By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: SHBA-ja dhe Irani zhvillojnë bisedime në OKB
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
SHBA-ja dhe Irani zhvillojnë bisedime në OKB
Lajme

SHBA-ja dhe Irani zhvillojnë bisedime në OKB

Momenti
Published: September 23, 2026

I dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff, tha se pala amerikane ka zhvilluar bisedime me delegacionin iranian, përmes ndërmjetësve, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Bisedimet u konfirmuan edhe nga kryediplomati iranian, Abbas Araqchi.

“Sot, në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ne u angazhuam në bisedime të gjata me delegacionin iranian, përmes ndërmjetësve, të cilët lëvizën mes dy palëve gjatë gjithë ditës. Ata me sukses përfunduan një rund diskutimesh që ne shpresojmë se do të rezultojnë konstruktive dhe premtuese. Ndërmjetësit po vazhdojnë punën e tyre”, shkroi Witkoff në X në orët e para të 23 shtatorit.

Paraprakisht, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, deklaroi se është takuar me të dërguarin amerikan, Witkoff, më 22 shtator në margjinat e Asamblesë së OKB-së, duke theksuar se Teherani ka paraqitur kushtet për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, raportoi media shtetërore iraniane.

Transmetuesi shtetëror iranian, IRIB, duke cituar burime të paidentifikuara, tha se takimi u mbajt me kërkesë të Witkoffit dhe se Teherani u pajtua për takimin me qëllim që të shpaloste kushtet për rihapjen e rrugës ujore me rëndësi strategjike.

Sipas transmetuesit IRIB, këto kushte përfshijnë heqjen e menjëhershme të bllokadës detare amerikane ndaj porteve iraniane, zhbllokimin e aseteve të ngrira iraniane dhe përfundimin e luftimeve në ato që Teherani i quan frontet e “rezistencës” – referencë për konfliktet ku përfshihen grupet në rajon që janë të rreshtuara me Iranin.

Bisedimet vijnë në kohën kur Teherani dhe Uashingtoni po shqyrtojnë mundësinë e rikthimit te diplomacia, mes konfliktit të tyre që po zgjatëprej muajsh dhe tensioneve rreth Ngushticës së Hormuzit, një rrugë kyç për transportin global të naftës dhe gazit.

Një zyrtar i lartë iranian i tha Reuters më 22 shtator se Irani mund ta rihapte ngushticën për transportin detar drejt vendeve të Gjirit brenda shtatë ditësh, nëse Uashingtoni do ta lehtësonte presionin ushtarak dhe do ta hiqte bllokadën ndaj porteve iraniane.

Teherani më herët ia kishte përcjellë Uashingtonit propozimin e tij të fundit përmes ndërmjetësve, tha një zyrtar i lartë iranian për Reuters.

Bisedimet vijnë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, në adresimin e tij në OKB më 22 shtator paralajmëroi se mund ta “asgjësoj Republikën Islamike” nëse nuk arrihet një marrëveshje për t’i dhënë fund konfliktit.

Trump, megjithatë, tha se beson që Uashingtoni dhe Teherani do të arrijnë një marrëveshje pas zgjedhjeve amerikane të mesmandatit që mbahen në nëntor./REL/

The post SHBA-ja dhe Irani zhvillojnë bisedime në OKB appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Çfarë informacionesh sekrete dyshohet se i dha Vlora Hyseni Agasit?
Zelensky paralajmëron: Putin mund të sulmojë një vend të NATO-s për të shpërqendruar vëmendjen nga humbjet në Ukrainë
Takimi Kurti-Kallas, Behrami: Pas vendimit në Hagë, tash presioni do të jetë shumë i madh
Kurti takohet me të dërguaren britanike: Të padrejta dënimet e Gjykatës Speciale, presim që në apel të adresohen mangësitë e aktgjykimit
Çfarë ndodh tani pas nismës së PDK-së rreth ligjit për Specialen?

LEXO GJITHASHTU

Policia me kontrolle të përforcuara për mosrespektimin e rregullave të përparësisë së kalimit, regjistrohen 75 shkelje
Policia me kontrolle të përforcuara për mosrespektimin e rregullave të përparësisë së kalimit, regjistrohen 75 shkelje
TOP Momenti
Kurti në takimin me Pierce flet për dënimet në Hagë: Procesi nuk ka përfunduar, presim që në Apel të adresohen padrejtësitë
Kurti në takimin me Pierce flet për dënimet në Hagë: Procesi nuk ka përfunduar, presim që në Apel të adresohen padrejtësitë
TOP Momenti
Shqiptarët në SHBA protestojnë para selisë së OKB-së kundër vendimit të Speciales
Shqiptarët në SHBA protestojnë para selisë së OKB-së kundër vendimit të Speciales
TOP Momenti
Trumpi ende mendon se iranianët do të “ngrihen” kundër qeverisë – në Teheran shoh një tjetër rrëfim
Trumpi ende mendon se iranianët do të “ngrihen” kundër qeverisë – në Teheran shoh një tjetër rrëfim
TOP Momenti
LSM: Do të kërkojmë që paga minimale të rritet deri në 800 euro
LSM: Do të kërkojmë që paga minimale të rritet deri në 800 euro
TOP Momenti

You Might Also Like

Sulm kibernetik brenda FBI-së, vidhen mijëra të dhëna të punonjësve
Lajme

Sulm kibernetik brenda FBI-së, vidhen mijëra të dhëna të punonjësve

September 23, 2026
Shiste drogë, arrestohet 26-vjeçari në Mamurras të Lezhës në Shqipëri
Lajme

Shiste drogë, arrestohet 26-vjeçari në Mamurras të Lezhës në Shqipëri

September 23, 2026
Nisin lëvizjet për pasardhësin e Trump: Kush po shfaq ambicie për garën presidenciale të 2028-ës
Lajme

Nisin lëvizjet për pasardhësin e Trump: Kush po shfaq ambicie për garën presidenciale të 2028-ës

September 23, 2026
Studio MA në Qeverisje dhe Siguri Kombëtare! UNI-Universum – me program amerikan nga Arizona State University!  
Lajme

Studio MA në Qeverisje dhe Siguri Kombëtare! UNI-Universum – me program amerikan nga Arizona State University!  

September 23, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?