Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka deklaruar para mediave se pjesëmarrja e partisë së tij në seancën e Kuvendit të Kosovës ka përfunduar, deri në marrjen e një përgjigjeje të plotë nga Gjykata Kushtetuese.
Ai tha se PDK-ja do t’i drejtohet sigurt Gjykatës Kushtetuese dhe se këtë do ta bëjë brenda afateve ligjore dhe kushtetuese.
“Do ta dërgojmë brenda afatit ligjor dhe kushtetues, për të gjitha shkeljet që e kanë përcjellë këtë proces”, deklaroi Hamza.
The post Hamza: Ka përfunduar pjesëmarrja jonë në seanca, deri në përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese appeared first on Gazeta Express.

