By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Mars-korrik, shqiptarët shpenzuan 80 milionë euro më shumë për të blerë naftë, për konsum të njëjtë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Mars-korrik, shqiptarët shpenzuan 80 milionë euro më shumë për të blerë naftë, për konsum të njëjtë
Lajme

Mars-korrik, shqiptarët shpenzuan 80 milionë euro më shumë për të blerë naftë, për konsum të njëjtë

Momenti
Published: September 2, 2026

Në teori, kur çmimi i karburantit rritet, drejtuesit e mjeteve priren të kufizojnë përdorimin e makinës. Në Shqipëri, kjo lidhje duket shumë më e dobët.

Mungesa e alternativave të zhvilluara të transportit publik, sidomos jashtë Tiranës dhe për lëvizjet ndërqytetëse, teksa Shqipëria është vendi i vetëm në Europë pa trena, e bën përdorimin e automjetit një nevojë që vështirë se mund të reduktohet edhe kur çmimi i naftës rritet fort.

Your browser does not support the video tag.

Të dhënat e importeve për periudhën mars-korrik 2026 e tregojnë këtë qartë. Në pesë muaj u importuan rreth 305.8 mijë tonë karburante, vetëm 1.2% më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, kur sasia ishte rreth 309.6 mijë tonë.

Rënia e lehtë e importeve erdhi kryesisht nga prilli dhe maji, kur sasitë e futura në vend ishin përkatësisht 14.3% dhe 7.3% më të ulëta se një vit më parë. Në mars, importet u rritën me 2.8%, ndërsa tendenca ndryshoi ndjeshëm në verë.

Në qershor ato u shtuan me 4.6% dhe në korrik me 6.9%, të ndikuara edhe nga rritja sezonale e lëvizjeve dhe fluksi turistik.

Por, ndërsa konsumi në sasi ndryshoi pak, fatura që paguan shqiptarët ishte shumë më e lartë.

“Monitor” ka përllogaritur se, duke supozuar që karburantet e importuara kanë kaluar për konsum në tregun vendas, për sasitë e importuara nga marsi deri në korrik janë shpenzuar rreth 71.3 miliardë lekë, bazuar në çmimin mesatar mujor të naftës në tregun vendas.

Për të njëjtën sasi karburanti, nëse çmimi do të kishte mbetur në nivelin mesatar të vitit të kaluar prej rreth 175 lekësh për litër, fatura do të ishte rreth 63.7 miliardë lekë (shiko grafikun).

Diferenca arrin në rreth 7.6 miliardë lekë, ose afërsisht 80 milionë euro më shumë, të paguara vetëm si pasojë e çmimit më të lartë të karburantit.

Efekti ishte më i fortë në muajt kur çmimi mesatar i naftës qëndroi në nivele të larta. Në mars, çmimi mesatar ishte 198.4 lekë për litër, në prill u rrit në 209.5 lekë, ndërsa në maj ishte 197.5 lekë. Qershori solli një lehtësim të përkohshëm, me mesataren që ra në 182.4 lekë, por në korrik çmimi u rrit sërish në 195.6 lekë për litër.

Vetëm në korrik, rreth 75.8 mijë tonë karburante të importuara korrespondojnë me rreth 90.2 milionë litra (1 ton llogaritet në rreth 1190 litra).

Me çmimin mesatar prej 195.6 lekësh për litër, fatura llogaritet në rreth 17.6 miliardë lekë, kundrejt 15.8 miliardë lekëve që do të kushtonte e njëjta sasi me çmimin 175 lekë për litër.

Në prill, kur çmimi mesatar arriti nivelin më të lartë të periudhës, prej 209.5 lekësh për litër, importet ranë ndjeshëm. Megjithatë, tkurrja e konsumit nuk ishte e mjaftueshme për të kompensuar shtrenjtimin. Për rreth 61.9 milionë litra të përllogaritura, fatura ishte rreth 13 miliardë lekë, mbi 2.1 miliardë lekë më shumë se me çmimin mesatar të vitit të kaluar.

Nafta më e shtrenjtë në rajon, asnjë masë lehtësuese

Shqipëria ka naftën 30% më të shtrenjtë se rajoni, për shkak të ngarkesës fiskale.

Pavarësisht ngarkesës më të lartë fiskale, në krahasim me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria ka përdorur një paketë më të kufizuar lehtësuese për të amortizuar shtrenjtimin e karburanteve.

Në disa vende fqinje u ndërhy drejtpërdrejt me ulje të akcizave, TVSH-së ose kufizim të marzheve të tregtimit.

Kosova vendosi kufij maksimalë për marzhet e tregtimit të karburanteve, ndërsa Maqedonia e Veriut ndërhyri me uljen e TVSH-së dhe të akcizave. Serbia uli akcizën e naftës, ndërsa Mali i Zi ndërhyri po ashtu përmes uljes së akcizave.

Në Shqipëri, përveç ndërhyrjes përmes Bordit të Transparencës, u aplikua për një periudhë shumë të shkurtër edhe ulja me 20% e akcizës, pasi çmimi i naftës kaloi nivelin 220 lekë për litër.

Masa u përdor vetëm në fillim të prillit, kur nafta arriti në 224 lekë për litër, ndërsa më pas çmimet u mbajtën nën pragun që aktivizonte uljen.

Struktura e lartë e taksave vijon ndërkohë të mbajë një pjesë të konsiderueshme të çmimit final të karburantit. Akciza, taksa e qarkullimit, taksa e karbonit dhe TVSH-ja përbëjnë së bashku mbi 100 lekë për litër në çmimin e naftës, duke kufizuar hapësirën që rënia e çmimeve ndërkombëtare të transmetohet plotësisht te konsumatori.

Më e fituara nga kjo situatë deri tani ka dalë qeveria, që ka arkëtuar më shumë TVSH si rrjedhojë e çmimeve më të shtrenjta, ndërsa ka shpenzuar vetëm 37 milionë lekë, kur çmimi ka qenë disa ditë mbi 220 lekë në prill, nivel mbi të cilin aktivizohet ulja me 20% e akcizës.

The post Mars-korrik, shqiptarët shpenzuan 80 milionë euro më shumë për të blerë naftë, për konsum të njëjtë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Përfshihet nga flakët mjeti lundrues në Ksamil, policia shpëton katër turistët gjermanë
BE: Formimi i institucioneve do t’i mundësonte Kosovës të përfitojë nga Plani i Rritjes
Çështja e presidentit, Musliu: PDK nuk ulet në tavolinë me një uzurpator
Shihni çfarë u gjet në çantën e rusit i cili kreu vrasjen e trefishtë në Mal të Zi
Kaluan ilegalisht kufirin në Han të Elezit, kapen tre shtetas të Maqedonisë së Veriut

LEXO GJITHASHTU

Ambasada e SHBA në Tiranë: Kreu i SPAK në konferencën e DEA-s, Shqipëria forcon rolin kundër narkotrafikut
Ambasada e SHBA në Tiranë: Kreu i SPAK në konferencën e DEA-s, Shqipëria forcon rolin kundër narkotrafikut
TOP Momenti
Apel për 5-vjeçarin Troi, familja kërkon ndihmë për trajtimet jashtë vendit
Apel për 5-vjeçarin Troi, familja kërkon ndihmë për trajtimet jashtë vendit
TOP Momenti
Janevska: Nuk doja të ofendoja askënd me deklaratën time për nxënësit e klasës së parë dhe as të ndikoja në vendimet personale të prindërve
Janevska: Nuk doja të ofendoja askënd me deklaratën time për nxënësit e klasës së parë dhe as të ndikoja në vendimet personale të prindërve
TOP Momenti
Hoxha takon Sorensenin në Bled, kërkon të shkojë më shpejt normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi
Hoxha takon Sorensenin në Bled, kërkon të shkojë më shpejt normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi
Lajme
Qyteti serb glorifikon kriminelin e luftës Mladiq, muralit i bëhen homazhe me pishtarë
Qyteti serb glorifikon kriminelin e luftës Mladiq, muralit i bëhen homazhe me pishtarë
Lajme

You Might Also Like

Kallas: Sulmi i dyshuar rus në aeroportin e Lajpcigut ishte terrorizëm shtetëror, BE diskuton reagimin
Lajme

Kallas: Sulmi i dyshuar rus në aeroportin e Lajpcigut ishte terrorizëm shtetëror, BE diskuton reagimin

September 2, 2026
Hoxhaj reagon për dronin rus me eksploziv në Leipzig të Gjermanisë
Lajme

Hoxhaj reagon për dronin rus me eksploziv në Leipzig të Gjermanisë

September 2, 2026
Aksident i rëndë në aksin Vorë–Fushë-Krujë, dyshohet për një të vdekur
Lajme

Aksident i rëndë në aksin Vorë–Fushë-Krujë, dyshohet për një të vdekur

September 2, 2026
Granit Xhaka telefonon Mourinhon gjatë intervistës, momenti bëhet viral
Lajme

Granit Xhaka telefonon Mourinhon gjatë intervistës, momenti bëhet viral

September 2, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?