By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: 25 vjet nga 11 Shtatori, Haxhiu dhe Kurti: Kosova qëndron përkrah Amerikës
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
25 vjet nga 11 Shtatori, Haxhiu dhe Kurti: Kosova qëndron përkrah Amerikës
TOP Momenti

25 vjet nga 11 Shtatori, Haxhiu dhe Kurti: Kosova qëndron përkrah Amerikës

Momenti
Published: September 11, 2026

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu dhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti kanë bërë homazhe te memoriali “Kosova kujton”, kushtuar viktimave të sulmeve terroriste të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në 25-vjetorin e sulmeve që tronditën SHBA-në dhe botën, Haxhiu dhe Kurti kanë vënë në pah solidaritetin e qytetarëve të Kosovës me popullin amerikan, duke theksuar lidhjen e veçantë mes dy vendeve dhe mbështetjen që SHBA-ja i ka dhënë Kosovës në periudhat më të vështira të historisë së saj.

Your browser does not support the video tag.

Haxhiu, tha se dhimbja e 11 shtatorit kishte kaluar kufijtë e SHBA-së dhe se qytetarët e Kosovës e kishin përjetuar tragjedinë me një afërsi të veçantë.

“Sulmet e 11 shtatorit ishin sulm ndaj shteteve të Bashkuara të Amerikës, por dhimbja megjithatë kaloi menjëherë kufijtë e saj. Në qytete anembanë botës, njerëzit u mblodhën në heshtje, ndezën qirinj dhe e dërguan mesazhin ngushëllimi. Në Prishtinë dhe në qytetet tjera të Republikës së Kosovës, njerëzit dolën për të shprehur solidaritet me popullin amerikan, ndezën qirinj, u mblodhën tubime në marsh dhe u paraqitën për të dhuruar gjak. Rrugët u mbushën me qytetarë që mbanin flamuj amerikanë dhe pankarta ku shkruhej “Amerikë jemi me ty”. Në shenjë solidaritetit me popullin amerikan, në atë ditë zie, Kosova e vitit 2001 ende po e merrte veten nga lufta. Vetëm 2 vjet më herët, Shtetet e Bashkuara kishin qenë pranë nesh në një nga periudhat më të rënda të historisë sonë. Historitë tona janë të ndryshme dhe secila bart dhimbjet e veta, por ne e dinim nga përvoja jonë e afërt çfarë peshe ka prania e mikut sidomos në ditët e vështira. Prandaj, kur Amerika u godit më 11 shtator, qytetarët e Kosovës nuk e përjetuan atë si një tragjedi, e një vendi tjetër, një vendi të largët, dhimbja e asaj dite hyri në shtëpitë tona, në bisedat tona dhe u përjetua me një afërsi të veçantë, si dhimbja për një mik të madh. Ndërsa vetë sulmi u kuptua si sulm ndaj lirisë, demokracisë dhe dinjitetit njerëzor, vlerat që kishin qenë edhe në themel të mbështetjes amerikane për Kosovën. Disa qytetarë të Kosovës shkuan deri te zyra amerikane në Prishtinë dhe u paraqitën si vullnetarë për të luftuar përkrah ushtarëve amerikanë. Ishte një reagim i jashtëzakonshëm dhe spontan. Që tregonte se afër e ndjente Kosova dhimbjen e Amerikës”, tha Haxhiu.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti bëri të ditur se shteti i Kosovës gjithmonë do qëndrojë krah Amerikës.

“Mbi të gjitha aspektet e sulmeve të asaj dite. Sot jemi mbledhur këtu për të shënuar përvjetorin e 25 të atyre sulmeve. Para një çerek shekulli, katër avionë ishin shndërruar në armë të shkatërrimit masiv, me pasoja të tmerrshme. 2 mijë e 977 ishte numri i të vrarëve atë ditë. Por numri i viktimave është edhe më i lartë. Sipas studiuesve, mbi 5 mijë persona kanë vdekur nga sëmundjet dhe komplikimet e 11 shtatorit. Dhe mijëra e mijëra të tjerë të mbijetuar vazhdojnë të vuajnë nga këto pasoja. Para 25 vjetësh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës pësuan sulmin më vdekjeprurës në historinë e vet. Dhe bota pësoi ndër goditjet më të rënda ndaj vlerave demokratike. Kosova qëndron përkrah SHBA-ve, jo vetëm se SHBA-ja kurrë nuk e ka braktisur Kosovën. Ne qëndrojmë dhe gjithmonë do të qëndrojmë me Amerikën, sepse përkushtimi ynë ndaj lirisë dhe demokracisë janë për ti mbrojtur këto vlera”, tha ai. /KP/

You Might Also Like

Aksident i rëndë në Ilinden-Milladinovc: Dy të vdekur dhe tre të lënduar rëndë
Skenari i Marshit për Liri
Autobusë me qytetarë nisen nga komunat drejt Prishtinës
Gjini fton qytetarët në “Marshin për Liri”
Përleshje fizike në Ferizaj – goditet një person me gotë qelqi në restorant, arrestohet i dyshuari

LEXO GJITHASHTU

Policia e Kosovës ndërmerr masa të sigurisë për marshin në mbështetje të çlirimtarëve
Policia e Kosovës ndërmerr masa të sigurisë për marshin në mbështetje të çlirimtarëve
Lajme
Pamje nga lartë, kështu duket sheshi qendror i Prishtinës në prag të Marshit për UÇK’në
Pamje nga lartë, kështu duket sheshi qendror i Prishtinës në prag të Marshit për UÇK’në
Lajme
Liri për çlirimtarët, Rama: Hashim Thaçi do të triumfojë
Liri për çlirimtarët, Rama: Hashim Thaçi do të triumfojë
Lajme
Përfundojnë përgatitjet për “Marshin për Liri”, Tasholli: Marshi do të jetë shumë masiv
Përfundojnë përgatitjet për “Marshin për Liri”, Tasholli: Marshi do të jetë shumë masiv
Lajme
Shpërthim në një depo armësh në Bullgari, incidenti i dytë brenda pak javësh
Shpërthim në një depo armësh në Bullgari, incidenti i dytë brenda pak javësh
Lajme

You Might Also Like

Marshi për Liri, Haradinaj: Sot s’ka parti, sot ka Shqiptari
TOP Momenti

Marshi për Liri, Haradinaj: Sot s’ka parti, sot ka Shqiptari

September 12, 2026
Qytetarë nga Shqipëria dhe diaspora drejt Prishtinës, nisen për marshin në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së
TOP Momenti

Qytetarë nga Shqipëria dhe diaspora drejt Prishtinës, nisen për marshin në mbështetje të ish-drejtuesve të UÇK-së

September 12, 2026
Arratisja spektakolare në Greqi, bashkëpunëtorët i bënë pritë me kallashnikov – zbulohet identiteti i të burgosurit shqiptar
TOP Momenti

Arratisja spektakolare në Greqi, bashkëpunëtorët i bënë pritë me kallashnikov – zbulohet identiteti i të burgosurit shqiptar

September 12, 2026
LSDM: Mickoski jeton në luks, ndërsa për punëtorët 26 mijë denarë është paga minimale dhe shpenzimet mujore tejkalojnë 90 mijë denarë
TOP Momenti

LSDM: Mickoski jeton në luks, ndërsa për punëtorët 26 mijë denarë është paga minimale dhe shpenzimet mujore tejkalojnë 90 mijë denarë

September 12, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?