By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: A di vërtetë Vuçiq diçka për vendimin final të Hagës? Tromp: Ai po iu ngre kurth ndërkombëtarëve, lojë e tij politike
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
A di vërtetë Vuçiq diçka për vendimin final të Hagës? Tromp: Ai po iu ngre kurth ndërkombëtarëve, lojë e tij politike
Lajme

A di vërtetë Vuçiq diçka për vendimin final të Hagës? Tromp: Ai po iu ngre kurth ndërkombëtarëve, lojë e tij politike

Momenti
Published: September 10, 2026

Deklarimet e presidentit serb, Aleksnader Vucic, rreth epilogut final të Gjykatës Speciale, Nevenka Tromp i ka quajtur si një manipulim politik dhe luftë psikologjike në kurriz të dobësisë së Gjykatës Speciale, shkruan Gazeta Express.

Profesoresha Tromp, ka thënë se Vuçiq duke parashikuar lirimin e Thaçit për akuzat për krime lufte, ai po i ngre kurth komunitetit ndërkombëtar dhe po e minon vendimin final të gjykatës para se ai të jepet.

Your browser does not support the video tag.

“Deklaratat e Vuçiqit janë një shfaqje arrogante e manipulimit politik dhe luftës psikologjike, e dizajnuar për të shfrytëzuar dobësinë e gjykatës. Duke parashikuar publikisht se Hashim Thaçi do të dënohet vetëm për ndërhyrje në dëshmitarë, ndërsa do të lirohet nga akuzat kryesore për krime lufte, Vuçiq po i ngre paraprakisht një kurth komunitetit ndërkombëtar dhe po e minon vendimin përfundimtar të gjykatës para se ai të lexohet”, ka thënë Tromp në një intervistë për Gazetën Express.

Ajo ka thënë se nuk beson që deklarimet e tij kanë të bëjnë me informacione të brendshme dhe se janë kalkulim politik.

“Nuk besoj se bëhet fjalë për informacion të brendshëm; kjo është një lëvizje e kalkuluar politike. Nëse Thaçi shpallet i pafajshëm për krimet e luftës, Vuçiq do ta shfrytëzojë këtë politikisht, brenda dhe jashtë Serbisë, për të pretenduar se Dhomat e Specializuara janë një farsë e plotë që mbron “terroristët shqiptarë”, duke nxitur zemërimin nacionalist për përfitime elektorale në Serbi”, ka thënë Tromp, duke rikujtuar se zgjedhjet pritet të mbahen në tetor.

Tromp thotë se në rast të dënimit të Thaçit, Vucic do të marrë meritat për presionin e Beogradit.

“Nëse Thaçi dënohet, Vuçiq do të marrë meritat për presionin e pandërprerë diplomatik të Beogradit. Fakti që një kryetar shteti i huaj, që përfaqëson regjimin agresiv të viteve ’90, ndihet komod të diktojë publikisht dhe të përcaktojë paraprakisht rezultatet e një gjykate që supozohet të jetë e pavarur, tregon se sa thellë të komprometuara, të ekspozuara dhe të cenueshme ndaj manipulimit politik janë Dhomat e Specializuara të Kosovës.”, ka potencuar ajo./Express/

Tromp për vendimin e Hagës: Çdo gjykim që nuk rezulton me pafajësi të plotë dhe pa kushte tregon se Specialja është instrument politik

The post A di vërtetë Vuçiq diçka për vendimin final të Hagës? Tromp: Ai po iu ngre kurth ndërkombëtarëve, lojë e tij politike appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Nol Nushi: LDK-ja me vetëdije ka shkuar te Kurti, si cjapi te kasapi
Nol Nushi: Hipokrite, qysh PDK e fton Kurtin me mbajte fjalim në shesh, krejt kohën e keni quajte anti-UÇK
Burim Ramadani: “Nuk ishte seancë, por maskaradë politike”
Blerta Deliu: Vogëlsi politike që Marshi të kthehet në betejë politike, vëmendja tash duhet të jetë aty
Lushtaku: Skandaloz veprimi i VV’së, pak sekonda më herët na u tha se do ta votojnë Çitakun

LEXO GJITHASHTU

Ulutash: Situata e sigurisë në Kosovë është përmirësuar, NATO ka nisur optimizimin e pranisë së KFOR-it
Ulutash: Situata e sigurisë në Kosovë është përmirësuar, NATO ka nisur optimizimin e pranisë së KFOR-it
TOP Momenti
Thirrje nga xhamitë e Kosovës për Marshin e 12 shtatorit në Prishtinë
Thirrje nga xhamitë e Kosovës për Marshin e 12 shtatorit në Prishtinë
TOP Momenti
Trençevska kërkon dorëheqjen e Stoilkoviqit
Trençevska kërkon dorëheqjen e Stoilkoviqit
TOP Momenti
Dy ditë pas funeralit të mbretit të Harald të Norvegjisë, vdes edhe motra e tij princesha Astrid
Dy ditë pas funeralit të mbretit të Harald të Norvegjisë, vdes edhe motra e tij princesha Astrid
Lajme
Bajqinovci: Nuk i votuam kandidatët e LDK-së dhe PDK-së për nënkryetarë, sepse nuk duam zgjedhje
Bajqinovci: Nuk i votuam kandidatët e LDK-së dhe PDK-së për nënkryetarë, sepse nuk duam zgjedhje
TOP Momenti

You Might Also Like

Aksident trafiku në Klinë, katër të lënduar pas përplasjes mes një autoambulance dhe një veture
Lajme

Aksident trafiku në Klinë, katër të lënduar pas përplasjes mes një autoambulance dhe një veture

September 11, 2026
Pas Hargreaves, Blerim Isufaj pret në takim edhe Prattipatin – Prokuroria njofton se çfarë u diskutua
Lajme

Pas Hargreaves, Blerim Isufaj pret në takim edhe Prattipatin – Prokuroria njofton se çfarë u diskutua

September 11, 2026
Vdes politikania italiane Emma Bonino, përkrahëse e madhe e Kosovës
Lajme

Vdes politikania italiane Emma Bonino, përkrahëse e madhe e Kosovës

September 11, 2026
Demaku: Vetëvendosje s’ka qenë kundër Gjykatës Speciale, ka bërë lojë politike si opozitë
Lajme

Demaku: Vetëvendosje s’ka qenë kundër Gjykatës Speciale, ka bërë lojë politike si opozitë

September 11, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?