By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Bela me Taon janë shokë, Balla kryetar Kuvendi, kështu janë infot”, dalin mesazhe të reja të Vlora Hysenit me Ergys Agasin
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Bela me Taon janë shokë, Balla kryetar Kuvendi, kështu janë infot”, dalin mesazhe të reja të Vlora Hysenit me Ergys Agasin
Lajme

“Bela me Taon janë shokë, Balla kryetar Kuvendi, kështu janë infot”, dalin mesazhe të reja të Vlora Hysenit me Ergys Agasin

Momenti
Published: September 23, 2026

Detaje të reja dalin nga dosja hetimore për drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni, pjesë të së cilës janë siguruar nga Top Channel.

Dokumentet përmbajnë dëshminë e Hysenit në SPAK, si dhe të dhënat që hetuesit kanë administruar për komunikimet e saj me Ergys Agasin.

“Në vijim të veprimeve hetimore ka rezultuar se më datë 20.07.2026, në ambientet e “Equos Resort”, Tiranë, u sekuestrua mjeti me targa GG444AA, në pronësi të shtetasit Ergys Agasi. Brenda tij, me procesverbalin e datës 22.07.2026, u sekuestruan, ndër të tjera, 9 (nëntë) printime me letër formati të madh, në të cilat paraqiten diagrama me të dhëna të ngjashme me ato të prodhuara nga Shërbimi Informativ i Shtetit.

Gjatë seancës gjyqësore për verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit, vetë Ergys Agasi ka pranuar se mjeti ishte i tij dhe se i kishte lënë këto sende me qëllim që t’i gjenin organet e Prokurorisë së Posaçme”, thuhet në dosje.

Në dosje thuhet se ish-kreu i SHISH, Vlora Hyseni, është pyetur më 18 shtator 2026 në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale. Ajo ka pranuar komunikimin e vazhdueshëm me Agasin deri në ditën e arrestimit të tij, por ka mohuar takimet fizike dhe e ka shpjeguar këtë raport me “bashkëpunimin” që Agasi i kishte ofruar Shërbimit Informativ të Shtetit.

Në dosje thuhet se: “Më datë 18.09.2026, e pyetur në cilësinë e personit me dijeni për veprën penale, shtetasja Vlora Hyseni ka pranuar komunikimin e vazhdueshëm me Ergys Agasin deri në ditën e arrestimit të tij, ka deklaruar se ai i ka ofruar “bashkëpunim”, ka mohuar takime fizike apo faktin që Agasi të ketë siguruar informacione nga Shërbimi Informativ i Shtetit, dhe është zotuar të kthejë përgjigje zyrtare, me shkresë të klasifikuar, mbi origjinën e diagrameve të sekuestruara”.

Në pjesën e dosjes hetimore, SPAK ballafaqon deklarimet e Hysenit me të dhënat e sekuestruara nga pajisjet e Ergys Agasit dhe me përmbajtjen e komunikimeve mes tyre.

“Ashtu sikurse rezulton nga bisedat e mësipërme, shtetasi Ergys Agasi jo vetëm që nuk është në rolin e “bashkëpunëtorit”, por, në të kundërt, është ai që merr dhe dikton informacionin e marrë”, thotë SPAK në hetimet e tij.

Dosja evidenton intensitetin e komunikimeve mes Hysenit dhe Agasit edhe gjatë periudhës kur ky i fundit ishte në kërkim nga drejtësia.

Për periudhën nga 28 qershori deri më 26 gusht 2026, përmes aplikacionit “Signal”, janë regjistruar telefonata zanore dhe me video mes tyre. SPAK evidenton 70 thirrje hyrëse Vlora–Ergys, 17 thirrje dalëse Ergys–Vlora, 28 thirrje të humbura dhe 26 thirrje pa përgjigje.

“Në lidhje me komunikimet ndërmjet Ergys Agasit dhe Vlora Hysenit, të ruajtura në funksionin BIOME të aparatit telefonik të shtetasit Ergys Agasi, janë të ruajtura gjithsej 508 forma komunikimi (calls, voice, video calls, messages, chat messages) ndërmjet këtyre dy shtetasve për periudhën e sipër-cituar. Për më tepër, për të ashtuquajturin bashkëpunëtor, kreu i SHISH nuk ka vënë në dijeni asnjë nga instancat, qoftë dhe paralele apo brenda institucioneve.”, thuhet në dosjen e SPAK.

Nga përmbajtja e komunikimeve, sipas SPAK, rezulton një lidhje personale dhe e vazhdueshme mes Hysenit dhe Agasit, e cila ka vijuar edhe gjatë kohës kur ai ishte shpallur në kërkim, thuhet në dosje.

Në dosje gjithashtu citohen mesazhe si: “Krejt këta njerëz që na kanë bërë çka na kanë bërë dua që të paguajnë”, “Zemër, thjesht duhet të koncentrohemi te halli ynë”, “Të gjithë ne” dhe “Do përfundojmë keq, shpirt”.

Një tjetër pjesë e dosjes lidhet me informacionet që Hyseni i përcillte Agasit për aktivitetin dhe takimet e saj.

Sipas dosjes, në komunikime Vlora Hyseni i tregon Agasit se do të takohej me Kryeministrin dhe i jepte të dhëna për kohën e takimit. Në një mesazh të datës 24 gusht 2026 shkruhet: “Nesër duhet ta takoj KM në 8:30”.

Dosja thotë se Hyseni i jepte Agasit informacion edhe për itinerarin, natyrën e takimeve dhe partnerët ndërkombëtarë me të cilët do të takohej.

Në dosje veçohet edhe një mesazh i datës 19 gusht 2026, ku Hyseni i shkruan Agasit: “Skënderi më thirri me u taku të hënën”. Në dosje personi me emrin Skënderi identifikohet si Skënder Hita, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë. Mesazhi vijon: “Të shpresojmë që ka porosit KM…”

Në pjesën e dosjes së publikuar thuhet gjithashtu se Hyseni ndante me Agasin informacione paraprake: “Në vijim të komunikimeve, shtetasja Vlora Hyseni ndan dhe informacion paraprak duke i shkruar personit nën hetim Ergys Agasi: “Taulant Balla kryetar Kuvendi…. Kështu janë infot… Bela me Taon shoku” (nënkuptohet deputeti Taulant Balla dhe deputetja Belinda Balluku)./TCh/

The post “Bela me Taon janë shokë, Balla kryetar Kuvendi, kështu janë infot”, dalin mesazhe të reja të Vlora Hysenit me Ergys Agasin appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Ish-gjyqtari Shala: Deklaratën qysh e ka thanë Kurti në Kuvend për Behajdin Allaqin e tha edhe gjyqtari i Hagës
Beteja e Thaçit dhe të tjerëve në Apelin e Hagës, ku duhet të fokusohet mbrojtja sipas ish-gjyqtarit kosovar
PDK mirëpret vendimin e Kushtetueses: Kuvendi të mblidhet dhe të votojë ndryshimet për Specialen
Zvicra synon të shtrëngojë rregullat për blerjen e pronave nga të huajt
Zjarr i madh mbi Spitalin e Vlorës, rrezikohen banesat (VIDEO)

LEXO GJITHASHTU

Vazhdon gjykimi për “Lotarinë Shtetërore”, Prokuroria paraqiti 231 prova materiale
Vazhdon gjykimi për “Lotarinë Shtetërore”, Prokuroria paraqiti 231 prova materiale
TOP Momenti
Sulmoi gjinekologun në Shkup, Prokuroria nis hetim ndaj një personi
Sulmoi gjinekologun në Shkup, Prokuroria nis hetim ndaj një personi
TOP Momenti
PDK pas vendimit të Kushtetueses: Kuvendi të mblidhet dhe ta votojë Projektligjin për Dhomat e Specializuara
PDK pas vendimit të Kushtetueses: Kuvendi të mblidhet dhe ta votojë Projektligjin për Dhomat e Specializuara
TOP Momenti
​I gjetën çantën dhe arrestuan të dyshuarin, gjermania falënderon policët në Tiranë
​I gjetën çantën dhe arrestuan të dyshuarin, gjermania falënderon policët në Tiranë
TOP Momenti
Gruda kërkon veprim brenda 13 ditësh: Presidenti, Specialja dhe shmangia e zgjedhjeve
Gruda kërkon veprim brenda 13 ditësh: Presidenti, Specialja dhe shmangia e zgjedhjeve
TOP Momenti

You Might Also Like

Gruda: Kushtetuesja vërtetoi qëndrimet e PDK’së, tash kemi 13 ditë kohë për të vepruar
Lajme

Gruda: Kushtetuesja vërtetoi qëndrimet e PDK’së, tash kemi 13 ditë kohë për të vepruar

September 23, 2026
508 komunikime telefonike mes Hysenit e Agasit, ish-kreu i SHISH u intervistua nga SPAK javën e kaluar, por u mbajt sekret
Lajme

508 komunikime telefonike mes Hysenit e Agasit, ish-kreu i SHISH u intervistua nga SPAK javën e kaluar, por u mbajt sekret

September 23, 2026
Vlora Hyseni nesër del para Gjykatës
Lajme

Vlora Hyseni nesër del para Gjykatës

September 23, 2026
Gruda: Kushtetuesja vërtetoi qëndrimet e PDK’së, tash kemi 13 ditë kohë për të vepruar për Specialen
Lajme

Gruda: Kushtetuesja vërtetoi qëndrimet e PDK’së, tash kemi 13 ditë kohë për të vepruar për Specialen

September 23, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?