By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Rusia mohon akuzat e Gjermanisë për sulmin me dron në Leipzig
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Rusia mohon akuzat e Gjermanisë për sulmin me dron në Leipzig
Lajme

Rusia mohon akuzat e Gjermanisë për sulmin me dron në Leipzig

Momenti
Published: September 1, 2026

Ambasada ruse në Gjermani ka mohuar kategorikisht akuzat e autoriteteve gjermane për përfshirjen e Moskës në një tentativë sulmi me dron në Aeroportin e Leipzigut, duke i cilësuar ato si “të pabazuara, absurde dhe të paarsyeshme”.

Në një deklaratë të publikuar në Telegram, ambasada akuzoi Berlinin se po dëmton në mënyrë të vazhdueshme marrëdhëniet dhe mekanizmat e bashkëpunimit mes Rusisë dhe Gjermanisë.

Your browser does not support the video tag.

Sipas palës ruse, ambasadori i Moskës në Berlin është thirrur në Ministrinë e Jashtme gjermane, ku i është komunikuar zyrtarisht protesta e qeverisë lidhur me dyshimet për përfshirjen e Rusisë në incidentin e 5 gushtit, kur një dron i pajisur me eksplozivë u përdor në aeroport.

Ambasada ruse pretendon se Gjermania e ka fajësuar Moskën pa paraqitur prova bindëse dhe, njëkohësisht, ka njoftuar masa ndëshkuese ndaj Rusisë për ato që Berlini i konsideron “sulme hibride në përshkallëzim”.

Masat e ndërmarra nga qeveria gjermane përfshijnë mbylljen e Konsullatës së Përgjithshme ruse në Bonn deri më 18 shtator, si dhe ndërprerjen e marrëveshjes ruso-gjermane të vitit 2011 për funksionimin e qendrave kulturore dhe informative. Në këtë kuadër përfshihet edhe Shtëpia Ruse në Berlin.

Ambasadori rus i ka cilësuar vendimet e Berlinit si një përshkallëzim të paprecedentë në marrëdhëniet mes dy vendeve. Ai paralajmëroi gjithashtu se masat e Gjermanisë do të sjellin pasoja dhe se Berlini do të mbajë përgjegjësi për to.

Në deklaratën e ambasadës thuhet se incidenti në Aeroportin e Leipzigut është përdorur si një “provokim” për të avancuar interesat e qeverisë ukrainase, qarqeve politike evropiane që mbështesin forcimin ushtarak dhe industrisë së mbrojtjes.

Edhe zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, reagoi ndaj vendimit të Berlinit. Ajo deklaroi se Gjermania do të përballet me një “përgjigje të përshtatshme” pas mbylljes së Shtëpisë Ruse dhe Konsullatës së Përgjithshme në Bonn.

Në një prononcim për agjencinë shtetërore ruse TASS, Zakharova akuzoi autoritetet gjermane se po përdorin një arsye të sajuar për të përkeqësuar më tej marrëdhëniet dypalëshe. Sipas saj, Berlini nuk ka paraqitur prova të mjaftueshme për të vërtetuar pretendimet kundër Moskës.

Zakharova tha gjithashtu se institucionet ruse në Gjermani kanë qenë prej kohësh objekt kritikash nga autoritetet gjermane dhe se incidenti i Leipzigut është përdorur si justifikim për marrjen e masave të reja.

Përplasja diplomatike vjen pasi qeveria gjermane e akuzoi Rusinë për tentativën e sulmit me dron në Leipzig dhe njoftoi një seri masash kundër Moskës.

Ministri gjerman i Brendshëm, Alexander Dobrindt, deklaroi se hetimet kanë çuar në përfundimin se operacioni ishte planifikuar nga shërbimet ruse të inteligjencës dhe ishte realizuar nga persona që vepronin në nivele më të ulëta.

Ndërkohë, ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, konfirmoi se kishte thirrur ambasadorin rus për t’i komunikuar zyrtarisht protestën e Berlinit dhe për ta informuar mbi vendimet e qeverisë.

Sipas Wadephul, Konsullata e Përgjithshme ruse në Bonn do të mbyllet më 18 shtator, ndërsa marrëveshja që lidhet me funksionimin e Shtëpisë Ruse në Berlin do të ndërpritet.

Shtëpia Ruse, një institucion kulturor me origjinë nga periudha sovjetike, është prej vitesh nën vëzhgimin e autoriteteve perëndimore, të cilat kanë ngritur dyshime se ajo mund të jetë përdorur edhe për aktivitete të lidhura me shërbimet ruse të inteligjencës. /tvklan.al

The post Rusia mohon akuzat e Gjermanisë për sulmin me dron në Leipzig appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Bekim Sejdiu “s’merr bekimin” e 6 deputetëve të LDK-së për president
SHBA-ja rinis sulmet ndaj Iranit, raportohen shpërthime në disa zona
Kurti nuk komenton refuzimin e gjashtë deputetëve të LDK-së për Sejdiun
NATO në krah të Gjermanisë pas “sulmit hibrid” në Leipzig
1 shtatori gjen shumë nxënës pa tekste shkollore

LEXO GJITHASHTU

Nesër s’ka kufizim për kamionët mbi 20 tonë në autoudhë
Nesër s’ka kufizim për kamionët mbi 20 tonë në autoudhë
TOP Momenti
44 vjet pas vrasjes së vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, hetimi në Gjermani ende i hapur
44 vjet pas vrasjes së vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, hetimi në Gjermani ende i hapur
Lajme
Në zonën 50 km/h voziti 155 km/h, shoferi gjobitet me 500 euro dhe 12 muaj ndalim i drejtimit të automjetit
Në zonën 50 km/h voziti 155 km/h, shoferi gjobitet me 500 euro dhe 12 muaj ndalim i drejtimit të automjetit
Lajme
Ramabaja: “Thyerja” në LDK është më e thellë se çështja e Bekim Sejdiut
Ramabaja: “Thyerja” në LDK është më e thellë se çështja e Bekim Sejdiut
Lajme
Hoxha: Nuk besoj se 6 deputetët e LDK-së kanë animozitet ndaj Sejdiut, por ndaj Abdixhikut
Hoxha: Nuk besoj se 6 deputetët e LDK-së kanë animozitet ndaj Sejdiut, por ndaj Abdixhikut
Lajme

You Might Also Like

Latifi: 6 deputetët e kundërshtuan rolin e LDK si servis për pushtetin e Kurtit, dhe mbijetesën e Abdixhikut e Osmanit
Lajme

Latifi: 6 deputetët e kundërshtuan rolin e LDK si servis për pushtetin e Kurtit, dhe mbijetesën e Abdixhikut e Osmanit

September 1, 2026
Gashi: Kurti po bën hajgare me popullin, është i paaftë t’i formojë institucionet
Lajme

Gashi: Kurti po bën hajgare me popullin, është i paaftë t’i formojë institucionet

September 1, 2026
Kurti: Sjellja e gjashtë deputetëve të LDK-së është e papërgjegjshme, e dëmshme dhe absurde
Lajme

Kurti: Sjellja e gjashtë deputetëve të LDK-së është e papërgjegjshme, e dëmshme dhe absurde

September 1, 2026
Kurti e quan valide ujdinë me Abdixhikun për Bekim Sejdiun, por thotë se do ta pyes Kryesinë e VV për hapat e mëtejmë
Lajme

Kurti e quan valide ujdinë me Abdixhikun për Bekim Sejdiun, por thotë se do ta pyes Kryesinë e VV për hapat e mëtejmë

September 1, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?