By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Situata e zjarreve në Shqipëri, katër vatra mbeten aktive dhe dy nën mbikëqyrje
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Situata e zjarreve në Shqipëri, katër vatra mbeten aktive dhe dy nën mbikëqyrje
Lajme

Situata e zjarreve në Shqipëri, katër vatra mbeten aktive dhe dy nën mbikëqyrje

Momenti
Published: September 1, 2026

Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ka dhënë përditësimin e fundit mbi situatën e zjarreve në vend.

Sipas njoftimit të tyre, sot janë raportuar 17 vatra zjarri, nga të cilat 4 mbeten aktive, 2 janë nën mbikëqyrje dhe 11 janë shuar plotësisht.

Në njoftim theksohet se për përballimin e situatës janë angazhuar 164 forca operacionale dhe 13 automjete zjarrfikëse, ndërsa Forcat e Armatosura kanë mbështetur operacionet me 90 efektivë dhe 2 helikopterë.

Your browser does not support the video tag.

Situata aktive paraqitet në Dajt, Vajkal, Lundre dhe Therepel.

Në Dajt vijon puna në drejtim të Qafë-Priskës, me 68 forca, pa rrezik për zonat e banuara.

Në Vajkal të Bulqizës zjarri vijon në terren shkëmbor, me mbi 13 ha të përshkuara dhe 48 forca të angazhuara, pa rrezik për banesat.

Në Lundre, bashkia Mat, situata favorizohet nga era. Në operacion janë angazhuar strukturat vendore, vullnetarë, 30 efektivë të FA dhe 1 helikopter.

Në Therepel, Skrapar, në operacion janë angazhuar forca të MZSH nga Skrapari, Berati dhe Poliçani, vullnetarë, si dhe 1 helikopter i FA.

Ndërkohë, vatrat në Qafën e Lugut–Vithkuq dhe malin e Qukësit–Prrenjas janë nën mbikëqyrje dhe nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile (AKMC) vijon të ndjekë në mënyrë të pandërprerë situatën në të gjithë territorin e vendit, në koordinim të ngushtë me prefekturat, bashkitë dhe të gjitha strukturat e sistemit të Mbrojtjes Civile.

Kapacitetet operacionale mbeten të angazhuara në terren dhe në gatishmëri për të ndërhyrë aty ku situata e kërkon, me prioritet mbrojtjen e jetës, banesave dhe pasurisë së qytetarëve.

source

You Might Also Like

Grenell i mbështet 6 deputetët e LDK: Miku im Avdullah Hoti dhe kolegët e tij janë miq të shkëlqyer të Amerikës
Bekim Sejdiu “s’merr bekimin” e 6 deputetëve të LDK-së për president
SHBA-ja rinis sulmet ndaj Iranit, raportohen shpërthime në disa zona
Kurti nuk komenton refuzimin e gjashtë deputetëve të LDK-së për Sejdiun
Rusia mohon akuzat e Gjermanisë për sulmin me dron në Leipzig

LEXO GJITHASHTU

Konflikt mes dy vëllezërve në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre
Konflikt mes dy vëllezërve në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre
TOP Momenti
Kryeziu kërkon dorëheqjen e Abdixhikut: Si mund të bëhet marrëveshje pa u marrë vesh me deputetët?
Kryeziu kërkon dorëheqjen e Abdixhikut: Si mund të bëhet marrëveshje pa u marrë vesh me deputetët?
TOP Momenti
Në zonën 50 km/h voziti me 155 km/h, shoferi dënohet me 500 euro
Në zonën 50 km/h voziti me 155 km/h, shoferi dënohet me 500 euro
TOP Momenti
Nesër s’ka kufizim për kamionët mbi 20 tonë në autoudhë
Nesër s’ka kufizim për kamionët mbi 20 tonë në autoudhë
TOP Momenti
NATO në krah të Gjermanisë pas “sulmit hibrid” në Leipzig
NATO në krah të Gjermanisë pas “sulmit hibrid” në Leipzig
Lajme

You Might Also Like

1 shtatori gjen shumë nxënës pa tekste shkollore
Lajme

1 shtatori gjen shumë nxënës pa tekste shkollore

September 1, 2026
44 vjet pas vrasjes së vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, hetimi në Gjermani ende i hapur
Lajme

44 vjet pas vrasjes së vëllezërve Gërvalla dhe Kadri Zekës, hetimi në Gjermani ende i hapur

September 1, 2026
Në zonën 50 km/h voziti 155 km/h, shoferi gjobitet me 500 euro dhe 12 muaj ndalim i drejtimit të automjetit
Lajme

Në zonën 50 km/h voziti 155 km/h, shoferi gjobitet me 500 euro dhe 12 muaj ndalim i drejtimit të automjetit

September 1, 2026
Ramabaja: “Thyerja” në LDK është më e thellë se çështja e Bekim Sejdiut
Lajme

Ramabaja: “Thyerja” në LDK është më e thellë se çështja e Bekim Sejdiut

September 1, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?