By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Shqipëria dhe firma amerikane nënshkruajnë memorandum për vlerësimin e ndërtimit të një terminali për gazin LNG
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Shqipëria dhe firma amerikane nënshkruajnë memorandum për vlerësimin e ndërtimit të një terminali për gazin LNG
TOP Momenti

Shqipëria dhe firma amerikane nënshkruajnë memorandum për vlerësimin e ndërtimit të një terminali për gazin LNG

Momenti
Published: September 10, 2026

Zhvilluesi amerikan i projekteve të LNG-së, Argent LNG, njoftoi të mërkurën se e ka nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me Qeverinë e Shqipërisë për ta vlerësuar ndërtimin e një terminali në tokë për ruajtjen dhe rigazifikimin e LNG-së, me kapacitet deri në 5 milionë tonë në vit.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë konfirmoi për Radio Evropa e Lirë nënshkrimin e memorandumit të mërkurën.

Your browser does not support the video tag.

Terminali mund të lidhet me Gazsjellësin Trans-Adriatik (TAP), Gazsjellësin e propozuar Jon-Adriatik (IAP) dhe korridorin e gazit Fier-Vlorë.

Terminali i propozuar do të projektohej për të furnizuar tregjet në Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Juglindore dhe, sipas Argent LNG-së, mund të mbështesë Ukrainën përmes marrëveshjeve rajonale në tregun e gazit.

Kompania nuk dha ndonjë vlerësim për koston, nuk bëri të ditur nëse është propozuar vendi për ndërtimin dhe nuk tregoi nëse ishte caktuar ndonjë afat kohor për ndërtimin e terminalit në Shqipëri.

Por, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë i tha për Radio Evropa e Lirë se terminali do të ndërtohej në Vlorë, në jug të Shqipërisë.

Argent LNG tha se financimi mund të përfshijë Agjencinë Amerikane për Tregti dhe Zhvillim (USTDA), Korporatën Amerikane të Financimit Ndërkombëtar për Zhvillim (DFC) dhe Bankën Amerikane të Eksport-Importit (EXIM Bank).

Në korrik, Departamenti amerikan i Energjisë autorizoi Argent LNG-në të eksportojë LNG nga terminali i saj i propozuar në Port Fourchon, Luiziana, drejt vendeve që kanë marrëveshje të tregtisë së lirë me Shtetet e Bashkuara.

Projekti parashikohet të jetë pjesë e një arkitekture më të gjerë rajonale, të hartuar për të forcuar qëndrueshmërinë energjetike të Evropës dhe Ukrainës.

Ky njoftim vjen në një kohë kur Kosovës i është bërë vazhdimisht thirrjeve për t’iu bashkuar projektit të aleatit të vet më të madh për furnizim me LNG.

Në korrik, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se vendi po e shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin e lëngëzuar (LNG) nga Shtetet e Bashkuara në të ardhmen.

Më shumë rreth memorandumit

Marrëveshja ndërtohet mbi memorandumet e mirëkuptimit të njoftuara më parë nga Argent LNG me Naftogaz Group të Ukrainës, të nënshkruar në korrik 2026, dhe Transgaz të Rumanisë, të nënshkruar në gusht 2026.

Sipas kompanisë, këto marrëveshje e pozicionojnë Shqipërinë si një pikë hyrëse në Adriatik dhe Ballkanin Perëndimor të një arkitekture të unifikuar rajonale të furnizimit, të mbështetur nga LNG-ja amerikane.

Shqipëria është shtet anëtar i Nismës së Tre Deteve dhe palët synojnë ta zhvillojnë dhe pozicionojnë terminalin si një projekt kryesor të kësaj nisme për sigurinë energjetike.

Palët do të krijojnë një grup të përbashkët pune për të avancuar studimin e fizibilitetit dhe vlerësimin e vendndodhjes, planifikimin teknik të ndërlidhjeve dhe një strukturë financimi që përfshin mbështetje nga Agjencia Amerikane për Tregti dhe Zhvillim (USTDA), Korporata Financiare Ndërkombëtare për Zhvillim e SHBA-së (DFC) dhe Banka Amerikane e Eksport-Importit (EXIM).

Afati i zhvillimit të terminalit do të harmonizohet me objektivin e Argent LNG për ngarkesën e parë të LNG-së nga Port Fourchon në vitin 2030.

Jonathan Bass, kryetar dhe CEO i Argent LNG, tha pas nënshkrimit të marrëveshjes se Shqipëria ka mundësinë të shërbejë si një pikë e sigurt furnizimi, e mbështetur nga SHBA-ja, që forcon sigurinë energjetike të fqinjëve të saj dhe qëndron përkrah Ukrainës në një moment kur energjia është përdorur si armë kundër këtij rajoni.

“Jemi krenarë që jemi partnerë me Qeverinë e Shqipërisë në një projekt që pasqyron si lidershipin energjetik amerikan, ashtu edhe rolin e Shqipërisë në avancimin e objektivave të Nismës së Tre Deteve dhe të sigurisë energjetike transatlantike”, tha drejtuesi i kompanisë amerikane.

Enea Karakaçi, ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë, vlerësoi se memorandumi i mirëkuptimit pasqyron angazhimin e Shqipërisë për forcimin e sigurisë energjetike dhe sigurisë së furnizimit në të gjithë rajonin.

“E mirëpresim këtë partneritet dhe e shohim atë si një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit transatlantik në fushën e energjisë dhe në pozicionimin e Shqipërisë si një vend pritës i besueshëm për infrastrukturën kritike energjetike rajonale”, tha Karakaçi.

Kompania amerikane thotë se po ndërton një portofol partneritetesh qeveri-me-qeveri dhe tregtare në Evropë, Lindjen e Mesme dhe Afrikën Perëndimore, për të ofruar LNG të sigurt, me origjinë nga SHBA-ja, për vendet aleate dhe partnere.

Ndërkohë, në prill, Shqipëria nënshkroi një marrëveshje në fushën e sigurisë energjetike, me vlerë të deklaruar 6 miliardë dollarë, mes Albgaz dhe dy kompanive ndërkombëtare, njëra amerikane dhe tjetra greke.

Marrëveshja parashikonte zhvillimin e Qendrës Energjetike të Vlorës dhe një marrëveshje kuadër për furnizimin me gaz natyror të lëngshëm.

Synimi ishte krijimi i infrastrukturës në Vlorë për importimin e LNG-së nga SHBA-ja dhe rigazifikimin e tij për furnizimin e tregjeve të Evropës Jugore.

Në atë kohë, kryeministri Edi Rama tha se Vlora synohet të shndërrohet në një pikë kritike energjetike për Evropën Juglindore dhe Shqipëria në një vend ndërlidhës për flukset energjetike rajonale.

You Might Also Like

“Akuzat e Dick Marty-t nuk çuan askund”, Thaçi: Ishin justifikim për themelimin e Speciales
Thaçi nga Haga: U përcaktuam për të keqen më të vogël, evituam Rusinë dhe Kinën – Ramës i jam mirënjohës nga zemra
“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapa edhe në Istog, në pritje të lirisë për çlirimtarët
“Jugosllavia nuk do të shkatërrohet pa luftë”- Takimi i LPK-së me Rugovën, çfarë u tha për luftën dhe armët?
Haziri për rikthimin e Osmanit në LDK: Partia tregoi tolerancë dhe mirëkuptim

LEXO GJITHASHTU

KGJK-ja paralajmëron dërgimin në Kushtetuese mosrritjen e buxhetit nga Qeveria
KGJK-ja paralajmëron dërgimin në Kushtetuese mosrritjen e buxhetit nga Qeveria
Lajme
“Jugosllavia nuk do të shkatërrohet pa luftë”, – Takimi i LPK-së me Rugovën, çfarë u tha për luftën dhe armët?
“Jugosllavia nuk do të shkatërrohet pa luftë”, – Takimi i LPK-së me Rugovën, çfarë u tha për luftën dhe armët?
Lajme
Zjarri i shtatë ndizet në Karadak: UÇK-ja na bashkon, liri për çlirimtarët
Zjarri i shtatë ndizet në Karadak: UÇK-ja na bashkon, liri për çlirimtarët
Lajme
Rexhaj: Brenda PDK-së ka element problematik që s’lejojnë bashkëpunimin me VV-në
Rexhaj: Brenda PDK-së ka element problematik që s’lejojnë bashkëpunimin me VV-në
Lajme
Nga varrimi i Mlladiqit te “paqja së pari”: Vuçiqi përpiqet të ndryshojë mesazhin e Serbisë pas kritikave të BE-së
Nga varrimi i Mlladiqit te “paqja së pari”: Vuçiqi përpiqet të ndryshojë mesazhin e Serbisë pas kritikave të BE-së
Lajme

You Might Also Like

Komunikata numër 11: Dokumenti i parë që doli publikisht në emër të UÇK-së
TOP Momenti

Komunikata numër 11: Dokumenti i parë që doli publikisht në emër të UÇK-së

September 10, 2026
Mbi 5 milionë euro janë harxhuar për festën e pavarësisë së Maqedonisë së Veriut
TOP Momenti

Mbi 5 milionë euro janë harxhuar për festën e pavarësisë së Maqedonisë së Veriut

September 10, 2026
Haxhiu në Ditën Kombëtare të Zvicrës: Lidhjet mes dy vendeve janë të veçanta
TOP Momenti

Haxhiu në Ditën Kombëtare të Zvicrës: Lidhjet mes dy vendeve janë të veçanta

September 10, 2026
ZPS kërkoi dënim me gjashtë vjet burgim për Thaçin për pengim të drejtësisë, reagon avokati Misetiq
TOP Momenti

ZPS kërkoi dënim me gjashtë vjet burgim për Thaçin për pengim të drejtësisë, reagon avokati Misetiq

September 10, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?