By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Murati: Kosova është në një krizë të thellë kushtetuese, s’kam shpresë për zgjidhje
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Murati: Kosova është në një krizë të thellë kushtetuese, s’kam shpresë për zgjidhje
Lajme

Murati: Kosova është në një krizë të thellë kushtetuese, s’kam shpresë për zgjidhje

Momenti
Published: September 11, 2026

Kosova po përballet me një krizë të thellë politike dhe kushtetuese, ndërsa dështimi për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit mund ta zgjasë edhe më tej bllokadën institucionale. Kështu vlerëson ligjëruesi i shkencave politike, Valon Murati, i cili në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se nuk është optimist për zgjidhjen e situatës në vazhdimin e seancës konstituive.

Sipas Muratit, Kosova tash e disa muaj ndodhet në krizë politike, ndërsa situata aktuale, sipas tij, ka marrë edhe përmasa kushtetuese.

Your browser does not support the video tag.

“Kosova është në një krizë jo vetëm politike, tash sa muaj, por është në një krizë të thellë, të paparë deri tash, kushtetuese. Pra, jemi në një gjendje, në një situatë jo kushtetuese. Dhe kjo çka ndodhi edhe në procesin e konstituimit të Kuvendit, ku edhe ne që kemi qenë skeptikë patëm shpresë se po konstituohet Kuvendi edhe po kryhet ky si proces për t’u futur pastaj edhe në të tjera procese politike, me një, ta them, lojë politike të papritur prej shumicës parlamentare, u bllokua zgjedhja e nënkryetarëve edhe për sa i përket këtij procesi”, ka deklaruar Murati.

Ai ka thënë se zhvillimet e fundit e kanë bërë skeptik edhe për mundësinë e arritjes së një zgjidhjeje në vazhdimin e seancës.

“Ajo shprehja që, si me thënë, ‘dita e mirë shihet që në mëngjes’, nëse do ta kishim zbatuar nuk është se kam shumë shpresë se mund të kemi një zgjidhje. E mira do të ishte që ne të kemi Kuvend të konstituar, Kosova ka nevojë. Ka nevojë, qoftë edhe ta themi, me një veprim që mund të mos duket krejtësisht në përputhje me Kushtetutën, të futemi në binarë kushtetues. Por, po them edhe njëherë, me këto zhvillime që ndodhën më bëjnë shumë skeptik”, është shprehur ai.

I pyetur se cilat janë arsyet që kanë çuar në mungesën e një zgjidhjeje për nënkryetarët e Kuvendit dhe nëse përgjegjësia bie te deputetët opozitarë apo te kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe synimi për zgjedhje të reja, Murati ka thënë se në këtë situatë “çdo gjë është në lojë”.

Ai ka akuzuar Kurtin për atë që e cilësoi si “shantazh të plotë politik” ndaj partive, institucioneve dhe qytetarëve.

“Natyrisht, çdo gjë është në lojë. Ajo që është e qartë është një shantazh i plotë politik që zoti Kurti e bën tanimë kohë ndaj partive, ndaj institucioneve të tjera, po thosha ndaj qytetarëve të Kosovës, me mesazhin e qartë që: ‘Ose vetëm mua, ose më jepni 51% të votave, ose do ta keni tërë kohën, pra, me situata të tilla politike.’ Pastaj këto të tjerat, lojërat, janë krejtësisht në funksion të këtij qëllimi dhe objektivi që e ka zoti Kurti për t’i pasur institucionet, për ta pasur presidentin”, ka deklaruar Murati.

Sipas tij, edhe në rast se do të arrihej një marrëveshje për zgjedhjen e presidentit dhe krijimin e institucioneve, aktualisht nuk ekziston një dakordim i tillë.

“Natyrisht, edhe sot nëse i votohet një president i cili do të ishte, ai dakordim, do të krijoheshin institucionet, por nuk kemi në marrëveshje të tillë. Dhe realisht zoti Kurti dhe partia në pushtet janë duke i bërë këto lojëra në funksion të kësaj që po e them”, është shprehur ai.

Murati ka paralajmëruar se vazhdimi i kësaj situate është i dëmshëm për vendin, jo vetëm në aspektin politik, por edhe ekonomik dhe institucional.

“Por kjo, natyrisht, është shumë e dëmshme për vendin, për institucionet, për jetën tonë politike, ekonomike, po na prek në të gjitha drejtimet. E mbi të gjitha, ne jemi tash e dy vite me situata të tilla të paqëndrueshme, tash së fundi thashë edhe me një situatë jo kushtetuese, ku institucionet i kemi gati që jo legjitime në planin kushtetues, në një kohë kur ne presim vendimin e 16 shtatorit, pra një verdikt me shumë rëndësi për Kosovën, çfarëdo që të jetë ai”, ka thënë Murati për Ekonomia Online.

Ai ka theksuar se situata bëhet edhe më shqetësuese për shkak të zhvillimeve ndërkombëtare.

“E po ashtu jemi duke jetuar në një kontekst gjeopolitik shumë problematik në Evropë, në botë, e ne sillemi me këtë papërgjegjësi, pra kjo është vërtet e patolerueshme. Por, ja, këtu jemi për momentin”, ka deklaruar ai.

I pyetur për pasojat që mund të ketë shkuarja në zgjedhje të reja, veçanërisht sa i përket Planit të Rritjes dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, Murati ka thënë se pasojat për Kosovën tashmë janë duke u ndjerë.

“Kosova veçse është duke pësuar. Nuk ka ndonjë ditë që Kosova nuk pëson, qoftë në imazh, qoftë në humbjen e fondeve, qoftë me mosrealizimin e punëve, sepse kemi institucione që janë në detyrë tash e dy vite, e cila pastaj bartet në këtë mënyrën edhe dinamikën se si punojnë institucionet në të gjitha nivelet”, ka thënë Murati.

Ai ka përmendur edhe problemet në raportet ndërmjet nivelit qendror dhe atij lokal, duke thënë se bllokadat institucionale po reflektohen edhe në realizimin e projekteve.

“Kemi këto beteja që po zhvillohen me komunat, pra i kemi bllokuar me projektet në nivelet komunale, i kemi në nivelet qendrore. Kemi një zbehje të imazhit të Kosovës në planin ndërkombëtar më tepër se kurrë më parë, e në anën tjetër kemi një situatë jo kushtetuese”, ka deklaruar ai.

Sipas Muratit, vazhdimi i kësaj gjendjeje mund ta çojë Kosovën drejt një situate që ai e përshkruan si rrezik për një “shtet të dështuar”.

“Pra, rreziku i madh është që ne po shkojmë drejt asaj që mund të quhet një ‘shtet i dështuar’. Kjo, një shtet i dështuar kemi shumë shtete, kjo nuk do të thotë që do të zhdukesh. Ideja madje tash është hequr edhe indeksi i trajtimit të të ashtuquajturave ‘shtete të brishta’, shtete fragjile, po në thelb janë ato që më parë janë trajtuar si shtete të dështuara. E ne po rrezikojmë me këtë sjellje, sidomos me këtë sjellje jo kushtetuese”, është shprehur Murati.

Sa i përket mundësisë së mbajtjes së zgjedhjeve të reja, Murati ka thënë se ato nuk garantojnë domosdoshmërisht zgjidhjen e krizës politike.

“Kështu që zgjedhjet e ardhshme, nuk e di, ne veç jemi në një situatë të rëndë dhe kjo nuk do të thotë që ato mund të prodhojnë diçka të re. Pra, nëse prodhojnë rezultate të njëjta, ose pak a shumë të njëjta, mund të vazhdojmë të kemi këtë bllokadë politike”, ka shtuar ai.

Kuvendi i Kosovës pritet të vazhdojë sot seancën konstituive, në të cilën kanë mbetur pa u zgjedhur nënkryetarët e Kuvendit.

The post Murati: Kosova është në një krizë të thellë kushtetuese, s’kam shpresë për zgjidhje appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Ndalohen punimet në një kantier ndërtimi në Ferizaj, paraqiste rrezik serioz për punëtorët
Të shtëna me armë zjarri në “Mati 1”, policia jep detaje
Greqia raporton 324 raste rekord të virusit të Nilit Perëndimor, numri i të vdekurve rritet në 30
Përmirësohet situata me zjarret në Shqipëri, vetëm 6 vatra aktive, mbi 400 forca të angazhuara në terren
‘Koha e fundit me ia tregu botës të vërtetën’: Autori Kryeziu shpalos ditarin me fotografi lufte

LEXO GJITHASHTU

25 vite nga sulmet e 11 shtatorit në SHBA, Abdixhiku: Kosova e njeh më së miri çmimin e lirisë dhe vlerën e miqësisë amerikane
25 vite nga sulmet e 11 shtatorit në SHBA, Abdixhiku: Kosova e njeh më së miri çmimin e lirisë dhe vlerën e miqësisë amerikane
TOP Momenti
Bastisje në Kumanovë, gjendet drogë – ndalohen dy person
Bastisje në Kumanovë, gjendet drogë – ndalohen dy person
TOP Momenti
25 vjet nga 11 Shtatori, Haxhiu dhe Kurti: Kosova qëndron përkrah Amerikës
25 vjet nga 11 Shtatori, Haxhiu dhe Kurti: Kosova qëndron përkrah Amerikës
TOP Momenti
Lëndohet rëndë një grua në vendin e punës, Policia arreston dy të dyshuar në Viti
Lëndohet rëndë një grua në vendin e punës, Policia arreston dy të dyshuar në Viti
TOP Momenti
A do ta shkatërrojë IA-ja racën njerëzore deri në fund të kësaj dekade?
A do ta shkatërrojë IA-ja racën njerëzore deri në fund të kësaj dekade?
TOP Momenti

You Might Also Like

Abdixhiku për 25-vjetorin e 11 Shtatorit: Lidhja e Kosovës me SHBA-në është ndërtuar mbi besim dhe vlera
Lajme

Abdixhiku për 25-vjetorin e 11 Shtatorit: Lidhja e Kosovës me SHBA-në është ndërtuar mbi besim dhe vlera

September 11, 2026
Pesë të vrarë nga sulmet ruse, qyteti ukrainas shpall ditë zie
Lajme

Pesë të vrarë nga sulmet ruse, qyteti ukrainas shpall ditë zie

September 11, 2026
Hamza nderon viktimat e 11 Shtatorit: Mirënjohës ndaj ShBA-së dhe popullit amerikan
Lajme

Hamza nderon viktimat e 11 Shtatorit: Mirënjohës ndaj ShBA-së dhe popullit amerikan

September 11, 2026
7 raste dhune gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Lajme

7 raste dhune gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

September 11, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?