By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Çështja e presidentit, Musliu: PDK nuk ulet në tavolinë me një uzurpator
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Çështja e presidentit, Musliu: PDK nuk ulet në tavolinë me një uzurpator
Lajme

Çështja e presidentit, Musliu: PDK nuk ulet në tavolinë me një uzurpator

Momenti
Published: September 2, 2026

Ajo që u ndërtua si përpjekje për gjetjen e një kandidati konsensual për president të Kosovës, duket se po shkon drejt dështimit, pasi kundërshtimi i gjashtë deputetëve të LDK-së për votimin e kandidaturës së Bekim Sejdiut ka rikthyer skenarin e zgjedhjeve të reja.

Për këtë situatë, deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka kritikuar mënyrën se si po funksionojnë institucionet e vendit, duke e cilësuar gjendjen aktuale si rrezik për demokracinë.

Your browser does not support the video tag.

Musliu në një intervistë për Ekonomia Online theksoi se Lëvizja Vetëvendosje ka uzurpuar institucionet.

“Vetë fakti që ne jemi me institucione jo legjitime aktualisht, duke pasur parasysh që deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë uzurpuar qeverinë, presidencën, kuvendin, ky është rreziku më i madh, sepse ne po shkatërrojmë demokracinë. Domethënë, këta njerëz po rrezikojnë demokracinë në vend, po shkelin Kushtetutën dhe janë të papërgjegjshëm ndaj të gjitha instancave shtetërore. Prandaj, rreziku më i madh është kur ne sot nuk kemi më as presidencë, as kuvend dhe as qeveri. Çdo lëvizje në zgjidhje të këtij problemi ose çdo lëvizje në krijimin e institucioneve legjitime nuk përbën rrezik, përkundrazi, përbën siguri për vendin”, ka deklaruar Musliu.

E pyetur se kush do të ishte humbësi më i madh nëse vendi shkon në zgjedhje dhe kush do të ishte fajtori kryesor për një situatë të tillë, Musliu ka thënë se pasojat më të mëdha do t’i bartnin qytetarët e Kosovës.

“Fillimisht duhet ta themi të qartë edhe me zë të lartë se humbësi më i madh, ose ai i cili humb më së shumti ose atakohet më së shumti nga veprimet e papërgjegjshme të politikanëve, konkretisht të Lëvizjes Vetëvendosje në këtë rast, janë qytetarët e Republikës së Kosovës. Çdo ditë e humbur pa institucione ose çdo ditë e kaluar pa institucione është humbje për qytetarët e Republikës së Kosovës. Është humbje për Policinë e Kosovës, për Ushtrinë e Kosovës, për universitetet, për shëndetësinë, për arsimin në përgjithësi dhe për qytetarët në përgjithësi. Qytetarët janë të lodhur nga kjo papërgjegjësi totale e politikës kosovare”, ka thënë deputetja e PDK-së.

Musliu është pyetur gjithashtu nëse PDK-ja do të mund të ulej në tavolinë dhe të diskutonte me Albin Kurtin, në një kohë kur marrëveshja mes VV-së dhe LDK-së për çështjen e institucioneve duket se po shkon drejt dështimit.

Ajo fillimisht ka kundërshtuar cilësimin e Kurtit si kryeministër, duke thënë se aktualisht duhet të cilësohet si kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje.

“Më së pari dua t’ju përmirësoj, nuk është kryeministri Kurti, është kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje. Domethënë, edhe duhet ta themi çdo ditë që kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ka uzurpuar institucionet e vendit. Prandaj, Partia Demokratike e Kosovës nuk ulet në bisedime me një uzurpator. Një deputet i cili ka uzurpuar jo vetëm tanimë pozitën e kryeministrit, por ka uzurpuar edhe Kuvendin edhe Presidencën, i ka marrë peng. Ju e dini që pa amin e Kurtit këto veprime nuk do të ndodhnin. Prandaj, vetë fakti që ai është një uzurpator i tillë, një shkatërrues i demokracisë, Partia Demokratike e ka bërë shumë të qartë qëndrimin e saj. Ne jemi në opozitë dhe vazhdojmë të jemi në opozitë ashtu me dinjitet, sepse mbi të gjitha është Kosova. Nuk e kemi me çdokënd me e marrë pushtetin, e kemi me i dhanë Kosovës institucione, prandaj edhe jemi sot këtu”, ka deklaruar Ganimete Musliu.

Gjatë ditës së djeshme, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në një konferencë për media pas mbledhjes së Kryesisë dhe Grupit Parlamentar, njoftoi se gjashtë deputetë të LDK-së kundërshtuan votimin e Bekim Sejdiut për president. Abdixhiku tha se, në këto rrethana, Kosova në mënyrë të pashmangshme po shkon drejt zgjedhjeve.

Ndërkaq, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas mbledhjes së Grupit Parlamentar, u shpreh se fillimisht duhet të zhvillojë një takim me të parin e LDK-së, Lumir Abdixhikun.

The post Çështja e presidentit, Musliu: PDK nuk ulet në tavolinë me një uzurpator appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Rama paralajmëron hapjen e katër universiteteve të reja në Shqipëri
Sëmundjet malinje, rritje për 3.6% mes 2024-2025, për tetë muaj rreth 1500 raste
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime për marrëveshje sigurie në tetor
Bisedimet trepalëshe SHBA-Rusi-Ukrainë mund të zhvillohen në tetor
Konstituimi i Kuvendit dhe votimi i Qeverisë, PDK-ja nesër i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

LEXO GJITHASHTU

Profilet e rreme, Kosova treg atraktiv për sulmuesit
Profilet e rreme, Kosova treg atraktiv për sulmuesit
TOP Momenti
Policia reagon ndaj raportimeve se “Kosova blindohet”: Janë procedura të rregullta policore
Policia reagon ndaj raportimeve se “Kosova blindohet”: Janë procedura të rregullta policore
TOP Momenti
Çitaku: Kurti ngre dorën e gishtat si një fëmijë i llastuar, pa asnjë fije përgjegjësie politike
Çitaku: Kurti ngre dorën e gishtat si një fëmijë i llastuar, pa asnjë fije përgjegjësie politike
TOP Momenti
Prishtina vazhdon në perfeksion, pesë ndeshje, pesë fitore
Prishtina vazhdon në perfeksion, pesë ndeshje, pesë fitore
TOP Momenti
Derbi i Anamoravës mbyllet pa gola
Derbi i Anamoravës mbyllet pa gola
TOP Momenti

You Might Also Like

Policia sqaron masat e sigurisë për vendimin në Hagë: Planet policore janë procedura të rregullta
Lajme

Policia sqaron masat e sigurisë për vendimin në Hagë: Planet policore janë procedura të rregullta

September 14, 2026
Bien temperaturat, parashikimi i motit për javën e ardhshme
Lajme

Bien temperaturat, parashikimi i motit për javën e ardhshme

September 14, 2026
Treni ku ishte Boris Johnson dhe ish-shefi i CIA-s mund të ketë qenë objektiv i sulmit rus
Lajme

Treni ku ishte Boris Johnson dhe ish-shefi i CIA-s mund të ketë qenë objektiv i sulmit rus

September 14, 2026
Vdes një 49-vjeçar nga Rahoveci pas aksidentit në Shirokë të Suharekës, policia jep detaje
Lajme

Vdes një 49-vjeçar nga Rahoveci pas aksidentit në Shirokë të Suharekës, policia jep detaje

September 13, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?