Një zjarr ka përfshirë kodrat mbi zonën e Llamanit, në Himarë.
Flakët janë shfaqur rreth orës 09:00 dhe, të favorizuara nga era e fortë, janë përhapur me shpejtësi në terren.
Zjarri vijon të jetë aktiv, ndërsa në terren kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve.
Janë duke u djegur shkurre dhe pemë që ka kjo zonë.
The post Zjarr në Llaman të Himarës, ndërhyjnë zjarrfikësit appeared first on Gazeta Express.

