Qeveria italiane ka miratuar ligjin e ri kundër rritjes së çmimeve të karburanteve, duke zgjatur me një javë uljen e akcizës për naftën.
Sipas informacioneve të raportuara nga mediat italiane, masa do të zgjatet deri të enjten, 17 shtator, ndërsa nëse nuk do të merrej ky vendim, ulja e akcizës do të përfundonte në mesnatë.
Vendimi është pjesë e masave të qeverisë italiane për të frenuar ndikimin e rritjes së çmimeve të karburanteve te konsumatorët dhe bizneset.
Ulja e akcizës për naftën do të vijojë të jetë në fuqi edhe gjatë javës së ardhshme, deri në skadimin e afatit të ri më 17 shtator. /Panorama
The post Çmimi i lartë i karburanteve, qeveria italiane zgjat afatin për uljen e akcizës së naftës appeared first on Gazeta Express.

