Jonathan Hargreaves, ambasador i Britanisë së Madhe në Kosovë, ka reaguar pas konstatimit të Gjykatës Kushtetuese, duke e përgëzuar “ngrohtësisht”, Kryeministrin Albin Kurti dhe ministrat e tij “për konfirmimin e tyre si qeveria e re e Kosovës”.
Në një postim në pofilin e tij në FB, ambasadori Hargreaves vlerëson se “pas ngërçit të gjatë politik, ky është një hap i rëndësishëm drejt institucioneve të qëndrueshme dhe efektive, të cilat mund të sjellin rezultate për qytetarët e Kosovës”.
Ambasasdori thekson se “Mbretëria e Bashkuar pret me kënaqësi të bashkëpunojë ngushtë me Qeverinë në muajt në vijim”.
Gjithashtu shpreson se “të gjitha partitë politike tani do të tregojnë frymë përgjegjësie dhe bashkëpunimi për të zgjedhur një President para datës 6 tetor, duke e ndihmuar Kosovën të realizojë reformat dhe të përballet me mundësitë e sfidat që e presin”.
Tutje, ambasadori thekson se “Mbretëria e Bashkuar mbetet mike dhe partnere e palëkundur e Kosovës, duke punuar së bashku për interesat tona të përbashkëta në fushën e demokracisë dhe sundimit të ligjit, mundësive ekonomike, sigurisë rajonale dhe të së ardhmes euro-atlantike të Kosovës”.
Postimi i plotë:
The post Pasi Gjykata i dha dritën e gjelbër konstituimit të Kuvendit dhe zgjedhjes së Qeverisë, Hargreaves uron Kurtin, pret të zgjedhet Presidenti appeared first on Gazeta Express.

