Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se në mbledhjen e grupit parlamentar të LDK-së, Kujtim Shala ia ka ofruar Lumir Abdixhikut dorëzimin e mandatit, pasi ka deklaruar se nuk e voton për president Bekim Sejdiun.
Gashi tha se njëjtë kanë pasur të veprojnë edhe pesë deputetët e tjerë, por Abdixhiku nuk e pranoi këtë dorëzimin e mandatit të Shalës.
“E ka ndëpre te Kujtimi dhe ka thënë nuk pranoj me ndërpre mandatin. I keni mendimet e juaja vazhdoni”, ka thënë Gashi në “Debat Plus”.
Gjashtë deputetë të LDK-së janë shprehur kundër që të votojnë Bekim Sejdiun për President. /Gazeta Express
The post Gashi thotë se Kujtim Shala ka ofruar dje dorëzimin e mandatit: Njëjtë planifikuam edhe ne tjerët – Abdixhiku s’pranoi appeared first on Gazeta Express.

