Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, ka kritikuar ashpër LDK-në për qëndrimin e saj në dy seancat e fundit, ku dështoi konstituimi i Kuvendit të Kosovës.
Nushi në emisionin “Kosova Live” në T7 tha se LDK-ja, sipas tij, ka hequr dorë nga identiteti i saj politik dhe po i mundëson Lëvizjes Vetëvendosje të vazhdojë atë që ai e cilësoi si “maskaradë politike”.
“LDK-ja me vetëdije ka shku si cjapi te kasapi, duke e dorëzu komplet identitetin partiak dhe votat partiake, duke ia çu komplet zotëri Kurtit, që me ia mundësu krejt këtë maskaradë politike që është tu e zhvillu”, ka deklaruar Nushi.
The post Nol Nushi: LDK-ja me vetëdije ka shkuar te Kurti, si cjapi te kasapi appeared first on Gazeta Express.

