By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ​Kuvendi i Prishtinës miraton dhënien në shfrytëzim të “Tulltores”, LVV kundërshton
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
​Kuvendi i Prishtinës miraton dhënien në shfrytëzim të “Tulltores”, LVV kundërshton
TOP Momenti

​Kuvendi i Prishtinës miraton dhënien në shfrytëzim të “Tulltores”, LVV kundërshton

Momenti
Published: September 11, 2026

Me 31 vota për dhe 13 kundër, Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar propozim-vendimin për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës së Prishtinës, në lokacionin “Tulltorja”.

Asamblistët e Vetëvendosjes në Kuvendin Komunal të Prishtinës kanë kundërshtuar propozim-vendimin për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të Komunës së Prishtinës në lokacionin “Tulltorja”.

Nga Vetëvendosje, asamblisti Gzim Sveçla e kundërshtoi projektin, duke ngritur dyshime për mënyrën e negocimit dhe për përfitimet që do t’i ketë Komuna e Prishtinës.

Your browser does not support the video tag.

“Vetëvendosje nuk e voton këtë propozim, e kundërshton këtë dhe ju bëjmë thirrje kolegëve të të gjitha partive: mos u bëni argatë të interesave personale të një personi në përfundim të karrierës së tij, Përparim Ramës, dhe donatorëve të tij të fushatës. Mos e dëmtoni qytetin e Prishtinës, mos e vulosni këtë kontratë. Është e keqe për qytetin dhe i përket vetëm Përparim Ramës, askujt tjetër”, tha ai.

Ai e lidhi kundërshtimin e tij edhe me gjashtëvjetorin e vrasjes së ish-drejtorit të Urbanizmit në Prishtinë, Rexhep Lucit, duke akuzuar Ramën se po “e vret për së dyti Prishtinën”

Sveçla pretendoi se oferta e investitorit është negociuar në fund të gushtit dhe është nënshkruar më 1 shtator, duke e cilësuar këtë si mungesë transparence.

“I kryen Përparimi, se çdo ditë pi kafe në kafenenë e investitorit; i kryen, se shoferi i Përparimit banon në objektin e investitorit. Kjo dëshmon se s’ka asnjë transparencë dhe ka qenë e planifikuar nga Përparim Rama… Oferta nuk e përcakton qartë sa është investimi minimal, thotë deri në 20 milionë euro. Përfitimi i komunës parashihet të marrë vetëm 15 për qind të të hyrave. Sipas analizës, në shtatë vitet e para komuna nuk e merr asnjë cent. Kjo është marrëveshje e pavolitshme për qytetin. Ne jemi për zhvillimin e Tulltores, por mungon varianti që komuna të investojë. Në vend të modelit të Përparimit, mashtruesit, rrëçnit, hajnit pronë e qytetit, kurse pjesa e madhe e të hyrave të privatit, ne propozojmë të jetë modeli: prona e qytetit, investimi i qytetit”, tha ai.

Në seancën e jashtëzakonshëm kundër propozim vendimit për dhënien në shfrytësim të Tulltores ishin edhe asambleistë të tjerëe nga radhët e Vetëvendosjes të cilët bënë thirrje që të mos e votojnë këtë propozim vendim.

Asamblisti Enver Redenica nga radhët e VV-së ka thënë se vendimmarrja për pronën publike duhet të bëhet duke pasur parasysh interesin e qytetarëve dhe jo mandatin e një kryetari.

“Përparimi e ka mandatin edhe tri vjet, pastaj ikën në Dubravë, Londër apo diku ku të ketë mundësi. Por ne mbesim këtu dhe mendoj se këtë nuk duhet ta votojmë sipas asaj që mendon Përparim Rama, por duhet të mendojmë për Prishtinën, se çka mbetet pas 10, 20 vjetësh. Qytetarët nuk na kanë zgjedhur që t’i mbrojmë interesat e Përparimit apo shokëve të tij”, tha ai.

Ndërkaq nga radhët e VV-së, Asamblistja Nora Kelmendi i ka drejtuar disa pyetje ekzekutivit të Komunës së Prishtinës lidhur me procesin e negocimit me investitorin dhe përfitimet që pritet t’i ketë komuna nga dhënia në shfrytëzim e pronës.

Nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe nga AAK nuk morën fjalën për qëndrimin e tyre rreth këtij propozim vendimi

Gjatë seancës së jashtëzakonshme, pati përplasje verbale mes përfaqësuesve të VV-së dhe kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, i cili e ka mbrojtur projektin, duke thënë se prona nuk po shitet dhe as nuk po falet, por po jepet në shfrytëzim për zhvillim.

Rama tha se projekti parasheh krijimin e një qendre për zhvillimin e artit, kulturës dhe teknologjisë, si dhe hapësira të reja për punësim dhe parkingje nëntokësore.

Sipas tij, toka do të mbetet pronë e kryeqytetit, ndërsa Komuna, sipas tij, pritet të përfitojë rreth një milion euro në vit nga shfrytëzimi i saj.

“Kjo tokë nuk falet. Toka mbetet pronë e kryeqytetit, jepet në shfrytëzim për ta zhvilluar dhe nga ky zhvillim kryeqyteti përfiton 1 milion euro në vit. Çdo vit, për 50 vjet, mbi 50 milionë euro. Dhe pas përfundimit të periudhës së shfrytëzimit, jo vetëm toka, por edhe aseti i ndërtuar mbi të mbetet i kryeqytetit. Prandaj, mos i dezinformoni qytetarët se po falet toka. Nuk po falet. Po e marrim një pronë që sot nuk po i sjell kryeqytetit asgjë dhe po e vendosim në funksion të zhvillimit dhe, në fund, i mbetet kryeqytetit. Është me rëndësi, sepse është pjesë e Prishtinës që ka mbetur e pashfrytëzuar dhe e shmangur nga qendra. Ne duhet ta zhvillojmë Prishtinën brenda Prishtinës. Tulltorja është një mundësi e tillë. Ky projekt e vendos Prishtinën në pjesën e zhvillimit, pa e cenuar pronësinë e komunës. Sjell aktivitete të reja, hapësira për art, kulturë e teknologji, vende të reja pune dhe zhvillime të tjera”, tha Rama.

Ai shtoi se ky projekt parasheh edhe parkinge nëntokësore, të cilat nuk parashihen vetëm për qendrën, por krijojnë mundësinë që qytetarët nga vendet e tjera ta vendosin veturën aty dhe qytetarët të kenë qasje më të lehtë në qendër.

Shefi i grupit të asamblistëve të LDK-së, Egzon Pacolli, tha se “Tulltorja” për dekada ka qenë hapësirë e degraduar dhe se projekti paraqet mundësi për ndryshimin e gjendjes në atë zonë.

“Ne e përkrahim këtë pikë. Tulltorja prej dekadash ka qenë hekurishte, dikur mbeturina, drogë dhe degradim. Një hapësirë si Tulltorja, me potencial të jashtëzakonshëm, është trajtuar sikur të mos jetë pjesë e Prishtinës”, tha Pacolli.

Ai theksoi se prona nuk po shitet dhe se, sipas tij, qyteti do të përfitojë të hyra dhe një hapësirë të re në shërbim të qytetarëve.

Të pranishëm në këtë seancë të jashtëzakonshme ishin edhe përfaqesues të ambasadës së Amerikës në Kosovë, ku edhe Rama tha se ky projekt ishte prezantuar edhe në një konferencë të investitorëve në SHBA

source

You Might Also Like

Kryeprokurori i Shtetit konfirmon mbështetjen institucionale për Shoqatën e Prokurorëve të Kosovës
Pesë emra në garë, nis shqyrtimi i kandidaturave për shefin e ri të Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit dhe Korrupsionit
Kurti i bën thirrje Hamzës për takim, do ta votojmë një deputet të PDK-së për nënkryetar të Kuvendit
​“Mos ejani vetëm” – “Liria ka Emër” fton qytetarët në “Marshin për Liri”
U largua nga Ministri i Brendshëm, reagon Besfort Lamallari

LEXO GJITHASHTU

Kurti: PDK’së i nevojitet vota jonë për nënkryetarin, neve e tyrja për Presidentin, të takohemi me Hamzën
Kurti: PDK’së i nevojitet vota jonë për nënkryetarin, neve e tyrja për Presidentin, të takohemi me Hamzën
Lajme
Ambasadori britanik takon Blerim Isufajn: Folëm për rezultatet konkrete, do ta vazhdojmë partneritetin e ngushtë
Ambasadori britanik takon Blerim Isufajn: Folëm për rezultatet konkrete, do ta vazhdojmë partneritetin e ngushtë
Lajme
MPB me detaje për zjarrin në Shuto Orizare: Janë djegur mbi 20 dyqane në një qendër tregtare
MPB me detaje për zjarrin në Shuto Orizare: Janë djegur mbi 20 dyqane në një qendër tregtare
TOP Momenti
A do të marrësh pjesë në marshin për UÇK’në? Kurti s’iu përgjigjet gazetarëve
A do të marrësh pjesë në marshin për UÇK’në? Kurti s’iu përgjigjet gazetarëve
Lajme
Maliqi: Kështu ka me shku kjo punë deri në paralizimin e Gjykatës Kushtetuese, ndryshe s’krijohet Republika e Tretë
Maliqi: Kështu ka me shku kjo punë deri në paralizimin e Gjykatës Kushtetuese, ndryshe s’krijohet Republika e Tretë
Lajme

You Might Also Like

Alarmi për arsimin: Ahmeti kërkon Pakt Shoqëror përtej partive dhe qeverive
TOP Momenti

Alarmi për arsimin: Ahmeti kërkon Pakt Shoqëror përtej partive dhe qeverive

September 11, 2026
Sondazhi i Telegrafit: A duhet arsimi të shpallet urgjencë kombëtare?
TOP Momenti

Sondazhi i Telegrafit: A duhet arsimi të shpallet urgjencë kombëtare?

September 11, 2026
Si ta dalloni për 30 sekonda nëse këpucët janë prej lëkure të vërtetë: Ky detaj imitohet me vështirësi
TOP Momenti

Si ta dalloni për 30 sekonda nëse këpucët janë prej lëkure të vërtetë: Ky detaj imitohet me vështirësi

September 11, 2026
VLEN: Rasti i Llaskarcës është fytyra e dështimit të gjyqësorit
TOP Momenti

VLEN: Rasti i Llaskarcës është fytyra e dështimit të gjyqësorit

September 11, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?