By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Shqipëri: Platformat e mediave sociale duhet të mbrojnë mediat dhe llogaritë me interes publik nga manipulimi i koordinuar
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
TOP Momenti

Shqipëri: Platformat e mediave sociale duhet të mbrojnë mediat dhe llogaritë me interes publik nga manipulimi i koordinuar

Momenti
Published: September 9, 2026

Rrjeti SafeJournalists (SJN), partnerët e Mekanizmit të Reagimit të Shpejtë për Lirinë e Medias (MFRR) dhe organizata të tjera ndërkombëtare kanë shprehur shqetësim për kufizimin dhe heqjen e disa llogarive të mediave, gazetarëve dhe nismave qytetare në Shqipëri nga platformat e Meta-s.

Sipas deklaratës së përbashkët, gjatë ditëve të fundit një numër llogarish janë bërë të paaksesueshme ose janë kufizuar, ndërsa Meta më pas ka pranuar se disa prej tyre ishin hequr gabimisht. Kompania i ka rikthyer llogaritë e prekura dhe ka njoftuar se po zbaton masa shtesë mbrojtëse.

Megjithatë, organizatat thonë se pas rikthimit të llogarive janë evidentuar incidente të tjera, përfshirë shtimin e papritur të mijëra ndjekësve që dyshohet se janë të rremë, si dhe tregues të tjerë të aktivitetit të koordinuar ose abuziv ndaj llogarive me interes publik.

Your browser does not support the video tag.

Sipas tyre, taktika të ngjashme janë evidentuar më parë edhe ndaj mediave të pavarura në Serbi, ku aktiviteti i koordinuar i bot-eve dhe raportimet dashakeqe kanë kontribuuar në pezullimin e llogarive.

Organizatat theksojnë se aktualisht nuk ka prova të verifikuara se kush qëndron pas aktivitetit të fundit në Shqipëri dhe as prova të mjaftueshme që të gjitha llogaritë të jenë shënjestruar përmes të njëjtit mekanizëm apo si pjesë e një operacioni të vetëm.

Për këtë arsye, sipas tyre, çdo pretendim për përfshirjen e aktorëve politikë, shtetërorë apo grupeve të tjera duhet të mbështetet në prova të verifikuara në mënyrë të pavarur.

SafeJournalists dhe MFRR paralajmërojnë se mekanizmat e raportimit, të drejtave të autorit dhe sistemet e automatizuara të platformave mund të keqpërdoren për të goditur gazetarët dhe mediat.

“Kur një aktivitet dashakeq i drejtuar kundër një llogarie çon në kufizimin ose heqjen e asaj llogarie, zbatimi i rregullave nga platforma rrezikon të amplifikojë vetë sulmin fillestar”, thuhet në reagim.

Sipas organizatave, ndërprerja e kanaleve të mediave në rrjetet sociale mund të ndikojë drejtpërdrejt në lirinë e shprehjes, pluralizmin mediatik dhe qasjen e publikut në informacion.

Në reagim përmenden edhe standardet e Aktit Evropian për Lirinë e Medias (EMFA) dhe Aktit të Shërbimeve Digjitale të BE-së (DSA), të cilat, ndonëse Shqipëria nuk është ende anëtare e Bashkimit Evropian, konsiderohen pika të rëndësishme reference për përgjegjësinë e platformave.

Organizatat i kanë bërë thirrje Meta-s dhe platformave të tjera të sigurojnë që gazetarët dhe mediat të mos penalizohen si rezultat i sulmeve të palëve të treta, ndërsa kufizimet potencialisht të gabuara t’i nënshtrohen shqyrtimit të shpejtë njerëzor.

Ato kërkojnë gjithashtu krijimin e një kanali të shpejtë për trajtimin e rasteve kur mediat përballen me pezullime apo sulme të koordinuara, si dhe hetimin e raportimeve të koordinuara, sulmeve me bot-e dhe keqpërdorimit të mekanizmave të të drejtave të autorit.

Meta-s i është kërkuar gjithashtu të bëjë publike, të paktën në formë të përmbledhur, rezultatet e shqyrtimit të rasteve të fundit në Shqipëri dhe masat e ndërmarra për parandalimin e incidenteve të ngjashme.

Deklarata është mbështetur nga organizata të shumta për lirinë e medias dhe gazetarët, përfshirë Federatën Evropiane të Gazetarëve (EFJ), Reporterët pa Kufij (RSF), Federatën Ndërkombëtare të Gazetarëve (IFJ), Asociacionin e Gazetarëve të Shqipërisë dhe Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës.

SafeJournalists dhe partnerët e MFRR kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë monitorimin e situatës në Shqipëri dhe në Ballkanin Perëndimor./Telegrafi/

You Might Also Like

“Akuzat e Dick Marty-t nuk çuan askund”, Thaçi: Ishin justifikim për themelimin e Speciales
Thaçi nga Haga: U përcaktuam për të keqen më të vogël, evituam Rusinë dhe Kinën – Ramës i jam mirënjohës nga zemra
“Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapa edhe në Istog, në pritje të lirisë për çlirimtarët
“Jugosllavia nuk do të shkatërrohet pa luftë”- Takimi i LPK-së me Rugovën, çfarë u tha për luftën dhe armët?
Haziri për rikthimin e Osmanit në LDK: Partia tregoi tolerancë dhe mirëkuptim

LEXO GJITHASHTU

KGJK-ja paralajmëron dërgimin në Kushtetuese mosrritjen e buxhetit nga Qeveria
KGJK-ja paralajmëron dërgimin në Kushtetuese mosrritjen e buxhetit nga Qeveria
Lajme
“Jugosllavia nuk do të shkatërrohet pa luftë”, – Takimi i LPK-së me Rugovën, çfarë u tha për luftën dhe armët?
“Jugosllavia nuk do të shkatërrohet pa luftë”, – Takimi i LPK-së me Rugovën, çfarë u tha për luftën dhe armët?
Lajme
Zjarri i shtatë ndizet në Karadak: UÇK-ja na bashkon, liri për çlirimtarët
Zjarri i shtatë ndizet në Karadak: UÇK-ja na bashkon, liri për çlirimtarët
Lajme
Rexhaj: Brenda PDK-së ka element problematik që s’lejojnë bashkëpunimin me VV-në
Rexhaj: Brenda PDK-së ka element problematik që s’lejojnë bashkëpunimin me VV-në
Lajme
Nga varrimi i Mlladiqit te “paqja së pari”: Vuçiqi përpiqet të ndryshojë mesazhin e Serbisë pas kritikave të BE-së
Nga varrimi i Mlladiqit te “paqja së pari”: Vuçiqi përpiqet të ndryshojë mesazhin e Serbisë pas kritikave të BE-së
Lajme

You Might Also Like

Komunikata numër 11: Dokumenti i parë që doli publikisht në emër të UÇK-së
TOP Momenti

Komunikata numër 11: Dokumenti i parë që doli publikisht në emër të UÇK-së

September 10, 2026
Mbi 5 milionë euro janë harxhuar për festën e pavarësisë së Maqedonisë së Veriut
TOP Momenti

Mbi 5 milionë euro janë harxhuar për festën e pavarësisë së Maqedonisë së Veriut

September 10, 2026
Haxhiu në Ditën Kombëtare të Zvicrës: Lidhjet mes dy vendeve janë të veçanta
TOP Momenti

Haxhiu në Ditën Kombëtare të Zvicrës: Lidhjet mes dy vendeve janë të veçanta

September 10, 2026
ZPS kërkoi dënim me gjashtë vjet burgim për Thaçin për pengim të drejtësisë, reagon avokati Misetiq
TOP Momenti

ZPS kërkoi dënim me gjashtë vjet burgim për Thaçin për pengim të drejtësisë, reagon avokati Misetiq

September 10, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?