By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Cakolli: Një javë pas Hagës, simbolika e UÇK-së është më e pranishme se kurrë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Cakolli: Një javë pas Hagës, simbolika e UÇK-së është më e pranishme se kurrë
Lajme

Cakolli: Një javë pas Hagës, simbolika e UÇK-së është më e pranishme se kurrë

Momenti
Published: September 23, 2026

Hulumtuesi i lartë në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), Eugen Cakolli, ka shkruar për ndikimin që ka pasur në Kosovë aktgjykimi i fundit në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Një javë pas aktgjykimit, Cakolli ka ngritur pyetjen se si do të dukej jeta në Kosovë sot, sikur para gati tri dekadash njerëzit që themeluan UÇK-në të kishin zgjedhur rrugën më të sigurt për veten dhe familjet e tyre.

“A thua, si do të dukej jeta jonë sot sikur, para gati tridhjetë vjetësh, njerëzit që e themeluan UÇK-në ta kishin zgjedhë secili rrugën më të sigurt për veten dhe familjet e tyre?”, ka shkruar Cakolli.

Ai ka përmendur mundësinë që disa prej tyre të kishin vazhduar fakultetin, të tjerë të kishin mbajtur vendet e punës, ndërsa disa të ishin larguar jashtë vendit, duke pritur që çështja e Kosovës të zgjidhej në mënyrë tjetër.

Sipas tij, në atë rast pyetja sot nuk do të ishte vetëm se çfarë do të shkruhej në librat e historisë, por se në cilin shtet do të jetonin qytetarët e Kosovës, në çfarë gjuhe do të mësonin fëmijët dhe çfarë institucionesh do të kishin.

“Sepse liria, kur zgjat mjaftueshëm, fillon me të u dukë si gjendje natyrore. Harrohet sa e largët ka qenë veç një gjeneratë më herët”, ka shkruar ai.

Cakolli ka thënë se aktgjykimi i fundit në Hagë, përtej debatit për dënimet, drejtësinë dhe politikën, ka rikthyer në vëmendje pyetjen se çfarë ka përfaqësuar UÇK-ja për shoqërinë kosovare.

“Një aktgjykim që, sipas mënyrës se si u lexua, tentoi me i goditë ata që e krijuan dhe udhëhoqën UÇK-në, në mënyrë paradoksale, prodhoi një efekt krejt tjetër në Kosovë”, ka shkruar Cakolli.

Ai ka vërejtur se ditët e fundit emblema e UÇK-së është parë më shpesh në bluza, kapela dhe vetura, ndërsa këngët patriotike janë dëgjuar në hapësira publike.

Sipas tij, kjo tregon se për shumë njerëz, veçanërisht për një pjesë të rinisë, UÇK-ja nuk shihet vetëm si një kapitull i së kaluarës, por lidhet me lirinë që gëzohet sot.

Cakolli ka shkruar se për më shumë se 20 vjet debati publik për UÇK-në është zhvilluar kryesisht përmes zhvillimeve pasluftës, partive politike, pushtetit, akuzave dhe proceseve gjyqësore.

“Këto ditë po ndodh e kundërta. Përtej fatit individual të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, shumë njerëz po kthehen te vetë ideja fillestare që ata dhe shumë të tjerë përfaqësuan atëherë”, ka shkruar ai.

Në fund, Cakolli ka thënë se mënyra se si qytetarët po reagojnë një javë pas aktgjykimit tregon se UÇK-ja vazhdon të ketë një peshë të veçantë në shoqërinë kosovare.

“Para se të jetë e kujtdo, UÇK-ja, duke na e bërë dritë lirinë që e gëzojmë sot, është e të gjithëve”, ka përfunduar Cakolli.

source

You Might Also Like

Nga Kosova në Itali, “Liria ka Emër” thërret protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Hargreaves njofton se në selinë e LDK diskutoi për rëndësinë që përgjigja ndaj verdiktit të Hagës të jetë e qetë
Dhomat e Specializuara vs. Pavarësisë së Kosovës
Pas shkarkimit të Vlora Hysenit, Rama ia delegon kompetencat Elvis Lilës drejtor i operativës në SHISH
Nga fushatat me babën e tij, deri të protestat kundër Speciales – Foto të Endrit Thaçit, një nga personat më të komentuar

LEXO GJITHASHTU

Kurti në New York kërkon bazë të përhershme amerikane në Bondsteel dhe hapjen e arkivave nga Serbia
Kurti në New York kërkon bazë të përhershme amerikane në Bondsteel dhe hapjen e arkivave nga Serbia
TOP Momenti
​Goditet këmbësorja nga vetura në Prishtinë, shoferi dërgohet në mbajtje
​Goditet këmbësorja nga vetura në Prishtinë, shoferi dërgohet në mbajtje
TOP Momenti
Takimi me Abdixhikun, ambasadori britanik kërkon qetësi pas vendimit në Hagë dhe formim të shpejtë të institucioneve
Takimi me Abdixhikun, ambasadori britanik kërkon qetësi pas vendimit në Hagë dhe formim të shpejtë të institucioneve
TOP Momenti
Mahmuti: Dhomat e Specializuara po rrezikojnë pavarësinë e Kosovës
Mahmuti: Dhomat e Specializuara po rrezikojnë pavarësinë e Kosovës
TOP Momenti
Filipçe: Mungojnë 1 miliard euro për pagesat e pensioneve, ndërsa boshllëku buxhetor vazhdon të rritet
Filipçe: Mungojnë 1 miliard euro për pagesat e pensioneve, ndërsa boshllëku buxhetor vazhdon të rritet
TOP Momenti

You Might Also Like

Rama komandon drejtuesin e ri të SHISH-it pas shkarkimit të Vlora Hysenit
Lajme

Rama komandon drejtuesin e ri të SHISH-it pas shkarkimit të Vlora Hysenit

September 23, 2026
Kosova dhe SHBA-ja forcojnë partneritetin në mbrojtje, synohet avancimi i kapaciteteve të FSK-së
Lajme

Kosova dhe SHBA-ja forcojnë partneritetin në mbrojtje, synohet avancimi i kapaciteteve të FSK-së

September 23, 2026
Netanyahu dhe Mamdani ndeshen hapur me akuza përpara fjalimit të kryeministrit izraelit në OKB
Lajme

Netanyahu dhe Mamdani ndeshen hapur me akuza përpara fjalimit të kryeministrit izraelit në OKB

September 23, 2026
Ambasada amerikane njofton për risi për aplikim për viza: Fotografitë mund të bëhen brenda ambasadës
Lajme

Ambasada amerikane njofton për risi për aplikim për viza: Fotografitë mund të bëhen brenda ambasadës

September 23, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?