Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë shpreh mbështetjen e saj për marshin për liri nën moton “Kosova po pret”, i cili organizohet nga platforma qytetare “Liria ka Emër”.
Marshi do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, me qëllim të përcjelljes së një mesazhi të qartë qytetar për lirinë, drejtësinë dhe mbrojtjen e vlerave mbi të cilat është ndërtuar shteti i Kosovës.
Me këtë rast, DHTIK u bën thirrje të gjitha bizneseve anëtare, punonjësve dhe bashkëpunëtorëve të tyre që t’i bashkohen marshit më 12 shtator në Prishtinë, duke dëshmuar përkrahjen për lirinë, drejtësinë dhe vlerat e luftës për çlirimin e Kosovës.
DHTIK beson se Kosova meriton të ecë përpara me dinjitet, drejtësi dhe respekt për sakrificën e atyre që kontribuuan për lirinë e saj.
The post DHTIK mbështet marshin “Kosova po pret” appeared first on Gazeta Express.

