By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Ndezi zjarr në tokën e tij dhe flakët u përhapën pranë banesave, arrestohet 46-vjeçari në Shijak
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Ndezi zjarr në tokën e tij dhe flakët u përhapën pranë banesave, arrestohet 46-vjeçari në Shijak
Lajme

Ndezi zjarr në tokën e tij dhe flakët u përhapën pranë banesave, arrestohet 46-vjeçari në Shijak

Momenti
Published: September 23, 2026

Një 46-vjeçar është arrestuar nga Policia e Shijakut, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr në tokën e tij, duke shkaktuar përhapjen e flakëve në disa parcela pranë banesave në fshatin Rreth.

Ngjarja u evidentua pasditen e djeshme, ndërsa ndërhyrja e policisë bëri të mundur identifikimin dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar.

“Shijak/Zbardhet një rast zjarrvënieje, identifikohet dhe arrestohet në flagrancë autori i dyshuar.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, mesditën e djeshme, pas marrjes së njoftimit për zjarrin e rënë në disa parcela toke në fshatin Rreth, kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë kryer veprimet e para hetimore për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. 

Nga hetimet rezultoi se shtetasi E. M., banor i fshatit Rreth, kishte ndezur zjarr në tokën e tij dhe nga përhapja e flakëve është djegur në sipërfaqe toke e ndarë në parcela, afër banesave të fshatit.  

Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shijak arrestuan në flagrancë shtetasin E. M., 46 vjeç, banues në fshatin Rreth, Shijak, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për qytetarët që të tregojnë kujdes maksimal dhe të mos kryejnë veprime që mund të shkaktojnë zjarre, veçanërisht pranë banesave dhe sipërfaqeve të mbjella, pasi mund të sjellin pasoja të rënda për jetën dhe pronën e qytetarëve.

Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo rast zjarrvënieje apo paligjshmërie tjetër, duke garantuar reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm”, shkruan Policia.

The post Ndezi zjarr në tokën e tij dhe flakët u përhapën pranë banesave, arrestohet 46-vjeçari në Shijak appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Kush mungon në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së dhe pse?
Shtesat për fëmijë kryesojnë listën e përfituesve të skemave sociale në gusht
Pacolli në Nju Jork në zyrat e kompanisë që dikur lobonte për Kosovën, takohet me avokatin e Hashim Thaçit
SPAK zbuloi 9 faqe me të dhëna sekrete të SHISH në makinën e Agasit, biznesmeni: I lash me qëllim
UBT hap thirrjen për të rinjtë e talentuar që ëndërrojnë Hollywood-in

LEXO GJITHASHTU

Tahiri kërkon rezolutë nga Kuvendi pas vendimit të Hagës: Heshtja dhe kalkulimi politik nuk duhet të jenë politikë ditore
Tahiri kërkon rezolutë nga Kuvendi pas vendimit të Hagës: Heshtja dhe kalkulimi politik nuk duhet të jenë politikë ditore
TOP Momenti
UNICEF në Kosovë nënshkruan partneritete me gjashtë komuna për përmirësimin e jetës së fëmijëve
UNICEF në Kosovë nënshkruan partneritete me gjashtë komuna për përmirësimin e jetës së fëmijëve
TOP Momenti
Kryeministri kroat kritikon Serbinë në OKB për nderimin e kriminelit të luftës Mlladiq
Kryeministri kroat kritikon Serbinë në OKB për nderimin e kriminelit të luftës Mlladiq
TOP Momenti
Ndryshime në polici, lëvizje drejtuesish në disa qarqe
Ndryshime në polici, lëvizje drejtuesish në disa qarqe
TOP Momenti
Shasivari për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së: Katërshja në aspektin juridik konsiderohet e pafajshme
Shasivari për gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së: Katërshja në aspektin juridik konsiderohet e pafajshme
TOP Momenti

You Might Also Like

Cakolli: Një javë pas Hagës, simbolika e UÇK-së është më e pranishme se kurrë
Lajme

Cakolli: Një javë pas Hagës, simbolika e UÇK-së është më e pranishme se kurrë

September 23, 2026
Robotët “pushtojnë” Javën e Modës në Milano, momenti kur publiku shokohet
Lajme

Robotët “pushtojnë” Javën e Modës në Milano, momenti kur publiku shokohet

September 23, 2026
Ndalohen punimet në gjashtë objekte ndërtimi në Prishtinë, Pejë dhe Mitrovicë
Lajme

Ndalohen punimet në gjashtë objekte ndërtimi në Prishtinë, Pejë dhe Mitrovicë

September 23, 2026
Senatorët francezë publikojnë foto nga Ura e Ibrit, në sfond shihet vetura e karabinierëve, ambasada jep detaje
Lajme

Senatorët francezë publikojnë foto nga Ura e Ibrit, në sfond shihet vetura e karabinierëve, ambasada jep detaje

September 23, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?