By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Dështimi i konstituimit të Kuvendit, Gjini: Skenar i planifikuar nga Kurti dhe Lista Serbe
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Dështimi i konstituimit të Kuvendit, Gjini: Skenar i planifikuar nga Kurti dhe Lista Serbe
TOP Momenti

Dështimi i konstituimit të Kuvendit, Gjini: Skenar i planifikuar nga Kurti dhe Lista Serbe

Momenti
Published: September 9, 2026

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas dështimit të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar situatën si një skenar të parapërgatitur për zvarritjen e proceseve politike në vend.

Gjini tha se Aleanca kishte paralajmëruar prej kohësh se Kuvendi nuk do të arrinte të konstituohej, ndërsa akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje dhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për koordinim me Listën Serbe.

Your browser does not support the video tag.

“A ju kemi thënë që nuk kanë për ta konstituuar Kuvendin sot?”, deklaroi Gjini para gazetarëve.

Sipas tij, Lista Serbe, me ose pa koordinim po ndihmon Kurtin që ta zhvillojë agjendën e tij politike.

“Kush e di për të satën herë, me koordinim apo pa koordinim, Lista Serbe po ndihmon që Albin Kurti ta zhvillojë agjendën e vet qysh i konvenon. Është një maskaradë për ta zvarritur procesin ashtu siç u përshtatet atyre”, tha ai.

Gjini theksoi se vendimi i Aleancës për të mos u bërë pjesë e këtij procesi tashmë është dëshmuar, duke u bërë thirrje edhe dy partive të tjera opozitare që të mos marrin pjesë në atë që ai e quajti “maskaradë”.

Ai tha se skenari për zvarritjen e procesit ishte i qartë që nga korriku, kur partia fituese e zgjedhjeve refuzoi ofertën e Aleancës.

“Prej korrikut ju kam treguar që kjo ka për të ndodhur. Partia që ka dalë e para nga zgjedhjet ka refuzuar të merret me ofertën tonë. Vetë fakti që kanë refuzuar, ka treguar që ky ka qenë qëllimi”, u shpreh Gjini.

Duke folur për zhvillimet e mëtejshme, Gjini përmendi edhe kalkulimet me afatet ligjore, të cilat, sipas tij, mund të çojnë vendin drejt zgjedhjeve të reja në fund të vitit.

“Duhet të mbërrihet së paku data 30 shtator, në mënyrë që kur të kalkulohet edhe 60-ditëshi, edhe 45 ditë deri në shkuarjen në zgjedhje, partia që i ka fituar zgjedhjet e kaluara ta mbërrijë datën 27 dhjetor”, tha ai.

Gjini argumentoi se zgjedhjet e reja janë të nevojshme, pasi sipas tij qeverisja aktuale ka humbur besimin e qytetarëve.

“Pse datën 27 dhjetor? Sepse këta njerëz që e kanë uzurpuar pushtetin në Kosovë, e kanë humbur besimin e qytetarëve që jetojnë këtu. Jeta është bërë më e rëndë”, deklaroi ai.

Në fund, kryetari i Aleancës akuzoi Kurtin se nuk synon vetëm të qeverisë, por të përqendrojë të gjithë pushtetin në duart e tij.

“Mos ia bëni këtë dëm Kosovës, që dy vite po zvarritemi në procese për shkak se një njeri po dëshiron ta sundojë Kosovën me gjithçka. Ky nuk dëshiron të qeverisë, ky dëshiron të sundojë”, tha Gjini, duke shtuar se para dy viteve këtë mundësi ia ka dhënë Vjosa Osmani, kurse sot po ia jep Lista Serbe, fiks të njëjtën gjë.

Ai e cilësoi situatën si shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe u bëri thirrje partive politike që të mos bëhen pjesë e këtij procesi.

“Unë personalisht dhe njerëzit racionalë nuk besojmë në 100 koincidenca që çojnë në një drejtim. Nëse ka, atëherë është zgjedhje. Ju bëjmë thirrje partive politike mos të bëhen pjesë e kësaj maskarade. Kosova është në shkelje brutale të Kushtetutës. Ky është mashtrimi më i madh që ka ndodhur në historinë e Kosovës”, përfundoi Gjini. /Telegrafi/

You Might Also Like

Arrestohet ndihmës drejtori në Drejtorinë e Doganave, mori ryshfet mbi 15 mijë euro
Ushtarakët shqiptarë vijojnë përgatitjet në Kosovë për garën e vështirë “Cambrian Patrol”
Në korrik janë dhënë 367 leje ndërtimi, parashikohet ndërtimi i 1.248 banesave të reja
Hamza takon të ngarkuarën me punë të Ambasadës së SHBA-së, diskutojnë për krizën institucionale
Fermeri nga Fieri prodhon speca të kuq me helme, Kroacia gropos 14.7 tonë

LEXO GJITHASHTU

Senati zviceran kundërshton rritjen e TVSH-së për financimin e ushtrisë
Senati zviceran kundërshton rritjen e TVSH-së për financimin e ushtrisë
Lajme
Çmimi i lartë i karburanteve, qeveria italiane zgjat afatin për uljen e akcizës së naftës
Çmimi i lartë i karburanteve, qeveria italiane zgjat afatin për uljen e akcizës së naftës
Lajme
Turnir garues në shah në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë
Turnir garues në shah në Qendrën e Paraburgimit në Mitrovicë
Lajme
Thellohet hendeku mes të pasurve dhe të varfërve në Zvicër
Thellohet hendeku mes të pasurve dhe të varfërve në Zvicër
Lajme
Rriten rreziqet e korrupsionit në prokurim, arsim e shëndetësi – aneks-kontratat u rritën 482 për qind
Rriten rreziqet e korrupsionit në prokurim, arsim e shëndetësi – aneks-kontratat u rritën 482 për qind
Lajme

You Might Also Like

Aksident i trefishtë në aksin Lushnjë–Berat, tre persona të plagosur, një në gjendje të rëndë
TOP Momenti

Aksident i trefishtë në aksin Lushnjë–Berat, tre persona të plagosur, një në gjendje të rëndë

September 10, 2026
Mbi 5 milionë euro janë harxhuar për festën për pavarësinë e Maqedonisë së Veriut
TOP Momenti

Mbi 5 milionë euro janë harxhuar për festën për pavarësinë e Maqedonisë së Veriut

September 10, 2026
ZPS kërkoi dënim me gjashtë vjet burgim për Thaçin për pengim të drejtësisë, reagon avokati Misetic
TOP Momenti

ZPS kërkoi dënim me gjashtë vjet burgim për Thaçin për pengim të drejtësisë, reagon avokati Misetic

September 10, 2026
Arrestohen tre persona për dy raste të vjedhjes së rëndë në “Trepçë”
TOP Momenti

Arrestohen tre persona për dy raste të vjedhjes së rëndë në “Trepçë”

September 10, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?