Ish-këshilltari i Wesley Clark gjatë kohës së luftës në Kosovë, britaniku John Duncan, ka thënë se pakënaqësia popullore në Kosovë pas vendimit të Hagës ka çuar në një valë protestash të cilat po zgjasin tash e një javë, shkruan Express.
Ai ka përmendur edhe rikthimin e thirrjeve për bashkim me Shqipërinë.
Duncan, i cili ka dëshmuar në Hagë në kuadër të mbrojtjes, ka thënë se pasojat e vendimit të Hagës po bëhen gjithnjë e më serioze.
“Pakënaqësia popullore lidhur me vendimet ka çuar në gjashtë ditë protestash në Prishtinë dhe në thirrje të përtërira për bashkimin e shqiptarëve. Pasojat e këtij rasti po bëhen gjithnjë e më serioze”, ka shkruar Duncan.
Amb Prosper’s interview with Kosovo TV.
— John Stewart Duncan (@jduncanUKF) September 23, 2026
Popular anger at the judgements has led to 6 days of protests in Prishtina and renewed calls for Albanian unification. The ripples from this case are increasingly serious. @AgonMaliqi @MiseticLaw https://t.co/LdmNmLY2Kg
The post Protestat dhe bashkimi me Shqipërinë, Duncan: Pasojat e vendimit të Hagës po bëhen gjithnjë e më serioze appeared first on Gazeta Express.

