By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Fermeri nga Fieri prodhon speca të kuq me helme, Kroacia gropos 14.7 tonë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Fermeri nga Fieri prodhon speca të kuq me helme, Kroacia gropos 14.7 tonë
TOP Momenti

Fermeri nga Fieri prodhon speca të kuq me helme, Kroacia gropos 14.7 tonë

Momenti
Published: September 10, 2026

Kroacia ka asgjësuar 147 kuintalë, ose 14 tonë e 700 kilogramë, speca të kuq me origjinë nga Fieri.

Vendimi për groposjen e produktit shqiptar erdhi pas rezultateve të analizave, të cilat treguan se specat e kuq kishin ngarkesë të lartë me fungicidin proquinazid, në një nivel prej 0.050 mg/kg.

Your browser does not support the video tag.

Sipas të dhënave të sistemit RASFF, prodhimi shqiptar rezultoi i ngarkuar me lëndën aktive proquinazid, ndërkohë që për këtë substancë niveli i lejuar i pranisë në speca është zero.

Proquinazidi, sipas listës së produkteve për mbrojtjen e bimëve të miratuara nga Ministria e Bujqësisë, tregtohet në Shqipëri me emrin Talendo, me vlefshmëri regjistrimi dhe tregtimi deri në fund të vitit 2028.

Burime të Top Channel bëjnë me dije se proquinazidi nuk është i ndaluar për t’u shitur, por përdorimi i tij në mënyrë kategorike nuk lejohet në perime. Lënda aktive proquinazid është e autorizuar për përdorim në kulturat e rrushit, për luftimin e sëmundjeve kërpudhore, veçanërisht të mykut pluhur.

Prania e kësaj substance në specat e kuq ngre dyshime të forta se fermeri shqiptar e ka përdorur një preparat të destinuar për vreshtat në kultivimin e perimeve.

Fermeri, por edhe specialistët apo agronomët që këshillojnë përdorimin e produkteve për mbrojtjen e bimëve, mund të kenë aplikuar një preparat të papërshtatshëm në kulturën e specit. Në përpjekje për të mbrojtur prodhimin dhe për të kapur në kohë tregun, përdorimi i një produkti të gabuar mund të ketë sjellë mbetje të larta të pesticidit në produktin final.

Por kjo nuk është hera e parë që specat shqiptarë përfundojnë në qendër të alarmit të autoriteteve kroate.

Pothuajse e njëjta histori është përsëritur më 7 shtator, kur një sasi tjetër specash me origjinë nga Shqipëria është asgjësuar pasi analizat zbuluan nivel të lartë të pesticidit acetamiprid.

Këtë herë, prodhimi shqiptar kishte kaluar përmes një tregtari maqedonas, i cili, pasi kishte blerë specat nga fermeri shqiptar, tentoi t’i rieksportonte drejt Kroacisë. Sipas informacionit të disponueshëm, tregtari nuk ishte në dijeni të nivelit të pesticideve në produkt.

Ishin kontrollorët e ushqimit në Kroaci ata që zbuluan praninë e lartë të acetamipridit në speca. Si pasojë, autoritetet vendosën që produkti të asgjësohej menjëherë në territorin kroat.

Dy raste të tilla brenda një periudhe të shkurtër ngrenë pikëpyetje serioze për kontrollin e përdorimit të pesticideve në fermat shqiptare dhe për mënyrën se si produktet bujqësore kontrollohen përpara se të dalin në treg apo të eksportohen.

Veprime të tilla duhet të parandalohen në kohë nga strukturat përgjegjëse për kontrollin e ushqimit dhe sigurinë ushqimore. Inspektorët duhet të garantojnë që në fermat shqiptare të prodhohen produkte të sigurta dhe cilësore, në përputhje me normat e përdorimit të produkteve për mbrojtjen e bimëve, dhe jo produkte me mbetje pesticidesh që mund të përbëjnë rrezik për konsumatorët./Top Channel

You Might Also Like

Arrestohet ndihmës drejtori në Drejtorinë e Doganave, mori ryshfet mbi 15 mijë euro
Ushtarakët shqiptarë vijojnë përgatitjet në Kosovë për garën e vështirë “Cambrian Patrol”
Në korrik janë dhënë 367 leje ndërtimi, parashikohet ndërtimi i 1.248 banesave të reja
Hamza takon të ngarkuarën me punë të Ambasadës së SHBA-së, diskutojnë për krizën institucionale
Aksident i trefishtë në aksin Lushnjë–Berat, tre persona të plagosur, një në gjendje të rëndë

LEXO GJITHASHTU

Turnir garues në shah në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë
Turnir garues në shah në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë
Lajme
Thellohet hendeku mes të pasurve dhe të varfërve në Zvicër
Thellohet hendeku mes të pasurve dhe të varfërve në Zvicër
Lajme
Rriten rreziqet e korrupsionit në prokurim, arsim e shëndetësi – aneks-kontratat u rritën 482 për qind
Rriten rreziqet e korrupsionit në prokurim, arsim e shëndetësi – aneks-kontratat u rritën 482 për qind
Lajme
“Nuk ka qenë i drejtë përgjimi, s’ka pasë vend për aktakuzë”, Smakiqi kritik për rastin e pengimit të drejtësisë
“Nuk ka qenë i drejtë përgjimi, s’ka pasë vend për aktakuzë”, Smakiqi kritik për rastin e pengimit të drejtësisë
Lajme
Avokati Hasan Shala: Përgjimet e Thaçit tregojnë se nuk ka kurrfarë pengimi të drejtësisë
Avokati Hasan Shala: Përgjimet e Thaçit tregojnë se nuk ka kurrfarë pengimi të drejtësisë
Lajme

You Might Also Like

Mbi 5 milionë euro janë harxhuar për festën për pavarësinë e Maqedonisë së Veriut
TOP Momenti

Mbi 5 milionë euro janë harxhuar për festën për pavarësinë e Maqedonisë së Veriut

September 10, 2026
ZPS kërkoi dënim me gjashtë vjet burgim për Thaçin për pengim të drejtësisë, reagon avokati Misetic
TOP Momenti

ZPS kërkoi dënim me gjashtë vjet burgim për Thaçin për pengim të drejtësisë, reagon avokati Misetic

September 10, 2026
Arrestohen tre persona për dy raste të vjedhjes së rëndë në “Trepçë”
TOP Momenti

Arrestohen tre persona për dy raste të vjedhjes së rëndë në “Trepçë”

September 10, 2026
Pagat rriten, punësimi bie në Shqipëri
TOP Momenti

Pagat rriten, punësimi bie në Shqipëri

September 10, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?