Ministri i Brendshëm, Pançe Toshkovski duke folur sot në sesionin e 75-të të dialogut të Konventës Kombëtare për Bashkimin Evropian në vend (NCEU-MK), tha se Maqedonia duhet të kalojë nga angazhimet deklarative në rezultate konkrete dhe zbatim real të standardeve dhe vlerave evropiane.
Ai theksoi se përkushtimi ndaj rrugës evropiane duhet të demonstrohet përmes projekteve konkrete, reformave dhe shembullit personal.
“Mendoj se është koha e duhur që në Maqedoni, përveçse të themi se jemi të përkushtuar ndaj rrugës drejt integrimit evropian dhe se duam të jemi pjesë e familjes evropiane, duke folur për vlerat evropiane, të fillojmë pak dhe të punojmë mbi ato vlera evropiane”, tha Toshkovski.
Ai theksoi se përgjegjësia për reformat nuk i takon vetëm Qeverisë, por të gjitha institucioneve dhe aktorëve shoqërorë, nga gjyqësori dhe prokuroria, te komunat, sektori joqeveritar dhe qytetarët.
Sipas Toshkovskit, parimet e drejtësisë, barazisë, sundimit të ligjit dhe reciprocitetit duhet të zbatohen në mënyrë të barabartë për të gjithë.
“Ashtu siç zbatohen për të tjerët, duhet të zbatohen edhe për ne”, tha ministri, duke shtuar se reformat, mbi të gjitha, duhet të sjellin një standard më të mirë jetese për qytetarët”, tha Toshkovski./Telegrafi/

