By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Ekskluzive, Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Ekskluzive, Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse
Lajme

Ekskluzive, Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse

Momenti
Published: August 31, 2026

Një përgjigje e presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e Kosovës mbetet i pandryshuar, nxiti pakënaqësi në Kosovë dhe kulmoi me heqjen e flamurit “Liri për Ukrainën” që qëndronte varur në objektin Hotel Grand në qendër të Prishtinës që kur Rusia nisi agresionin e saj. Ky acarim në vend, u arsyetua me pozicionin e Kosovës kundër agresionit rus dhe ndihmën e dhënë për Ukrainën që nga nisja e luftës.

BESNIK VELIJA

Your browser does not support the video tag.

Lidhur me këtë zhvillim në raportet Prishtinë-Kyiv kanë folur gjatë për Gazetën Express nga Ambasada e Ukrainës në Shqipëri.

Në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express, nga kjo Ambasadë thonë se qëndrimi i Zelenskyt i shprehur në Beograd s’është asgjë e re dhe se presidenti ukrainas thjeshtë i është përgjigjur një pyetjeje të një gazetari në Beograd.

“Ambasada e Ukrainës dëshiron t’ju tërheqë vëmendjen për faktin se, gjatë vizitës së tij të fundit në Serbi, Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy nuk bëri asnjë deklaratë që njoftonte një ndryshim në qëndrimin e Ukrainës ndaj Kosovës. Ai thjesht iu përgjigj pyetjes së një gazetari në lidhje me njohjen ose mosnjohjen e Kosovës nga Ukraina. Asgjë në përgjigjen e Presidentit nuk ndryshonte nga qëndrimi konsistent i Ukrainës për këtë çështje.”, kanë thënë nga Ambasada e Ukrainës në Tiranë në një përgjigje ekskluzive për Gazetën Express.

Një pozicion i tillë për mosnjohjen e shtetësisë së Kosovës nga Kievi zyrtar thonë se në asnjë formë nuk duhet të interpretohet si mosvlerësim për ndihmën e Kosovës dhe rreshtimin e Prishtinës zyrtare krahas vendeve demokratike në sanksionimin e Rusisë.

“Ukraina e vlerëson shumë solidaritetin dhe mbështetjen e ofruar nga populli dhe institucionet e Kosovës ndaj Ukrainës që nga fillimi i agresionit në shkallë të plotë të Rusisë. Ne jemi sinqerisht mirënjohës për ndihmën e Kosovës ndaj Ukrainës dhe mbështetjen për qytetarët ukrainas. Ne gjithashtu e vlerësojmë shumë përputhjen e Kosovës me sanksionet ndërkombëtare kundër Rusisë dhe mbështetjen e saj të vazhdueshme për sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës. Në të njëjtën kohë, qëndrimi i Ukrainës në lidhje me statusin e Kosovës mbetet i pandryshuar. Megjithatë, kjo nuk duhet të interpretohet si minimizim i vlerësimit të Ukrainës për mbështetjen dhe solidaritetin e demonstruar nga populli i Kosovës ndaj Ukrainës.”, kanë thënë nga Ambasada e Ukrainës për Gazetën Express.

Sa i përket mundësisë së rikonsiderimit të qëndrimit për pavarësinë e Kosovës, Ambasada ukrainase në Tiranë thotë se ky vendim merret nga autoritetet qendrore të Ukrainës, në përputhje me interesin kombëtar, ligjin ndërkombëtar dhe duke marrë parasysh kontekstin e zhvillimeve në nivel ndërkombëtar.

“Lidhur me mundësinë e rishqyrtimit të këtij qëndrimi, çdo vendim që ka të bëjë me politikën e jashtme të Ukrainës përcaktohet nga autoritetet shtetërore përkatëse në përputhje me interesat kombëtare të Ukrainës, Kushtetutën dhe legjislacionin e Ukrainës, si dhe të drejtën ndërkombëtare, brenda kontekstit të zhvillimeve përkatëse në nivel ndërkombëtar”, kanë sqaruar nga Ambasada e Ukrainës në Tiranë.

Nga Ambasada tutje theksojnë se do t’i kthehen temës së Kosovës, kur të përfundojë agresioni rus dhe kur Ukraina të dalë nga flakët e luftës.

“Siç është vënë re tashmë, qëndrimi i Ukrainës për njohjen politike të Kosovës mbetet i pandryshuar. Çështja e njohjes nuk është mbyllur ose hequr nga axhenda e politikës së jashtme të Ukrainës; megjithatë, Ukraina do të jetë në gjendje t’i rikthehet kësaj dhe çështjeve të tjera të rëndësishme ndërkombëtare kur të dalë nga flakët e luftës së tmerrshme që i është imponuar nga Rusia. Për momentin, përparësia absolute e Ukrainës është të mbrojë popullin e saj, sovranitetin dhe integritetin e saj territorial dhe t’i japë fund kësaj lufte shkatërruese”, kanë potencuar për Gazetën Express.

Nga Ambasada sqarojnë se kësaj teme nuk mund t’i japin përëparësi për shkak të luftës së tmerrshme që Rusia ka nisur për më shumë se katër vitesh.

“Jemi të bindur se populli i Kosovës e kupton këtë veçanërisht mirë, duke pasur parasysh përvojën e tyre tragjike të luftës, vuajtjeve dhe humbjeve njerëzore”, shton Ambasada në përgjigje.

Nga përfaqësia diplomatike e Ukrainës, kujtojnë se kanë ndërmarrë disa hapa lidhur me popullin e Kosovës, duke theksuar njohjen e pasaportave të Kosovës.

“Që nga 25 marsi 2019, Ukraina ka pranuar pasaportat e zakonshme (civile) të lëshuara nga Kosova për qëllime të përpunimit të vizave. Ky mekanizëm u prezantua me qëllim lehtësimin dhe normalizimin e udhëtimit në Ukrainë nga banorët e Kosovës, kryesisht për arsye humanitare, pa përbërë njohje de jure të Kosovës nga Ukraina. Autoritetet ukrainase kanë theksuar vazhdimisht se masa të tilla konsullore nuk përbëjnë njohje të personalitetit juridik ndërkombëtar të Kosovës”, kanë përfunduar nga Ambasada e Ukrainës në Tiranë.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në fillim të muajit gusht gjatë një konference për media pas vizitës në Serbi ka deklaruar se politika e Ukrainës nuk ka ndryshuar sa i përket mosnjohjes së pavarësisë së Kosovës.

“Ne respektojmë integritetin territorial të partnerëve tanë dhe të drejtën ndërkombëtare. Sa i përket Kosovës, qëndrimi ynë mbetet i pandryshuar. Jemi mirënjohës ndaj Serbisë për respektimin e integritetit territorial të Ukrainës, përfshirë Krimenë”, ka thënë Zelensky./GazetaExpress/

The post Ekskluzive, Ukraina: Do t’i kthehemi temës së njohjes së Kosovës kur të dalim nga flakët e luftës ruse appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Burimet e Sylës: Për Bekim Sejdiun mund të mos votojnë katër deputetë të LDK-së, dy nga pakicat joserbe – por mund ta jep votën një i PDK-së
Olluri për Bekim Sejdiun: Kandidat konsensual i Osmanit dhe Abdixhikut, grupi parlamentar i LDK-së akoma nuk e ka thënë fjalën e vetë
Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë: Mos i merrni komunave atë që i takon
Latifi: Bekim Sejdiu nuk është kandidat konsensual për President
Shtetasi rus vret tre persona në Mal të Zi, largohet nga vendi i ngjarjes me një “Seat Cordoba”

LEXO GJITHASHTU

Berat Luzha: Vrasja e Kadri Zekës dhe vëllezërve Gërvalla ishte pasojë e bashkimit të grupeve
Berat Luzha: Vrasja e Kadri Zekës dhe vëllezërve Gërvalla ishte pasojë e bashkimit të grupeve
TOP Momenti
Sulejmani: Zgjidhet çështja e paraleles në gjuhën shqipe në SHF “Penko”
Sulejmani: Zgjidhet çështja e paraleles në gjuhën shqipe në SHF “Penko”
TOP Momenti
Anketa e Telegrafit: 83% e qytetarëve e vlerësojnë të pranueshëm emrin e Bekim Sejdiut për president
Anketa e Telegrafit: 83% e qytetarëve e vlerësojnë të pranueshëm emrin e Bekim Sejdiut për president
TOP Momenti
“Vendimi i Gjykatës Speciale dhe raportet e Kosovës me SHBA”, Martin Vulaj njofton për takimin me Kongresmenin Self
“Vendimi i Gjykatës Speciale dhe raportet e Kosovës me SHBA”, Martin Vulaj njofton për takimin me Kongresmenin Self
Lajme
ASH: 40.3% e të gjithë të papunëve në vend janë shqiptarë
ASH: 40.3% e të gjithë të papunëve në vend janë shqiptarë
TOP Momenti

You Might Also Like

PDK i drejtohet Deharit me kërkesë të re për seancë nesër nga ora 11:00
Lajme

PDK i drejtohet Deharit me kërkesë të re për seancë nesër nga ora 11:00

August 31, 2026
Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat
Lajme

Bedri Hamza thotë se asnjë deputet i PDK nuk do të votojë për Bekim Sejdiun, dyshon që VV e LDK i kanë numrat

August 31, 2026
Hamza: Do të ankohemi në Kushtetuese pasi Haxhiu s’na dekretoi dy anëtarë në KQZ
Lajme

Hamza: Do të ankohemi në Kushtetuese pasi Haxhiu s’na dekretoi dy anëtarë në KQZ

August 31, 2026
Marrëveshja VV-LDK për Bekim Sejdiun, Hamza: S’ka votë për të në PDK
Lajme

Marrëveshja VV-LDK për Bekim Sejdiun, Hamza: S’ka votë për të në PDK

August 31, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?