By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Thaçi nga Haga: U përcaktuam për të keqen më të vogël, evituam Rusinë dhe Kinën – Ramës i jam mirënjohës nga zemra
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Thaçi nga Haga: U përcaktuam për të keqen më të vogël, evituam Rusinë dhe Kinën – Ramës i jam mirënjohës nga zemra
TOP Momenti

Thaçi nga Haga: U përcaktuam për të keqen më të vogël, evituam Rusinë dhe Kinën – Ramës i jam mirënjohës nga zemra

Momenti
Published: September 10, 2026

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në intervistën ekskluzive për emisionin “Top Story” nga Haga, ka folur për Samitin e NATO-s që do të mbahet në Tiranë, raportet me kryeministrin shqiptar Edi Rama, themelimin e Gjykatës Speciale dhe procesin gjyqësor ndaj tij.

Thaçi e ka cilësuar organizimin e Samitit të NATO-s në Tiranë si një prej momenteve më të rëndësishme në historinë politike të Shqipërisë, duke shprehur shpresën që të gjendet një mundësi për pjesëmarrjen e Kosovës në margjinat e tij.

Your browser does not support the video tag.

“Konfirmimi për organizimin e samitit të NATO-s vitin e ardhshëm në Tiranë, krahas anëtarësimit të saj në NATO, është pika kulminante e historisë politike të Shqipërisë. Paraqet besimin e perëndimorëve për progresin euro-atlantik të saj. Ky fakt duhet të bëjë të ndihet mirë çdo shqiptar”, ka deklaruar Thaçi.

Duke iu referuar mungesës së Kosovës në Samitin e Ankarasë, ish-presidenti tha se shpreson që kryeministri Edi Rama të gjejë një mundësi ligjore për praninë e Kosovës në Tiranë.

“Pas dështimit të Kosovës për prezencë në samitin e Ankarasë, shpresoj që Edi të gjejë ndonjë hapësirë legale për pjesëmarrje të Kosovës në margjinat e samitit në Tiranë. Edi e lehtësoi pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes. Samiti i NATO-s mund të jetë më i vështirë për përpjekjet e tij. Por, edhe Kosova duhet ta ndihmojë vetveten”, tha ai.

Thaçi foli edhe për Ramën, duke thënë se kryeministri shqiptar e ka vizituar disa herë gjatë qëndrimit të tij në Hagë.

“Edi më ka vizituar disa herë. I jam mirënjohës nga zemra. Ai, pikërisht përmes reformave, ka vendosur ta bëjë Shqipërinë evropiane”, u shpreh Thaçi.

I pyetur nga Grida Duma për deklaratën e Ramës drejtuar presidentit amerikan Donald Trump lidhur me procesin ndaj tij dhe ish-krerëve të tjerë të UÇK-së, Thaçi tha se pret vetëm një aktgjykim të drejtë dhe të paanshëm.

“Pres një aktgjykim të drejtë, të paanshëm dhe të pandikuar nga askush dhe nga asnjë lloj motivi. Të vërtetën e kanë parë gjyqtarët, realitetin e ka parë edhe bota. Tashmë u mbetet atyre të nxjerrin vendimin; është në duart e tyre”, deklaroi ai.

Në intervistë, Thaçi u pyet edhe nëse, duke parë zhvillimet e deritanishme, e konsideron gabim vendimin e vitit 2015 për themelimin e Gjykatës Speciale.

Sipas tij, në atë kohë Kosova ishte përballë dy mundësive: themelimit të gjykatës në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë ose krijimit të saj përmes Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

“U përcaktuam për të keqen më të vogël për Kosovën. Kështu e evituam Rusinë dhe Kinën nga procesi; sikur të ndodhte e kundërta, do të ishte një kthim prapa për Kosovën në kuptimin legal, politik dhe historik”, tha Thaçi.

Ai shtoi se ishte zotuar që Kosovës të mos i ndodhte asgjë e keqe, ndërsa sot, sipas tij, po e paguan personalisht çmimin e atij vendimi.

“Isha i zotuar nga ana ime të mos i ndodhte asgjë e keqe Kosovës. Tani jam duke paguar çmimin në lëkurën time. Por, kapërcehet edhe kjo vështirësi”, deklaroi ish-presidenti.

Ndërkaq, i pyetur nëse kishte informacione se Presidenca e Kosovës dhe presidentja Vjosa Osmani ishin kërcënuar për shkak të refuzimit për të lejuar kontrolle nga Prokuroria e Hagës, Thaçi u përgjigj shkurt: “Nuk kam koment”.

You Might Also Like

“Akuzat e Dick Marty-t nuk çuan askund”, Thaçi: Ishin justifikim për themelimin e Speciales
“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapa edhe në Istog, në pritje të lirisë për çlirimtarët
“Jugosllavia nuk do të shkatërrohet pa luftë”- Takimi i LPK-së me Rugovën, çfarë u tha për luftën dhe armët?
Haziri për rikthimin e Osmanit në LDK: Partia tregoi tolerancë dhe mirëkuptim
Komunikata numër 11: Dokumenti i parë që doli publikisht në emër të UÇK-së

LEXO GJITHASHTU

“Jugosllavia nuk do të shkatërrohet pa luftë”, – Takimi i LPK-së me Rugovën, çfarë u tha për luftën dhe armët?
“Jugosllavia nuk do të shkatërrohet pa luftë”, – Takimi i LPK-së me Rugovën, çfarë u tha për luftën dhe armët?
Lajme
Zjarri i shtatë ndizet në Karadak: UÇK-ja na bashkon, liri për çlirimtarët
Zjarri i shtatë ndizet në Karadak: UÇK-ja na bashkon, liri për çlirimtarët
Lajme
Rexhaj: Brenda PDK-së ka element problematik që s’lejojnë bashkëpunimin me VV-në
Rexhaj: Brenda PDK-së ka element problematik që s’lejojnë bashkëpunimin me VV-në
Lajme
Nga varrimi i Mlladiqit te “paqja së pari”: Vuçiqi përpiqet të ndryshojë mesazhin e Serbisë pas kritikave të BE-së
Nga varrimi i Mlladiqit te “paqja së pari”: Vuçiqi përpiqet të ndryshojë mesazhin e Serbisë pas kritikave të BE-së
Lajme
Rexhaj për deklaratën e Simiqit: E dimë që nuk ka popull serb në Kosovë
Rexhaj për deklaratën e Simiqit: E dimë që nuk ka popull serb në Kosovë
Lajme

You Might Also Like

Mbi 5 milionë euro janë harxhuar për festën e pavarësisë së Maqedonisë së Veriut
TOP Momenti

Mbi 5 milionë euro janë harxhuar për festën e pavarësisë së Maqedonisë së Veriut

September 10, 2026
Haxhiu në Ditën Kombëtare të Zvicrës: Lidhjet mes dy vendeve janë të veçanta
TOP Momenti

Haxhiu në Ditën Kombëtare të Zvicrës: Lidhjet mes dy vendeve janë të veçanta

September 10, 2026
ZPS kërkoi dënim me gjashtë vjet burgim për Thaçin për pengim të drejtësisë, reagon avokati Misetiq
TOP Momenti

ZPS kërkoi dënim me gjashtë vjet burgim për Thaçin për pengim të drejtësisë, reagon avokati Misetiq

September 10, 2026
Shqipëria dhe firma amerikane nënshkruajnë memorandum për vlerësimin e ndërtimit të një terminali për gazin LNG
TOP Momenti

Shqipëria dhe firma amerikane nënshkruajnë memorandum për vlerësimin e ndërtimit të një terminali për gazin LNG

September 10, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?