By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: UBT hap thirrjen për të rinjtë e talentuar që ëndërrojnë Hollywood-in
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
UBT hap thirrjen për të rinjtë e talentuar që ëndërrojnë Hollywood-in
Lajme

UBT hap thirrjen për të rinjtë e talentuar që ëndërrojnë Hollywood-in

Momenti
Published: September 23, 2026

UBT, në bashkëpunim me Catalyst Story Institute nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po sjell në Kosovë një mundësi të re profesionale për të rinjtë dhe talentet që synojnë të zhvillojnë karrierën e tyre në industrinë e filmit dhe televizionit.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, hapet thirrja për nxënësit e shkollave të mesme, studentët dhe të rinjtë me talent, interes dhe pasion për kinematografinë, aktrimin, regjisë, skenarin, produksionin dhe fushat e tjera kreative e teknike të industrisë audiovizuale.

Përmes programit “Hollywood 101”, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të njihen me mënyrën se si funksionon industria ndërkombëtare e filmit dhe televizionit, duke përfituar njohuri dhe përvojë nga profesionistë të industrisë me eksperiencë në produksione ndërkombëtare dhe në kompani si HBO, Netflix dhe Warner Bros.

Programi do të trajtojë tema që lidhen me strukturën e industrisë, procesin e audicioneve, intervistat, zhvillimin kreativ, dokumentacionin profesional, sigurinë në set, buxhetet, kontratat, pagesat, terminologjinë dhe organizimin e një produksioni filmik dhe televiziv.

Thirrja u drejtohet veçanërisht të rinjve që kanë interes në:

Aktrim,
Regji,
Skenar dhe shkrim kreativ,
Kinematografi,
Montazh,
Animacion,
Produksion,
Arte dramatike,
Media dhe komunikim,
Përmbajtje digjitale,
Profesione teknike dhe të tjera të industrisë audiovizuale.

Pas përfundimit të programit fillestar, pjesëmarrësit do të kenë mundësi të orientohen drejt fushave të ndryshme të specializimit dhe të zhvillojnë më tej aftësitë e tyre profesionale.

Një komponent i rëndësishëm i kësaj iniciative është edhe bashkëpunimi me BoyHouse Studio, përmes të cilit parashikohen mundësi zhvillimore dhe mentorimi për talentet më të dalluara, duke krijuar një urë ndërmjet trajnimit dhe mundësive konkrete për zhvillim profesional.

UBT fton të gjithë nxënësit e shkollave të mesme, studentët dhe të rinjtë me talent dhe pasion për filmin dhe televizionin që të aplikojnë dhe të bëhen pjesë e kësaj mundësie të veçantë.

Të interesuarit mund të aplikojnë përmes linkut online.

Kjo iniciativë synon të krijojë mundësi të reja për talentet e reja në Kosovë, duke i lidhur ata me njohuri, përvojë profesionale, mentorim dhe standarde ndërkombëtare të industrisë së filmit dhe televizionit.

source

You Might Also Like

Nga Kosova në Itali, “Liria ka Emër” thërret protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Hargreaves njofton se në selinë e LDK diskutoi për rëndësinë që përgjigja ndaj verdiktit të Hagës të jetë e qetë
Dhomat e Specializuara vs. Pavarësisë së Kosovës
Pas shkarkimit të Vlora Hysenit, Rama ia delegon kompetencat Elvis Lilës drejtor i operativës në SHISH
Nga fushatat me babën e tij, deri të protestat kundër Speciales – Foto të Endrit Thaçit, një nga personat më të komentuar

LEXO GJITHASHTU

Kurti në New York kërkon bazë të përhershme amerikane në Bondsteel dhe hapjen e arkivave nga Serbia
Kurti në New York kërkon bazë të përhershme amerikane në Bondsteel dhe hapjen e arkivave nga Serbia
TOP Momenti
​Goditet këmbësorja nga vetura në Prishtinë, shoferi dërgohet në mbajtje
​Goditet këmbësorja nga vetura në Prishtinë, shoferi dërgohet në mbajtje
TOP Momenti
Takimi me Abdixhikun, ambasadori britanik kërkon qetësi pas vendimit në Hagë dhe formim të shpejtë të institucioneve
Takimi me Abdixhikun, ambasadori britanik kërkon qetësi pas vendimit në Hagë dhe formim të shpejtë të institucioneve
TOP Momenti
Mahmuti: Dhomat e Specializuara po rrezikojnë pavarësinë e Kosovës
Mahmuti: Dhomat e Specializuara po rrezikojnë pavarësinë e Kosovës
TOP Momenti
Filipçe: Mungojnë 1 miliard euro për pagesat e pensioneve, ndërsa boshllëku buxhetor vazhdon të rritet
Filipçe: Mungojnë 1 miliard euro për pagesat e pensioneve, ndërsa boshllëku buxhetor vazhdon të rritet
TOP Momenti

You Might Also Like

Rama komandon drejtuesin e ri të SHISH-it pas shkarkimit të Vlora Hysenit
Lajme

Rama komandon drejtuesin e ri të SHISH-it pas shkarkimit të Vlora Hysenit

September 23, 2026
Kosova dhe SHBA-ja forcojnë partneritetin në mbrojtje, synohet avancimi i kapaciteteve të FSK-së
Lajme

Kosova dhe SHBA-ja forcojnë partneritetin në mbrojtje, synohet avancimi i kapaciteteve të FSK-së

September 23, 2026
Netanyahu dhe Mamdani ndeshen hapur me akuza përpara fjalimit të kryeministrit izraelit në OKB
Lajme

Netanyahu dhe Mamdani ndeshen hapur me akuza përpara fjalimit të kryeministrit izraelit në OKB

September 23, 2026
Ambasada amerikane njofton për risi për aplikim për viza: Fotografitë mund të bëhen brenda ambasadës
Lajme

Ambasada amerikane njofton për risi për aplikim për viza: Fotografitë mund të bëhen brenda ambasadës

September 23, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?