve të pakënaqur, të cilët qëndrojnë në rrugë dhe presin që kasta politike ta adresojë këtë çështje”, thotë ai.

Gjykata Speciale më 16 shtator dënoi me gjithsej 81 vjet burg ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, për, siç është thënë, krime lufte.

You Might Also Like

Berisha me akuza ndaj Ramës: E përdori Vlora Hysenin për të rrëzuar Qeverinë e Kosovës
Klekovski: Ka përfunduar inpsektimi i jashtëzakonshëm në spitalet në Ohër, Strugë dhe Gjinekologji të Shkupit
Kushtetuesja vendos për ankesat e PDK-së: Kuvendi u konstituua, formimi i Qeverisë s’është antikushtetues
Bastisje në Koçan, gjendet drogë – ndalohen tre persona
Prishtina në sytë e gazetarit irlandez – mes ndeshjes së futbollit dhe protestave për lirinë e çlirimtarëve

LEXO GJITHASHTU

Pasi Gjykata i dha dritën e gjelbër konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së Qeverisë, Hargreaves uron Kurtin, pret të zgjedhet Presidenti
Pasi Gjykata i dha dritën e gjelbër konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së Qeverisë, Hargreaves uron Kurtin, pret të zgjedhet Presidenti
Lajme
Italia rikthen energjinë bërthamore, Senati miraton përfundimisht ligjin për centralet nukleare
Italia rikthen energjinë bërthamore, Senati miraton përfundimisht ligjin për centralet nukleare
Lajme
Si po e paguan bota çmimin e rrugëve të bllokuara të naftës saudite
Si po e paguan bota çmimin e rrugëve të bllokuara të naftës saudite
Lajme
Cakolli: Nëse nuk zgjidhet Presidenti, kush do ta caktojë 8 ose 15 nëntorin për zgjedhje?
Cakolli: Nëse nuk zgjidhet Presidenti, kush do ta caktojë 8 ose 15 nëntorin për zgjedhje?
TOP Momenti
Rutte dhe Ambasadori amerikan në NATO vizitojnë Shtabin e Gardës Kombëtare në Iowa, i falënderojnë trupat për shërbimin në Kosovë
Rutte dhe Ambasadori amerikan në NATO vizitojnë Shtabin e Gardës Kombëtare në Iowa, i falënderojnë trupat për shërbimin në Kosovë
Lajme

You Might Also Like

Vazhdon gjykimi për “Lotarinë Shtetërore”, Prokuroria paraqiti 231 prova materiale
TOP Momenti

Vazhdon gjykimi për “Lotarinë Shtetërore”, Prokuroria paraqiti 231 prova materiale

September 23, 2026
Sulmoi gjinekologun në Shkup, Prokuroria nis hetim ndaj një personi
TOP Momenti

Sulmoi gjinekologun në Shkup, Prokuroria nis hetim ndaj një personi

September 23, 2026
PDK pas vendimit të Kushtetueses: Kuvendi të mblidhet dhe ta votojë Projektligjin për Dhomat e Specializuara
TOP Momenti

PDK pas vendimit të Kushtetueses: Kuvendi të mblidhet dhe ta votojë Projektligjin për Dhomat e Specializuara

September 23, 2026
Gruda kërkon veprim brenda 13 ditësh: Presidenti, Specialja dhe shmangia e zgjedhjeve
TOP Momenti

Gruda kërkon veprim brenda 13 ditësh: Presidenti, Specialja dhe shmangia e zgjedhjeve

September 23, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?