By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: 99 punëtorë të vdekur që nga 2021 në Kosovë, protestuesit: Qeveria duhet të parandalojë fatalitetet
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
99 punëtorë të vdekur që nga 2021 në Kosovë, protestuesit: Qeveria duhet të parandalojë fatalitetet
Lajme

99 punëtorë të vdekur që nga 2021 në Kosovë, protestuesit: Qeveria duhet të parandalojë fatalitetet

Momenti
Published: September 2, 2026

Viktima që vdiq të martën në Zubin Potok, ishte e 20-ta që pësoi në vendin e punës, vetëm në vitin 2026.

Lidhur me këto raste dhe rrezikshmërinë të cilës i nënshtrohen punëtorët kosovarë, sot u protestua, me një aksion simbolik, para Inspektoratit Qendror të Punës në Prishtinë.

Your browser does not support the video tag.

Kjo ngjarje u organizua nga Instituti për Aksion Afirmativ, përfaqësuesi i të cilit, Lisjan Perolli tha se nga viti 2021 deri më 2026, 99 kosovarë vdiqën në vendpunishte, nëpër të cilat, siç tha ai, është shumë rrezik të punohet.

“Dje, një punëtor e humbi jetën në vendin e punës në Zubin Potok, 27-vjeçar. Është punëtori i 20-të që vetëm në vitin 2026 e ka humbur jetën. Pra punëtori i 20-të. Prej vitit 2021 deri në vitin 2026, 99 punëtorë e kanë humbur jetën në vendin e punës për shkak të rrezikshmërisë në vendpunishte. Edhe ne, e vetmja gjë që kemi dëgjuar prej qeverisë gjatë këtyre viteve është inspektimi edhe rritja e inspektorëve. Herë thanë që inspektorët kanë me u rritur në numër në 400, pastaj thanë kanë me u dyfishuar, pastaj thanë kanë me u trefishuar, edhe sivjet në zgjedhjet e fundit thanë që numri i inspektorëve ka me u rritur në 200. Po gjatë këtyre viteve, numri ka mbetur po i njëjtë, pak mbi 50”, tha Perolli.

Ai tha se synimi i Qeverisë duhet të jetë ndërtimi i mekanizmave të rinj që parandalojnë fatalitetin në punë.

“Çka duhet me ndodhur tash është shumë e rëndësishme. E para: Synimi i qeverisë do të duhej me qenë që të ndërtojë mekanizma të rinj përmes të cilëve e parandalon fatalitetin në vendin e punës edhe e rrit sigurinë edhe i parandalon lëndimet”, tha ai.

Më tej, ai thekson faktin se sot punëtori frikësohet të dalë në punë për shkak të mundësisë për të humbur jetën dhe se sipas tij, kjo duhet të ndryshojë.

Perolli potencoi se të gjitha vdekjet e deritashme të punëtorëve mund të ishin parandaluar nëse do të merreshin masa për sigurinë në vendin e punës.

“Sot punëtori frikësohet kur zgjohet nga gjumi për me dalë në punë sepse potencialisht mundet me e humbur jetën. Edhe kjo duhet me ndryshuar. Secila prej këtyre vdekjeve, prej këtyre 20-ve që i shënuam simbolikisht tek ky institucion, kanë mundur me qenë të parandaluara po të ishin marrë masa rreth sigurisë në vendin e punës. Është përgjegjësi e institucioneve që këtë gjë ta rregullojnë edhe është përgjegjësi sidomos e kësaj qeverisje e cila ka ardhur duke pretenduar një farë ndryshimi mbi trendin, e fatkeqësia është që trendi po vazhdon të jetë në rritje”, tha ai

The post 99 punëtorë të vdekur që nga 2021 në Kosovë, protestuesit: Qeveria duhet të parandalojë fatalitetet appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

CNN: Me diplomacinë e bllokuar, Trump rikthehet te ideja e ndryshimit të regjimit në Iran
Ushtarët italianë patrullojnë në Prizren, KFOR: Aktivitete të rregullta, mundësojnë prani të dukshme
Të shtëna me armë zjarri në Korçë, një person plagoset nga kushëriri i tij, autori shpallet në kërkim
Kurti drejt fundit të afatit të tij për konstituim të Kuvendit – a do ta kryejë deri më 6 shtator?
Varrimi i Ratko Mlladiqit, Vuçiq: Presim që familja të na njoftojë çfarë dëshiron, do ofrojmë çfarëdo mbështetje…

LEXO GJITHASHTU

Thellohen përplasjet në LDK, Paris Guri i reagon Janina Ymerit: Kush ta hapi derën për t’u bërë deputete?
Thellohen përplasjet në LDK, Paris Guri i reagon Janina Ymerit: Kush ta hapi derën për t’u bërë deputete?
TOP Momenti
QMK: Deri në mesditë janë regjistruar 13 zjarre në ambiente të hapura
QMK: Deri në mesditë janë regjistruar 13 zjarre në ambiente të hapura
TOP Momenti
Ish-pjesëtari i MPB-së serbe mohon akuzat për rastin e Vukashinoviqit, i vazhdohet paraburgimi
Ish-pjesëtari i MPB-së serbe mohon akuzat për rastin e Vukashinoviqit, i vazhdohet paraburgimi
TOP Momenti
Dimitrieska-Koçoska: Rritja prej 4.3% konfirmon trendin pozitiv dhe përforcimin e ekonomisë së Maqedonisë
Dimitrieska-Koçoska: Rritja prej 4.3% konfirmon trendin pozitiv dhe përforcimin e ekonomisë së Maqedonisë
TOP Momenti
UNICEF: 20 milionë fëmijë përjetuan shfrytëzim ose abuzim seksual online gjatë një viti
UNICEF: 20 milionë fëmijë përjetuan shfrytëzim ose abuzim seksual online gjatë një viti
TOP Momenti

You Might Also Like

Ministri kërcënon Iranin: Do të godasim infrastrukturën energjetike nëse sulmohet Izraeli
Lajme

Ministri kërcënon Iranin: Do të godasim infrastrukturën energjetike nëse sulmohet Izraeli

September 3, 2026
Ambasada e SHBA për “optimizimin” e forcave të KFOR-it: Të koordinohet ngushtë me të gjitha palët
Lajme

Ambasada e SHBA për “optimizimin” e forcave të KFOR-it: Të koordinohet ngushtë me të gjitha palët

September 3, 2026
Kurti në podcast me gjeneralin francez: Njerëzit në Kosovë e ndjejnë vetën autoktonë, që vijnë nga ilirët e lashtë
Lajme

Kurti në podcast me gjeneralin francez: Njerëzit në Kosovë e ndjejnë vetën autoktonë, që vijnë nga ilirët e lashtë

September 3, 2026
Qëlloi me armë në ajër nga vetura, arrestohet i dyshuari në Klinë, policia sekuestron revole a karikator
Lajme

Qëlloi me armë në ajër nga vetura, arrestohet i dyshuari në Klinë, policia sekuestron revole a karikator

September 3, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?