By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Thellohet hendeku mes të pasurve dhe të varfërve në Zvicër
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Thellohet hendeku mes të pasurve dhe të varfërve në Zvicër
Lajme

Thellohet hendeku mes të pasurve dhe të varfërve në Zvicër

Momenti
Published: September 10, 2026

Rritja e kostos së jetesës dhe primeve të sigurimit shëndetësor po rëndon veçanërisht familjet me të ardhura të ulëta, ndërsa një sondazh i Comparis tregon dallime të ndjeshme mes kategorive të të ardhurave.

Situata financiare e shumicës së popullsisë në Zvicër mbetet relativisht stabile në vitin 2026, por pas kësaj tabloje fshihet një hendek gjithnjë e më i madh mes familjeve me të ardhura të ulëta dhe atyre më të pasura, sipas një sondazhi përfaqësues të Comparis.

Your browser does not support the video tag.

Rreth 41% e personave në familjet me të ardhura bruto deri në 4,000 franga në muaj deklarojnë se gjendja e tyre financiare është më e keqe se një vit më parë. Te familjet me të ardhura mbi 8,000 franga, kjo përqindje është vetëm 18%, transmeton albinfo.ch.

Sigurimet shëndetësore rëndojnë buxhetet

Një ndër arsyet kryesore janë primet e sigurimit shëndetësor. Plot 58% e personave që thonë se gjendja e tyre financiare është përkeqësuar krahasuar me vitin 2025, e lidhin këtë me rritjen e primeve. Më shumë se një e katërta e personave me të ardhura të ulëta kanë vazhdimisht vështirësi për të siguruar paratë për pagesën e tyre.

Problemi mund të bëhet edhe më i ndjeshëm vitin e ardhshëm. Vlerësimet aktuale flasin për një rritje mesatare prej 4.5–5% të primeve në vitin 2027, ndërsa për disa të siguruar rritja mund të jetë dukshëm më e madhe.

Dallimet shihen edhe te fuqia blerëse. Gjashtë në dhjetë persona me të ardhura të ulëta thonë se mund të përballojnë më pak mallra dhe shërbime sesa një vit më parë. Një e treta e tyre deklarojnë se rrallë ose kurrë nuk u mbeten para të mjaftueshme për të kursyer.

Në anën tjetër, rreth dy të tretat e familjeve me të ardhura mbi 8,000 franga kursejnë, ndërsa pothuajse gjysma përdorin një pjesë të parave të disponueshme për investime financiare. Te grupet me të ardhura të ulëta, vetëm 7% investojnë.

Pavarësisht presionit aktual, të rinjtë mbeten optimistë: më shumë se 7 në 10 persona të moshës 18–35 vjeç presin që situata e tyre financiare të jetë më e mirë pas pesë vjetësh. Ndërkohë, afro 40% e personave me të ardhura të ulëta presin që deri në vitin 2031 gjendja e tyre financiare të përkeqësohet.

The post Thellohet hendeku mes të pasurve dhe të varfërve në Zvicër appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Senati zviceran kundërshton rritjen e TVSH-së për financimin e ushtrisë
Çmimi i lartë i karburanteve, qeveria italiane zgjat afatin për uljen e akcizës së naftës
Turnir garues në shah në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë
Rriten rreziqet e korrupsionit në prokurim, arsim e shëndetësi – aneks-kontratat u rritën 482 për qind
“Nuk ka qenë i drejtë përgjimi, s’ka pasë vend për aktakuzë”, Smakiqi kritik për rastin e pengimit të drejtësisë

LEXO GJITHASHTU

Arrestohet ndihmës drejtori në Drejtorinë e Doganave, mori ryshfet mbi 15 mijë euro
Arrestohet ndihmës drejtori në Drejtorinë e Doganave, mori ryshfet mbi 15 mijë euro
TOP Momenti
Ushtarakët shqiptarë vijojnë përgatitjet në Kosovë për garën e vështirë “Cambrian Patrol”
Ushtarakët shqiptarë vijojnë përgatitjet në Kosovë për garën e vështirë “Cambrian Patrol”
TOP Momenti
Në korrik janë dhënë 367 leje ndërtimi, parashikohet ndërtimi i 1.248 banesave të reja
Në korrik janë dhënë 367 leje ndërtimi, parashikohet ndërtimi i 1.248 banesave të reja
TOP Momenti
Hamza takon të ngarkuarën me punë të Ambasadës së SHBA-së, diskutojnë për krizën institucionale
Hamza takon të ngarkuarën me punë të Ambasadës së SHBA-së, diskutojnë për krizën institucionale
TOP Momenti
Fermeri nga Fieri prodhon speca të kuq me helme, Kroacia gropos 14.7 tonë
Fermeri nga Fieri prodhon speca të kuq me helme, Kroacia gropos 14.7 tonë
TOP Momenti

You Might Also Like

Avokati Hasan Shala: Përgjimet e Thaçit tregojnë se nuk ka kurrfarë pengimi të drejtësisë
Lajme

Avokati Hasan Shala: Përgjimet e Thaçit tregojnë se nuk ka kurrfarë pengimi të drejtësisë

September 10, 2026
Takimi me Prattipatin, Hamza shpreh shqetësime për sjelljet e VV’së: Bllokada të marrë fund sa më shpejt
Lajme

Takimi me Prattipatin, Hamza shpreh shqetësime për sjelljet e VV’së: Bllokada të marrë fund sa më shpejt

September 10, 2026
Pas takimit në LDK, Prattipati shkon edhe në PDK, shihet teksa del nga zyrat e kësaj partie
Lajme

Pas takimit në LDK, Prattipati shkon edhe në PDK, shihet teksa del nga zyrat e kësaj partie

September 10, 2026
Dyshohen për vjedhje të rëndë në hapësirat e ‘Trepçës’, arrestohen tre persona
Lajme

Dyshohen për vjedhje të rëndë në hapësirat e ‘Trepçës’, arrestohen tre persona

September 10, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?