Në ditën që të gjithë nxënësit do të duhej të kishin në dorë tekstet shkollore, prindërit e tyre stërmbushën libraritë për të blerë tekstet shkollore për fëmijët e tyre.
Krejt kjo situatë për shkak të mënyrës së subvencionimit të teksteve shkollore, nga ana e Minsitrisë së Arsimit.
Rradhë të gjata të pritjeve të prindërve të cilët po kërkojnë tekste shkollore e disa prej tyre po ankohen edhe për mungesë të subvencionimeve edhe nga vetë shteti për shkak se ata po detyrohen të pagujna të holla nga xhepi i tyre.
Madje, as mjete e ndara nuk është se po u mjftojnë.
“ Paret nuk kanë dalë mjaftueshëm . Unë për tre fëmijë I kanë qit 200 euro vlerën, 195 euro I kemi harxhu prej subvencionit plus na u dasht edhe për qeto gjashtë libra mi shtu prej pagës tonë”, ka thënë Gentiana Morina.
“Të vonuar jo por të stërvonuar, një u dasht me lan punën sot me ardhë me ble libra… CUT… në 20 vena më herët u kanë më mirë, na i kanë pru librat në shkollë, unë nuk kam pas mu mirr me fëmijë, tash unë duhet me i humb dy ditë punë me i marrë të lira me dal me ble libra”, ka thënë një prind tjetër.
Nga buxheti i shtetit janë ndarë 14 milionë euro për subvencionimin e teksteve shkollore, ndërsa për subvencionim kanë aplikuar mbi 170 mijë prindër dhe kujdestarë ligjorë.
Aplikimi është i hapur nga 31 gusht deri më 11 shtator 2026.
Kandidatët duhet të dorëzojnë formularin e plotësuar dhe të nënshkruar të aplikimit, CV-në e përditësuar, si dhe deklaratën e nënshkruar për konfliktin e interesit dhe ruajtjen e konfidencialitetit.

