By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Në Prishtinë nis edicioni i katërt i Festivalit dhe Panairit të Librit për Fëmijë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Në Prishtinë nis edicioni i katërt i Festivalit dhe Panairit të Librit për Fëmijë
Lajme

Në Prishtinë nis edicioni i katërt i Festivalit dhe Panairit të Librit për Fëmijë

Momenti
Published: September 23, 2026

Sot në Prishtinë, në ora 11:00, në Amfiteatrin e Sheshit “Zahir Pajaziti” nis edicioni i katërt i Festivalit dhe Panairit të Librit për Fëmijë, i cili për pesë ditë do të sjellë një program të pasur me libra, aktivitete kulturore, edukative, artistike dhe kreative për fëmijë dhe familje.

Në ditën e parë, programi do të përfshijë aktivitete me figura publike, aktivitete në fushën e STEM, muzikë e vallëzim, si dhe aktivitete të veçanta për fëmijët.

Ceremonia e hapjes së Festivalit dhe Panairit të Librit për Fëmijë do të shoqërohet me fjalë rasti nga organizatorët, mbështetësit dhe përfaqësuesit e institucioneve partnere. Fjalët hapëse do të pasohen me ndarjen e çmimeve për lexuesit e vitit nga Biblioteka “Hivzi Sulejmani”.

Pas hapjes, nga ora 11:30 deri në 12:30, do të zhvillohet programi “Palaço me shokë”, me palaço dhe maskota.

Nga ora 12:30 deri në 14:00, ALBAS do të bëjë promovimin e librave të serisë ‘’Më quajnë…Majlinda Kelmendi dhe Nexhmije Pagarusha’’, ndërsa nga ora 14:00 deri në 15:00, Bright Minds do të zhvillojë aktivitete në fushën STEM.

Programi vazhdon nga ora 15:00 deri në 16:00 me Evolution Dance dhe aktivitetin “Kids Dance on Reading Day”.

Nga ora 16:00 deri në 18:00, do të zhvillohet aktiviteti “Një ditë me zjarrfikësit”, përmes të cilit fëmijët do të kenë mundësi të njihen më nga afër me profesionin dhe punën e zjarrfikësve.

Gjatë ditës, vizitorët do të kenë gjithashtu mundësi të vizitojnë Panairin e Librit për Fëmijë dhe të njihen me botime të ndryshme për fëmijë nga shtëpitë botuese të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë organizohet mbi një nevojë konkrete të shoqërisë sonë: nivelin e ulët të kulturës së leximit në Kosovë. Hulumtimet e organizatës ETEA tregojnë se në vitin 2024, 53% e qytetarëve të Kosovës nuk kanë arritur të përmendin as tre tituj të librave që kanë lexuar gjatë gjithë jetës. Kjo e përforcon shqetësimin se libri vazhdon të ketë prani të kufizuar në jetën e përditshme dhe se leximi ende nuk është konsoliduar mjaftueshëm si shprehi kulturore, burim kënaqësie dhe mjet për zhvillimin personal e profesional”, thuhet në njoftim.

Pikërisht mbi këtë nevojë është konceptuar Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë, me synimin që ndryshimi të fillojë nga gjeneratat e reja.

“Përmes afrimit të fëmijëve me librin, autorët, ilustruesit dhe një programi të gjerë aktivitetesh edukative, kulturore e argëtuese, Festivali synon të nxisë kulturën e leximit që në fëmijëri dhe ta transformojë raportin me librin nga një detyrim shkollor në një shprehi, kënaqësi dhe pjesë të natyrshme të jetës së përditshme. Në këtë mënyrë, Festivali synon të kontribuojë në krijimin e një gjenerate të re lexuesish dhe në forcimin afatgjatë të kulturës së leximit në Kosovë”.

The post Në Prishtinë nis edicioni i katërt i Festivalit dhe Panairit të Librit për Fëmijë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Çfarë ndodh tani pas nismës së PDK-së rreth ligjit për Specialen?
Sulm kibernetik brenda FBI-së, vidhen mijëra të dhëna të punonjësve
Shiste drogë, arrestohet 26-vjeçari në Mamurras të Lezhës në Shqipëri
Nisin lëvizjet për pasardhësin e Trump: Kush po shfaq ambicie për garën presidenciale të 2028-ës
Studio MA në Qeverisje dhe Siguri Kombëtare! UNI-Universum – me program amerikan nga Arizona State University!  

LEXO GJITHASHTU

Shqiptarët në SHBA protestojnë para selisë së OKB-së kundër vendimit të Speciales
Shqiptarët në SHBA protestojnë para selisë së OKB-së kundër vendimit të Speciales
TOP Momenti
Trumpi ende mendon se iranianët do të “ngrihen” kundër qeverisë – në Teheran shoh një tjetër rrëfim
Trumpi ende mendon se iranianët do të “ngrihen” kundër qeverisë – në Teheran shoh një tjetër rrëfim
TOP Momenti
LSM: Do të kërkojmë që paga minimale të rritet deri në 800 euro
LSM: Do të kërkojmë që paga minimale të rritet deri në 800 euro
TOP Momenti
Dy gra dyshohet se u dhunuan në Kaçanik, Policia arrestohen dy të dyshuar
Dy gra dyshohet se u dhunuan në Kaçanik, Policia arrestohen dy të dyshuar
TOP Momenti
Çka tha Kallas pas takimeve me Kurtin dhe Vuçiqin?
Çka tha Kallas pas takimeve me Kurtin dhe Vuçiqin?
TOP Momenti

You Might Also Like

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 6 objekte ndërtimi në Prishtinë, Pejë e Mitrovicë
Lajme

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 6 objekte ndërtimi në Prishtinë, Pejë e Mitrovicë

September 23, 2026
Eurodeputeti Stier: Serbia ka ngecur në vend, shqetësimi kryesor mbetet situata atje dhe raportet me Kosovën
Lajme

Eurodeputeti Stier: Serbia ka ngecur në vend, shqetësimi kryesor mbetet situata atje dhe raportet me Kosovën

September 23, 2026
SHBA-ja dhe Irani zhvillojnë bisedime në OKB
Lajme

SHBA-ja dhe Irani zhvillojnë bisedime në OKB

September 23, 2026
Zjarr i madh në Plazhin e Madh të Ulqinit, flakët përfshijnë shezlongët
Lajme

Zjarr i madh në Plazhin e Madh të Ulqinit, flakët përfshijnë shezlongët

September 23, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?