Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit pas mbledhjes me grupin parlamentar të partisë së tij, ka folur për konferencë për media.
Ai ka thënë se ai ka pasur mandate nga kryesia e LVV-së për marrëveshje me LDK-në, por ai shtoi se pas rrethanave të reja kur gjashtë deputetë të LDK-së nuk do e votojnë Bekim Sejdiun për President, ai tha se duhet të kthehet sërish në krye të partisë për të parë qëndrimin e tyre karshi LDK-së.
Kurti tha se marrëveshja VV-LDK ekziston, por tha se tash nuk i kanë votat e mjaftueshme.
“Unë kisha mandat nga kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje për marrëveshje, tash në kushte kur marrëveshjen e kemi, por nuk është e realizueshme me votat në Kuvend, duhet të rikthehemi që karshi LDK-së çfarë mandate mund të kem në rrethana që u vërtetua edhe në grupin parlamentar, që ne duhet ta pohojmë që marrëveshje me LDK-në kemi, aq më tepër që e mori mbështetjen e kryesisë së LDK-së. Nuk kanë dalur 6 deputetë të LDK-së kundër meje, se fundmja çka mendojnë për mua mbase e kemi marrë me mend edhe më herët, ata dolën kundër vendimit të kryesisë së LDK-së. Pra, marrëveshja politike ekziston, është marrëveshje LDK-VV për emrin e Bekim Sejdiut për president të ardhshëm, por nuk e kemi mbështetjen e mjaftueshme ashtu siç kryesia e LVV-së dhe LDK-së e kanë miratuar”, ka thënë ai. /Gazeta Express
The post Kurti e quan valide ujdinë me Abdixhikun për Bekim Sejdiun, por thotë se do ta pyes Kryesinë e VV për hapat e mëtejmë appeared first on Gazeta Express.

