By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Çka tha Kallas pas takimeve me Kurtin dhe Vuçiqin?
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Çka tha Kallas pas takimeve me Kurtin dhe Vuçiqin?
TOP Momenti

Çka tha Kallas pas takimeve me Kurtin dhe Vuçiqin?

Momenti
Published: September 23, 2026

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke kërkuar avancim në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shkruan Telegrafi.

Në një postim në platformën X, Kallas ka theksuar se përparimi në normalizimin e marrëdhënieve dhe avancimi në rrugën drejt Bashkimit Evropian duhet të ecin paralelisht.

“U takova sot me presidentin Vuçiq dhe kryeministrin Kurti dhe ngrita nevojën për të avancuar normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. Përparimi në normalizimin e marrëdhënieve dhe avancimi në rrugën drejt BE-së duhet të ecin paralelisht”, ka shkruar Kallas, transmeton Telegrafi.

I met today with President Vučić and Prime Minister Kurti, and raised the need to advance the normalisation of relations between Belgrade and Pristina.

Progress on normalisation of relations and advancement on the EU path have to go hand in hand.

The agreements reached through… pic.twitter.com/7q3xetoqOy
— Kaja Kallas (@kajakallas) September 22, 2026

Ajo ka theksuar se marrëveshjet e arritura përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, veçanërisht Marrëveshja e Ohrit, janë obliguese.

“Zbatimi i tyre nuk është një favor ndaj Brukselit, por një detyrim ndaj qytetarëve të tyre dhe ndaj një rajoni që pret marrëdhënie normale. BE-ja do të vazhdojë të jetë një ndërmjetës i paanshëm. Por ndërmjetësimi nuk mund ta zëvendësojë vullnetin politik në Beograd dhe Prishtinë. Është koha të ecet përpara”, ka deklaruar Kallas.

Çka tha kryeministri Albin Kurti pas takimit?

Pas takimit, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se me Kallas ka diskutuar, ndër të tjera, edhe për aktgjykimin e Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Sipas deklarimit të Kurtit, gjykimi nuk ka përfunduar dhe Kosova do të angazhohet që procesi dhe verdikti të korrigjohet në shkallën e apelit, raporton Telegrafi.

Kurti, Kallasit: Gjykimi nuk ka përfunduar, Kosova do të angazhohet që verdikti të korrigjohet në shkallën e Apelit

Ai e përshkroi luftën e UÇK-së si përgjigje ndaj represionit, vrasjeve, masakrave dhe dëbimeve nga Serbia, ndërsa tha se shumë krime të forcave serbe ende nuk janë ndëshkuar.

Në takim, sipas Kurtit, është diskutuar edhe për pozitën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Ai tha se shqiptarët atje përballen me “nënpërfaqësim të theksuar në institucione”, si dhe me atë që e cilësoi si “spastrim etnik administrativ me heqjen e adresave”.

Në fund, Kurti theksoi se Kosova mbetet e përcaktuar për integrimin evropian dhe euroatlantik, duke kërkuar që BE-ja t’i japë Kosovës statusin e vendit kandidat për anëtarësim.

Kurti ka ngritur gjithashtu çështjen e sulmit të armatosur në Banjskë, duke kërkuar që përgjegjësit të përballen me drejtësinë.

Cfarë ka thënë Vuçiq pas takimit?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ndërkaq, e ka përshkruar takimin me Kallasin si “të hapur dhe të sinqertë”, por jo të lehtë.

Sipas raportimit të mediumit serb Danas, Vuçiq ka thënë se në takim janë diskutuar një sërë çështjesh, nga Ratko Mlladiqi deri te situata në Kosovë dhe zbatimi i obligimeve nga Marrëveshja e Brukselit.

“Patëm një bisedë të hapur dhe të sinqertë, jo të lehtë. Nga të gjitha temat, nga gjenerali Mladiq deri te situata në Kosovë dhe përmbushja e normave nga Marrëveshja e Brukselit – për të cilën unë insistova, veçanërisht për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe”, ka deklaruar Vuçiq, shkruajnë mediat serbe.

Kështu, derisa Kallas ka kërkuar zbatimin e marrëveshjeve të dialogut dhe ka theksuar karakterin obligues të Marrëveshjes së Ohrit, Kurti ka ngritur çështjen e aktgjykimit të Speciales dhe përgjegjësisë për sulmin në Banjskë, ndërsa Vuçiq ka insistuar në themelimin e Asociacionit të komunave. /Telegrafi/.

You Might Also Like

Gjendet një person pa shenja jete në Ranillug dhe një tjetër në Gjilan, trupat e pajetë dërgohen për obduksion
Ndalohet një 46-vjeçar nga Shkupi, kapet me para të falsifikuara dhe lëndë narkotike
Zjarr në Llaman të Himarës, flakët favorizohen nga era
Policia me kontrolle të përforcuara për mosrespektimin e rregullave të përparësisë së kalimit, regjistrohen 75 shkelje
Kurti në takimin me Pierce flet për dënimet në Hagë: Procesi nuk ka përfunduar, presim që në Apel të adresohen padrejtësitë

LEXO GJITHASHTU

Zjarr në Llaman të Himarës, ndërhyjnë zjarrfikësit
Zjarr në Llaman të Himarës, ndërhyjnë zjarrfikësit
Lajme
18-vjeçari nga Kosova dënohet me 9 vjet burg në Gjermani, tentoi të vriste mësuesen
18-vjeçari nga Kosova dënohet me 9 vjet burg në Gjermani, tentoi të vriste mësuesen
Lajme
Cakolli: Si do të ishte jeta jonë nëse themeluesit e UÇK do e zgjidhnin rrugën më të sigurt për ta para 30 vitesh
Cakolli: Si do të ishte jeta jonë nëse themeluesit e UÇK do e zgjidhnin rrugën më të sigurt për ta para 30 vitesh
Lajme
Kryeministri kroat kritikon Serbinë në OKB për nderimin që iu bë Mlladiqit: Fyerje ndaj viktimave
Kryeministri kroat kritikon Serbinë në OKB për nderimin që iu bë Mlladiqit: Fyerje ndaj viktimave
Lajme
Të dielën mërgata në Austri proteston kundër vendimit të Speciales
Të dielën mërgata në Austri proteston kundër vendimit të Speciales
Lajme

You Might Also Like

Shqiptarët në SHBA protestojnë para selisë së OKB-së kundër vendimit të Speciales
TOP Momenti

Shqiptarët në SHBA protestojnë para selisë së OKB-së kundër vendimit të Speciales

September 23, 2026
Trumpi ende mendon se iranianët do të “ngrihen” kundër qeverisë – në Teheran shoh një tjetër rrëfim
TOP Momenti

Trumpi ende mendon se iranianët do të “ngrihen” kundër qeverisë – në Teheran shoh një tjetër rrëfim

September 23, 2026
LSM: Do të kërkojmë që paga minimale të rritet deri në 800 euro
TOP Momenti

LSM: Do të kërkojmë që paga minimale të rritet deri në 800 euro

September 23, 2026
Dy gra dyshohet se u dhunuan në Kaçanik, Policia arrestohen dy të dyshuar
TOP Momenti

Dy gra dyshohet se u dhunuan në Kaçanik, Policia arrestohen dy të dyshuar

September 23, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?