MPB Maqedoni njofton se dje (22.09.2026), në periudhën nga ora 07:00 deri në orën 12:00, Sektori i Çështjeve të Trafikut i MPB-së kreu një kontroll aksionar në territorin e të gjithë vendit, me qëllim sanksionimin e drejtuesve të automjeteve që nuk respektojnë rregullat e përparësisë së kalimit.
Nga MPB thonë se gjatë kontrolleve u gjetën 75 shkelje dhe u morën masa përkatëse në përputhje me rregulloret ligjore.
“Gjatë kontrollit u gjetën edhe 283 shkelje të llojeve të tjera. Ministria e Brendshme vazhdon me kontrolle të përforcuara të trafikut me qëllim rritjen e sigurisë së të gjithë pjesëmarrësve në trafik dhe respektimin konsistent të rregullave dhe rregulloreve të trafikut”, thonë nga MPB.

