By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kryeministri kanadez njofton 100 milionë dollarë ndihmë për palestinezët
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kryeministri kanadez njofton 100 milionë dollarë ndihmë për palestinezët
Lajme

Kryeministri kanadez njofton 100 milionë dollarë ndihmë për palestinezët

Momenti
Published: September 23, 2026

Kryeministri kanadez Mark Carney njoftoi të martën, ofrimin e 100 milionë dollarëve ndihmë për palestinezët. Ai theksoi se 80 milionë dollarë do të drejtohen për ndihmë humanitare dhe 20 milionë dollarë për përpjekjet për paqe dhe siguri.

“Në Gaza, vuajtjet e mëdha humanitare vazhdojnë”, tha Carney në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju Jork.

“Nga ana tjetër, izraelitët vazhdojnë të jetojnë nën kërcënime ekzistenciale nga Hamasi, por edhe nga Irani dhe aleatët e tij”, shtoi ai, duke paralajmëruar se mbështetja ndërkombëtare për zgjidhjen me dy shtete nuk do të thotë asgjë nëse këto kushte vazhdojnë .

Carney njoftoi financimin përpara takimit të tij me kryeministrin britanik Andy Burnham, presidentin francez Emmanuel Macron dhe ministrin e jashtëm saudit, princin Faisal bin Farhan, mbi zgjidhjen me dy shtete dhe zbatimin e Rezolutës 2803 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, plani i mbështetur nga SHBA-të për t’i dhënë fund konfliktit rajonal.

Njoftimi erdhi dy javë pasi Kanadaja, Franca dhe Britania iu bashkuan vendeve të tjera duke deklaruar se do të ndërmerrnin hapa për të ndaluar tregtinë e produkteve me origjinë nga vendbanimet izraelite në Bregun Perëndimor.

Kanadaja e njohu zyrtarisht shtetin palestinez vitin e kaluar, duke u larguar nga qëndrimi i saj i mëparshëm se njohja duhet të ndiqte një marrëveshje të negociuar midis Izraelit dhe udhëheqësve palestinezë.

Carney kishte thënë në atë kohë se zgjerimi i vendbanimeve dhe lufta në Gaza kishin “minuar seriozisht” perspektivat për një marrëveshje të tillë.

Në qershor, Kanadaja njoftoi një financim të veçantë prej 100 milionë dollarësh për të mbështetur organizatat që ofrojnë ndihmë ndërkombëtare për palestinezët në Bregun Perëndimor dhe Gaza, kryesisht për të përmbushur nevojat emergjente për ushqim, kujdes mjekësor dhe nevoja të tjera humanitare.

The post Kryeministri kanadez njofton 100 milionë dollarë ndihmë për palestinezët appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Çfarë ndodh tani pas nismës së PDK-së rreth ligjit për Specialen?
Sulm kibernetik brenda FBI-së, vidhen mijëra të dhëna të punonjësve
Shiste drogë, arrestohet 26-vjeçari në Mamurras të Lezhës në Shqipëri
Nisin lëvizjet për pasardhësin e Trump: Kush po shfaq ambicie për garën presidenciale të 2028-ës
Studio MA në Qeverisje dhe Siguri Kombëtare! UNI-Universum – me program amerikan nga Arizona State University!  

LEXO GJITHASHTU

Shqiptarët në SHBA protestojnë para selisë së OKB-së kundër vendimit të Speciales
Shqiptarët në SHBA protestojnë para selisë së OKB-së kundër vendimit të Speciales
TOP Momenti
Trumpi ende mendon se iranianët do të “ngrihen” kundër qeverisë – në Teheran shoh një tjetër rrëfim
Trumpi ende mendon se iranianët do të “ngrihen” kundër qeverisë – në Teheran shoh një tjetër rrëfim
TOP Momenti
LSM: Do të kërkojmë që paga minimale të rritet deri në 800 euro
LSM: Do të kërkojmë që paga minimale të rritet deri në 800 euro
TOP Momenti
Dy gra dyshohet se u dhunuan në Kaçanik, Policia arrestohen dy të dyshuar
Dy gra dyshohet se u dhunuan në Kaçanik, Policia arrestohen dy të dyshuar
TOP Momenti
Çka tha Kallas pas takimeve me Kurtin dhe Vuçiqin?
Çka tha Kallas pas takimeve me Kurtin dhe Vuçiqin?
TOP Momenti

You Might Also Like

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 6 objekte ndërtimi në Prishtinë, Pejë e Mitrovicë
Lajme

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 6 objekte ndërtimi në Prishtinë, Pejë e Mitrovicë

September 23, 2026
Eurodeputeti Stier: Serbia ka ngecur në vend, shqetësimi kryesor mbetet situata atje dhe raportet me Kosovën
Lajme

Eurodeputeti Stier: Serbia ka ngecur në vend, shqetësimi kryesor mbetet situata atje dhe raportet me Kosovën

September 23, 2026
SHBA-ja dhe Irani zhvillojnë bisedime në OKB
Lajme

SHBA-ja dhe Irani zhvillojnë bisedime në OKB

September 23, 2026
Zjarr i madh në Plazhin e Madh të Ulqinit, flakët përfshijnë shezlongët
Lajme

Zjarr i madh në Plazhin e Madh të Ulqinit, flakët përfshijnë shezlongët

September 23, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?