Deputeti i PDK’së, Fadil Demaku, ka thënë e LVV s’ka qenë kundër Gjykatës Speciale dhe se ka bërë politikë me këtë temë sa kishte qenë parti opozitare.
“LVV nuk ka qenë kundër Speciales. Vetëm ka bërë lojë politike për t’iu revanshuar PDK’së në atë kohë”, ka thënë Demaku në FRONTAL të T7.
Ai ka thënë se s’kanë bërë asgjë për gjashtë vite në mbrojtje të të akuzuarve dhe se Albin Kurti s’ka folur kurrë për këtë temë.
“Kta kanë udhëhequr shtetin për 6 vjet, as punën më të vogël në mbrojtje të të akuzuarve s’e kanë bërë. Albin Kurti kurrë s’është deklaruar për këtë çështje”, ka shtuar ai.

The post Demaku: Vetëvendosje s’ka qenë kundër Gjykatës Speciale, ka bërë lojë politike si opozitë appeared first on Gazeta Express.

