By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Tjetër tentativë trafikimi droge nga Kanadaja në Shqipëri, kapet në Durrës “Gelato” me vlerë 1.2 milionë euro
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Tjetër tentativë trafikimi droge nga Kanadaja në Shqipëri, kapet në Durrës “Gelato” me vlerë 1.2 milionë euro
TOP Momenti

Tjetër tentativë trafikimi droge nga Kanadaja në Shqipëri, kapet në Durrës “Gelato” me vlerë 1.2 milionë euro

Momenti
Published: September 9, 2026

Goditet një tjetër rast i trafikimit të kanabisit nga Kanadaja drejt Shqipërisë, i cili operacion u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës dhe strukturat doganore të Portit të Durrësit.

Në kuadër të hetimeve të drejtuara nga Prokuroria, në Portin e Durrësit, gjatë kontrollit të një kontejneri të ardhur nga Kanadaja, brenda të cilit ndodheshin 2 automjete dhe 1 kamper, u ushtrua kontroll i imtësishëm.

Your browser does not support the video tag.

Gjatë kontrollit të kamperit, në hapësira të modifikuara dhe të mbuluara me veshje druri, u gjetën të fshehura 190 pako me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa “Gelato”, me peshë totale 107.7 kg.

Vlera e lëndës narkotike të sekuestruar përllogaritet në treg në rreth 1.2 milionë euro.

Gjithashtu, gjatë kontrollit u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, edhe 43 cigare elektronike, disa prej të cilave me mbishkrime që deklaronin përmbajtje të lartë THC.

Nga hetimet dyshohet se lënda narkotike sigurohej në Kanada dhe transportohej drejt Shqipërisë, e fshehur në vende të posaçme, të modifikuara në mjetet e porositura për blerje.

Në vijim të veprimeve hetimore, u shpallën në kërkim, si të dyshuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, dy shtetas, për të cilët, për arsye hetimi, nuk bëhen me dije gjeneralitetet.

Strukturat hetimore të DVP Durrës vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të rastit, përcaktimin e origjinës dhe destinacionit të lëndës narkotike, si dhe identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. /Telegrafi/

You Might Also Like

Arrestohet ndihmës drejtori në Drejtorinë e Doganave, mori ryshfet mbi 15 mijë euro
Ushtarakët shqiptarë vijojnë përgatitjet në Kosovë për garën e vështirë “Cambrian Patrol”
Në korrik janë dhënë 367 leje ndërtimi, parashikohet ndërtimi i 1.248 banesave të reja
Hamza takon të ngarkuarën me punë të Ambasadës së SHBA-së, diskutojnë për krizën institucionale
Fermeri nga Fieri prodhon speca të kuq me helme, Kroacia gropos 14.7 tonë

LEXO GJITHASHTU

Senati zviceran kundërshton rritjen e TVSH-së për financimin e ushtrisë
Senati zviceran kundërshton rritjen e TVSH-së për financimin e ushtrisë
Lajme
Çmimi i lartë i karburanteve, qeveria italiane zgjat afatin për uljen e akcizës së naftës
Çmimi i lartë i karburanteve, qeveria italiane zgjat afatin për uljen e akcizës së naftës
Lajme
Turnir garues në shah në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë
Turnir garues në shah në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë
Lajme
Thellohet hendeku mes të pasurve dhe të varfërve në Zvicër
Thellohet hendeku mes të pasurve dhe të varfërve në Zvicër
Lajme
Rriten rreziqet e korrupsionit në prokurim, arsim e shëndetësi – aneks-kontratat u rritën 482 për qind
Rriten rreziqet e korrupsionit në prokurim, arsim e shëndetësi – aneks-kontratat u rritën 482 për qind
Lajme

You Might Also Like

Aksident i trefishtë në aksin Lushnjë–Berat, tre persona të plagosur, një në gjendje të rëndë
TOP Momenti

Aksident i trefishtë në aksin Lushnjë–Berat, tre persona të plagosur, një në gjendje të rëndë

September 10, 2026
Mbi 5 milionë euro janë harxhuar për festën për pavarësinë e Maqedonisë së Veriut
TOP Momenti

Mbi 5 milionë euro janë harxhuar për festën për pavarësinë e Maqedonisë së Veriut

September 10, 2026
ZPS kërkoi dënim me gjashtë vjet burgim për Thaçin për pengim të drejtësisë, reagon avokati Misetic
TOP Momenti

ZPS kërkoi dënim me gjashtë vjet burgim për Thaçin për pengim të drejtësisë, reagon avokati Misetic

September 10, 2026
Arrestohen tre persona për dy raste të vjedhjes së rëndë në “Trepçë”
TOP Momenti

Arrestohen tre persona për dy raste të vjedhjes së rëndë në “Trepçë”

September 10, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?