Ministria e Jashtme e Britanisë së Madhe kanë lëshuar një njoftim për shtetasit që synojnë të udhëtojnë drejt Kosovës, shkruan Express.
Në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare tregohet për protestat që po organizohen në Kosovë pas vendimit të Hagës.
“Po zhvillohen grumbullime të mëdha, përfshirë edhe në Prishtinë gjatë orëve të mbrëmjes. Kjo mund të shkaktojë pengesa, përfshirë ndërprerje në trafik dhe në transportin publik. Informohuni rregullisht për zhvillimet lokale, planifikoni më shumë kohë për udhëtim dhe qëndroni larg turmave të mëdha apo protestave”, thuhet në njoftim.
#Kosovo: Read latest information about large gatherings in Pristina and other urban areas of Kosovo: https://t.co/M5r4wZk3Qi pic.twitter.com/RegDjDnW5O
— FCDO Travel Advice (@FCDOtravelGovUK) September 23, 2026
The post Organizimi i protestave, Ministria e Jashtme britanike lëshon njoftim për shtetasit e saj që duan të udhëtojnë për Kosovë appeared first on Gazeta Express.

