Ditët në vijim në Kosovë do të jenë kryesisht me diell, me temperatura që mund të arrijnë deri në 28 gradë Celsius, por më freskët se muaji që lamë pas.
“Jemi në një periudhë tranzitore drejt vjeshtës. Në ditët në vijim do të kemi intervale me diell dhe temperatura deri në 28 gradë, ndërsa nga e shtuna mund të ketë një rënie të lehtë të temperaturave dhe mundësi për reshje”, tha meterologu Mendim Rugova në Klan Kosova.
Sipas tij, edhe java e ardhshme pritet të jetë më e ndryshueshme, me mundësi për reshje dhe temperatura maksimale kryesisht nga 20 deri në 25 gradë Celsius.
The post Çfarë moti na pret? Mendim Rugova tregon si do të jenë ditët në vijim appeared first on Gazeta Express.

