By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Ekspertët thonë se Haxhiu ka mandat në Presidencë deri më 4 tetor – çfarë thoshte VV më herët për këtë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Ekspertët thonë se Haxhiu ka mandat në Presidencë deri më 4 tetor – çfarë thoshte VV më herët për këtë
Lajme

Ekspertët thonë se Haxhiu ka mandat në Presidencë deri më 4 tetor – çfarë thoshte VV më herët për këtë

Momenti
Published: September 9, 2026

Në më pak se një muaj, Kosova mund të përballet me një gjendje të pasigurt kushtetuese, nëse deri më 4 tetor nuk zgjidhet presidenti i ri i shtetit. Ekspertë ligjorë thonë se kryeparlamentari nuk mund ta vazhdojë këtë detyrë përtej këtij afati gjashtëmujor.

Ushtruesja e tanishme e kësaj detyre, Albulena Haxhiu, u rizgjodh kryetare e Kuvendit të Kosovës më 9 shtator, ndërsa më herët nga partia e saj, Lëvizja Vetëvendosje në pushtet, është hedhur ideja se kryetarja e re e Kuvendit mund ta vazhdojë edhe një gjashtëmujor të dytë në rast nevoje.

Your browser does not support the video tag.

Edhe Presidenca – të cilën e udhëheq Haxhiu që nga 4 prilli, kur presidentes së deriatëhershme, Vjosa Osmani, i mbaroi mandati – ka thënë se kryetarja e re e Kuvendit do të vazhdonte ushtrimin e detyrës së presidentit deri në zgjedhjen e presidentit të ri.

A mund ta vazhdojë detyrën Haxhiu përtej 4 tetorit?

Jo, thonë disa ekspertë ligjorë, me të cilët bisedoi Radio Evropa e Lirë.

Posti i ushtruesit të detyrës së presidentit të Kosovës nuk mund të ushtrohet për një periudhë më të gjatë se gjashtë muaj, sipas Kushtetutës.

Vullnet Bugaqku nga Instituti Demokratik i Kosovës vlerëson se Haxhiut, si kryetare e Kuvendit, mandati si ushtruese e detyrës së presidentit i përfundon më 4 tetor.

“Pas kësaj date skadon afati i gjashtëmujor dhe ligjërisht i njëjti ose e njëjta nuk ka të drejtë që të funksionojë edhe si ushtrues i detyrës së presidentit, për shkak se është në kundërshtim me nenin 90, paragrafin 3, të Kushtetutës së Kosovës”, tha Bugaqku për REL-in të mërkurën, pasi Haxhiu u rizgjodh kryeparlamentare.

Sipas Bugaqkut, çdo vendim apo dekret që mund të nxirret pas kësaj date nga Haxhiu është i kontestueshëm për nga kushtetutshmëria, dhe rrezikon të rrëzohet nga gjykatat.

Ai thotë se deputetët duhet ta shohin si alarmues afatin kohor deri më 4 tetor për zgjedhjen e presidentit.

Haxhiu e ndërpreu seancën konstituive të mërkurën, duke e shtyrë për të premten vazhdimin e saj për përmbylljen e konstituimit të Kuvendit.

Ajo tha se nuk kishte pajtueshmëri për mënyrën e votimit të nënkryetarëve dhe se deputeti i Listës Serbe, Igor Simiq, dështoi ta tërhiqte fjalën “në emër të popullit serb”, kur e propozoi kandidatin për nënkryetar nga komuniteti serb.

Ndërkohë, drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj, thotë për REL-in se Kushtetuta e Kosovës e lidh kufizimin gjashtëmujor me ushtrimin e postit të presidentit, e jo me personin që e ushtron atë.

Sipas Miftarajt, për këtë arsye, ndryshimi i personit që e ushtron detyrën e presidentit, apo rizgjedhja e kryetarit të Kuvendit, nuk mund të ketë efektin e fillimit të një afati të ri gjashtëmujor.

“Një interpretim i tillë do të mundësonte që, përmes ndryshimit të personit, gjendja e ushtrimit të detyrës së Presidentit të vazhdonte përtej kufirit prej gjashtë muajsh të përcaktuar shprehimisht me Kushtetutë’’, thekson ai.

“Tejkalimi i 4 tetorit pa një president të ri cenon sigurinë e shtetit”

Bugaqku shton se, për shtetin dhe sistemin kushtetuese parlamentar në Kosovë, tejkalimi i afatit të 4 tetorit do të thotë “një njollë shumë e keqe dhe një precedent i rrezikshëm që cenon edhe sigurinë kombëtare”.

Më 4 tetor përfundon periudha gjashtëmujore gjatë së cilës, sipas Kushtetutës, postin e presidentit të Kosovës mund ta mbajë një ushtrues detyre.

Deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi, kishte thënë më herët për REL-in se pozita e ushtruesit të detyrës së presidentit “është e varur nga pozita e kryetarit të Kuvendit”.

Sipas tij, pas zgjedhjes, kryetari i ri i Kuvendit nis ushtrimin e detyrës së presidentit deri në zgjedhjen e presidentit. Afati prej gjashtë muajsh, i përcaktuar nga Kushtetuta, nis të rrjedhë nga fillimi, me zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit, pretendoi ai.

“Është në frymën dhe përmbajtjen, por edhe në funksionin e Kushtetutës, që të garantojë vazhdimësi institucionale. Asnjëherë, e për asnjë arsye, vendi nuk mund të mbetet pa president apo pa ushtrues detyre të presidentit. Vakum institucional nuk mund të ketë në asnjë rrethanë”, deklaroi Rrustemi për REL-in.

Më herët, Eugen Cakolli, hulumtues në Institutin Demokratik të Kosovës, i kishte thënë REL-it se periudha gjashtëmujore për ushtrimin e detyrës së presidentit përbën afat absolut, dhe si i tillë nuk mund të përsëritet në asnjë skenar.

Moszgjedhja e presidentit të ri, deri më 4 tetor, sipas Cakollit, përbën skenarin më të rrezikshëm kushtetues me të cilin mund të ballafaqohet Kosova.

“Në një situatë të tillë, vendi do të hynte në një terren kushtetues, i cili, përveçse do të ishte serioz dhe i rrezikshëm, do të duhej medoemos të kishte parashtresë në Gjykatën Kushtetuese”, theksoi ai.

Melos Kolshi, hulumtues ligjor në Institutin e Kosovës për Drejtësi, i tha REL-it se pas 4 tetorit, çdo vazhdim i ushtrimit të detyrës së presidentit do të ishte pa bazë kushtetuese, dhe do të cenonte seriozisht rendin kushtetues.

Partitë opozitare shqiptare nuk janë deklaruar për këtë çështje publikisht.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca nuk iu përgjigjën as pyetjeve të REL-it rreth kësaj çështjeje.

Çështja e zgjedhjes së presidentit ka qenë në zemër të krizës politike në vend dhe shkaktoi zgjedhje të reja parlamentare në qershor.

Një marrëveshje e brishtë mes LVV-së dhe LDK-së për kandidaturën e diplomatit dhe juristit kosovar, Bekim Sejdiu, nuk duket ta ketë mbështetjen e nevojshme, pasi edhe deputetë nga vetë LDK-ja e kanë kundërshtuar publikisht.

The post Ekspertët thonë se Haxhiu ka mandat në Presidencë deri më 4 tetor – çfarë thoshte VV më herët për këtë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Senati zviceran kundërshton rritjen e TVSH-së për financimin e ushtrisë
Çmimi i lartë i karburanteve, qeveria italiane zgjat afatin për uljen e akcizës së naftës
Turnir garues në shah në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë
Thellohet hendeku mes të pasurve dhe të varfërve në Zvicër
Rriten rreziqet e korrupsionit në prokurim, arsim e shëndetësi – aneks-kontratat u rritën 482 për qind

LEXO GJITHASHTU

Arrestohet ndihmës drejtori në Drejtorinë e Doganave, mori ryshfet mbi 15 mijë euro
Arrestohet ndihmës drejtori në Drejtorinë e Doganave, mori ryshfet mbi 15 mijë euro
TOP Momenti
Ushtarakët shqiptarë vijojnë përgatitjet në Kosovë për garën e vështirë “Cambrian Patrol”
Ushtarakët shqiptarë vijojnë përgatitjet në Kosovë për garën e vështirë “Cambrian Patrol”
TOP Momenti
Në korrik janë dhënë 367 leje ndërtimi, parashikohet ndërtimi i 1.248 banesave të reja
Në korrik janë dhënë 367 leje ndërtimi, parashikohet ndërtimi i 1.248 banesave të reja
TOP Momenti
Hamza takon të ngarkuarën me punë të Ambasadës së SHBA-së, diskutojnë për krizën institucionale
Hamza takon të ngarkuarën me punë të Ambasadës së SHBA-së, diskutojnë për krizën institucionale
TOP Momenti
Fermeri nga Fieri prodhon speca të kuq me helme, Kroacia gropos 14.7 tonë
Fermeri nga Fieri prodhon speca të kuq me helme, Kroacia gropos 14.7 tonë
TOP Momenti

You Might Also Like

“Nuk ka qenë i drejtë përgjimi, s’ka pasë vend për aktakuzë”, Smakiqi kritik për rastin e pengimit të drejtësisë
Lajme

“Nuk ka qenë i drejtë përgjimi, s’ka pasë vend për aktakuzë”, Smakiqi kritik për rastin e pengimit të drejtësisë

September 10, 2026
Avokati Hasan Shala: Përgjimet e Thaçit tregojnë se nuk ka kurrfarë pengimi të drejtësisë
Lajme

Avokati Hasan Shala: Përgjimet e Thaçit tregojnë se nuk ka kurrfarë pengimi të drejtësisë

September 10, 2026
Takimi me Prattipatin, Hamza shpreh shqetësime për sjelljet e VV’së: Bllokada të marrë fund sa më shpejt
Lajme

Takimi me Prattipatin, Hamza shpreh shqetësime për sjelljet e VV’së: Bllokada të marrë fund sa më shpejt

September 10, 2026
Pas takimit në LDK, Prattipati shkon edhe në PDK, shihet teksa del nga zyrat e kësaj partie
Lajme

Pas takimit në LDK, Prattipati shkon edhe në PDK, shihet teksa del nga zyrat e kësaj partie

September 10, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?