By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Ish-pjesëtari i MPB-së serbe mohon akuzat për rastin e Vukashinoviqit, i vazhdohet paraburgimi
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Ish-pjesëtari i MPB-së serbe mohon akuzat për rastin e Vukashinoviqit, i vazhdohet paraburgimi
TOP Momenti

Ish-pjesëtari i MPB-së serbe mohon akuzat për rastin e Vukashinoviqit, i vazhdohet paraburgimi

Momenti
Published: September 3, 2026

Në seancën e shqyrtimit fillestar të mbajtur më 31 gusht 2026, V.M., ish-pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, është deklaruar i pafajshëm ndaj akuzave për përfshirje në rastin e rrëmbimit dhe plagosjes së Milan Vukashinoviqit.

Ndaj V.M. është ngritur aktakuzë, ndërsa pas mbajtjes së seancës fillestare, çështja penale aktualisht ndodhet në fazën e kundërshtimit të provave.

Your browser does not support the video tag.

Ndërkohë, Gjykata Themelore në Mitrovicë ka vendosur që t’ia vazhdojë edhe për dy muaj masën e paraburgimit. Vendimi është marrë më 13 gusht 2026 dhe është vërtetuar edhe nga Gjykata e Apelit.

Lajmin për vazhdimin e paraburgimit e ka konfirmuar për KosovaPress, zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Hateme Haxhaj.

“Të pandehurit V.M. i është vazhduar masa e paraburgimit deri më 16.10.2026”, ka deklaruar Haxhaj.

V.M. ndodhet në paraburgim që nga arrestimi i tij në dhjetor të vitit 2025, në kuadër të hetimeve lidhur me rastin e Milan Vukashinoviqit, shtetas i Kosovës me nacionalitet serb.

Vukashinoviq dyshohet se më 1 nëntor 2025 ishte plagosur dhe më pas rrëmbyer në afërsi të Leposaviqit nga pjesëtarë të xhandarmërisë serbe.

Më 20 dhjetor 2025, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kishte bërë të ditur se V.M. ishte arrestuar në Leshak, në një operacion të përbashkët të Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.

Sipas deklarimeve të Sveçlës, V.M. kishte qenë pjesë e Policisë së Kosovës pas integrimit në bazë të marrëveshjes së vitit 2013, por më vonë kishte dhënë dorëheqje. Ai kishte deklaruar se ekzistonin dyshime për bashkëpunim të V.M.-së me strukturat e sigurisë së Serbisë dhe për përfshirje në rastin e Vukashinoviqit.

Në kuadër të hetimeve, pas urdhrit të Gjykatës për kontroll, Policia e Kosovës kishte bastisur shtëpinë dhe objektet përcjellëse të V.M.-së. Gjatë kontrollit ishin sekuestruar nëntë telefona celularë, një laptop, tri dokumente, një pushkë gjuetie me 39 fishekë, një jelek për fishekë të armës së gjuetisë dhe një tytë arme.

You Might Also Like

Gjerorgjivski: Pritet të fillojë afati për dorëzimin e mbi 100 autobusëve
Prokuroria kërkon paraburgim për dy persona, dyshohen për shitblerje të rreth 5.5 kilogramëve drogë
Kurti pret ish-ministrin gjerman të Mbrojtjes: Kontributi juaj në Kosovë ju vendos në anën e drejtë të historisë
Nuk do të ketë paralele të pestë në gjuhën shqipe në Penko, Sulejmani: Zgjidhja për nxënësit nga Çairi në Butel është praktike
Historike për FSK-në, kadeti i QSU-së nis studimet me bursë në SHBA

LEXO GJITHASHTU

Deklarohen të pafajshëm edhe 5 të akuzuarit tjerë për përgatitje të vrasjes në Pejë e vepra tjera penale, Adem Helshani në arrati
Deklarohen të pafajshëm edhe 5 të akuzuarit tjerë për përgatitje të vrasjes në Pejë e vepra tjera penale, Adem Helshani në arrati
Lajme
Ngërçi politik, Veton Berisha: Partisë fituese i takon përgjegjësia t’i shtyjë proceset përpara, edhe të tjerët duhet të komunikojnë
Ngërçi politik, Veton Berisha: Partisë fituese i takon përgjegjësia t’i shtyjë proceset përpara, edhe të tjerët duhet të komunikojnë
Lajme
Pse s’mund të fajësohen 6 deputetët e LDK’së që nuk mbështetën ujdinë Kurti-Abdixhiku – flasin analistët
Pse s’mund të fajësohen 6 deputetët e LDK’së që nuk mbështetën ujdinë Kurti-Abdixhiku – flasin analistët
Lajme
Zjarr i përmasave të mëdha në Lezhë, ndërhyrje emergjente për të mbrojtur zonën e banuar
Zjarr i përmasave të mëdha në Lezhë, ndërhyrje emergjente për të mbrojtur zonën e banuar
Lajme
Kritikat ndaj Abdixhikut, Guri-Ymerit: Kush ta hapi derën për t’u bërë deputete, kryetari të radhiti lart në listë
Kritikat ndaj Abdixhikut, Guri-Ymerit: Kush ta hapi derën për t’u bërë deputete, kryetari të radhiti lart në listë
Lajme

You Might Also Like

Thellohen përplasjet në LDK, Paris Guri i reagon Janina Ymerit: Kush ta hapi derën për t’u bërë deputete?
TOP Momenti

Thellohen përplasjet në LDK, Paris Guri i reagon Janina Ymerit: Kush ta hapi derën për t’u bërë deputete?

September 3, 2026
QMK: Deri në mesditë janë regjistruar 13 zjarre në ambiente të hapura
TOP Momenti

QMK: Deri në mesditë janë regjistruar 13 zjarre në ambiente të hapura

September 3, 2026
Dimitrieska-Koçoska: Rritja prej 4.3% konfirmon trendin pozitiv dhe përforcimin e ekonomisë së Maqedonisë
TOP Momenti

Dimitrieska-Koçoska: Rritja prej 4.3% konfirmon trendin pozitiv dhe përforcimin e ekonomisë së Maqedonisë

September 3, 2026
UNICEF: 20 milionë fëmijë përjetuan shfrytëzim ose abuzim seksual online gjatë një viti
TOP Momenti

UNICEF: 20 milionë fëmijë përjetuan shfrytëzim ose abuzim seksual online gjatë një viti

September 3, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?