Anëtari i PSD-së, Nol Nushi, ka kritikuar PDK-në për ftesën që i është bërë kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për pjesëmarrje në Marshin për Liri më 12 shtator. Platforma “Liria ka Emër” kishte ftuar Kurtin, Bedri Hamzën, Lumir Abdixhikun dhe Ardian Gjinin që t’i bashkoheshin marshit.
Nushi e ka cilësuar si hipokrizi qëndrimin e PDK-së, duke rikujtuar kritikat e kësaj partie ndaj Kurtit për qëndrimet e tij ndaj UÇK-së.
“Hipokrite, qysh e fton Albin Kurtin me mbajtë fjalim në shesh, krejt kohën e keni quajtë anti-UÇK?”, ka deklaruar Nushi në emisionin “Kosova Live” në T7.
The post Nol Nushi: Hipokrite, qysh PDK e fton Kurtin me mbajte fjalim në shesh, krejt kohën e keni quajte anti-UÇK appeared first on Gazeta Express.

