By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Tahiri kërkon rezolutë nga Kuvendi pas vendimit të Hagës: Heshtja dhe kalkulimi politik nuk duhet të jenë politikë ditore
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Tahiri kërkon rezolutë nga Kuvendi pas vendimit të Hagës: Heshtja dhe kalkulimi politik nuk duhet të jenë politikë ditore
TOP Momenti

Tahiri kërkon rezolutë nga Kuvendi pas vendimit të Hagës: Heshtja dhe kalkulimi politik nuk duhet të jenë politikë ditore

Momenti
Published: September 23, 2026

Nënkryetari i Aleancës, Besnik Tahiri, ka reaguar lidhur me vendimin e Dhomave të Specializuara në Hagë ndaj katër ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke kritikuar mungesën e një qëndrimi institucional të Kuvendit të Kosovës.

Tahiri ka thënë se ka kaluar një javë nga vendimi dhe, sipas tij, Kuvendi ende nuk ka miratuar një qëndrim institucional apo rezolutë lidhur me këtë çështje.

“Sot është bërë një javë prej kur Dhomat e Specializuara në Hagë kanë marrë një vendim dënues ndaj katër çlirimtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ky Kuvend, tash e një javë, ende nuk ka një qëndrim politik, institucional, shtetëror, një rezolutë që e dënon dhe që thërret për drejtësi dhe që në përmbajtje adreson çështje që për ne janë shumë problematike në atë vendim”, ka shkruar Tahiri.

Ai ka kërkuar që Kuvendi të mblidhet urgjentisht dhe të miratojë një rezolutë, duke theksuar se, sipas tij, çështja nuk duhet të trajtohet përmes kalkulimeve politike ditore.

“Heshtja dhe kalkulimi politik nuk është dhe nuk duhet të jetë politikë ditore”, ka deklaruar Tahiri, duke bërë thirrje për një qëndrim institucional të Kuvendit.

“Është urgjente që Kuvendi i Republikës së Kosovës të mblidhet, të ketë një qëndrim politik, të ketë një rezolutë, mos kurrgjë, për të drejtën dhe për historinë e këtij vendi”, ka thënë ai.

Tahiri ka vlerësuar se qëndrimi që institucionet e Kosovës mbajnë ndaj kësaj çështjeje do të gjykohet edhe nga gjeneratat e ardhshme.

“Tregimi i luftës tonë për liri është tregimi më i shenjtë. UÇK-ja është vlera më e madhe kombëtare”, ka shkruar ai.

Në fund, deputeti i AAK-së ka bërë thirrje që, sipas tij, politika ditore dhe kalkulimet politike të lihen anash dhe Kuvendi të marrë një qëndrim institucional për këtë çështje.

source

You Might Also Like

Në një hotel në Ohër është gjetur e vdekur një shtetase gjermane
Kurti në New York kërkon bazë të përhershme amerikane në Bondsteel dhe hapjen e arkivave nga Serbia
​Goditet këmbësorja nga vetura në Prishtinë, shoferi dërgohet në mbajtje
Takimi me Abdixhikun, ambasadori britanik kërkon qetësi pas vendimit në Hagë dhe formim të shpejtë të institucioneve
Mahmuti: Dhomat e Specializuara po rrezikojnë pavarësinë e Kosovës

LEXO GJITHASHTU

Rasti i Vlora Hysenit, Berisha: Rama të japë dorëheqjen, çdo veprim i saj u bë me porosi e dijeni të tij
Rasti i Vlora Hysenit, Berisha: Rama të japë dorëheqjen, çdo veprim i saj u bë me porosi e dijeni të tij
Lajme
Rrezikohet furnizimi me energji – Britania dërgon ndihmë ushtarake për Arabinë Saudite
Rrezikohet furnizimi me energji – Britania dërgon ndihmë ushtarake për Arabinë Saudite
Lajme
Jepi vetes rëndësi – bëhu pjesë e FiveStar me oferta speciale!
Jepi vetes rëndësi – bëhu pjesë e FiveStar me oferta speciale!
Lajme
Temperaturat në Zvicër arrijnë deri në 27 gradë në fillim të vjeshtës
Temperaturat në Zvicër arrijnë deri në 27 gradë në fillim të vjeshtës
Lajme
Nga Kosova në Itali, “Liria ka Emër” thërret protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Nga Kosova në Itali, “Liria ka Emër” thërret protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Lajme

You Might Also Like

Filipçe: Mungojnë 1 miliard euro për pagesat e pensioneve, ndërsa boshllëku buxhetor vazhdon të rritet
TOP Momenti

Filipçe: Mungojnë 1 miliard euro për pagesat e pensioneve, ndërsa boshllëku buxhetor vazhdon të rritet

September 23, 2026
Kryeministri Rama komandon drejtuesin e ri të SHISH pas shkarkimit të Vlora Hysenit
TOP Momenti

Kryeministri Rama komandon drejtuesin e ri të SHISH pas shkarkimit të Vlora Hysenit

September 23, 2026
Abdixhiku takon Hargreaves, flasin për procesin e konstituimit të institucioneve të Kosovës
TOP Momenti

Abdixhiku takon Hargreaves, flasin për procesin e konstituimit të institucioneve të Kosovës

September 23, 2026
“Mesditë”- 23.09.2026
TOP Momenti

“Mesditë”- 23.09.2026

September 23, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?