Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka dhënë detaje lidhur me pronën e Tulltores dhe procesin e kalimit të saj në pronësi të Komunës së Prishtinës.
Ahmeti ka thënë se Tulltorja ka qenë ndërmarrje shoqërore, e menaxhuar nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), ndërsa privatizimi i saj ishte ndalur pasi prona ishte shpallur zonë me interes publik.
Sipas tij, në vitin 2020 Komuna e Prishtinës e kishte blerë pronën nga AKP-ja për 5 milionë euro, ndërsa vlera e saj ishte 25 milionë euro.
“Sa për informim të debatit: Tulltorja ka qenë ndërmarrje shoqërore e menaxhuar nga AKP. Privatizimi i saj është ndal duke e shpallur zonë të interesit publik. Në vitin 2020 Komuna e ka blerë këtë pronë nga AKP për 5 milion euro (20 përqind e vlerës prej 25 milion) si kompensim per punëtorët”, ka shkruar Ahmeti.
The post Ahmeti jep detaje për Tulltoren: Komuna e bleu pronën për 5 milionë euro appeared first on Gazeta Express.

