By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Protestë në Paris në mbrojtje të shqiptarit antifashist që rrezikon burgun në Gjermani
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Protestë në Paris në mbrojtje të shqiptarit antifashist që rrezikon burgun në Gjermani
Lajme

Protestë në Paris në mbrojtje të shqiptarit antifashist që rrezikon burgun në Gjermani

Momenti
Published: August 31, 2026

Gati 300 persona u mblodhën në Paris të dielën për të kërkuar që një shqiptar aktivist antifashist të mos ekstradohet në Gjermani. Rexhino Abazaj i njohur si “Gino” kërkohet nga autoritete gjermane për përfshirje në një rast dhune kundër një parade të neonazistëve në Hungari.

Abazaj është një aktivist shqiptar “antifa”, por ekstradimi i tij në Gjermani u urdhërua nga gjykatat franceze në mesin e gushtit. Më herët gjykatat franceze kishin refuzuar ta dorëzonin atë në Hungari me arsyetimin e rrezikut të të drejtave të tij themelore.

Your browser does not support the video tag.

Shqiptari në 30-at, i cili e ka apeluar vendimin, akuzohet nga Hungaria për dhunë kundër neonazistëve që marshuan në Budapest në shkurt të vitit 2023, të cilët u sulmuan me shkopinj gome dhe çekiçë. Ai përballet me një dënim deri në 24 vjet burg në Hungari dhe deri në 10 vjet në Gjermani, pasi disa nga viktimat e supozuar të dhunuar janë shtetas gjermanë.

“Unë jam viktimë e persekutimit politik”, si pjesë e një lëvizjeje për të “ndjekur antifashizmin në të gjithë Evropën”, – tha “Gino” për AFP në një tubim në verilindje të Parisit të thirrur nga një komitet mbështetës.

Aktivisti që kërcënohet me ekstradim e përshkroi si “stresuese” pritjen për seancën e apelit, gjatë së cilës ai synon të “mbrojë argumentet e tij”.

Në prill të vitit 2025, Franca refuzoi ta dorëzonte atë në Budapest, duke përmendur “rreziqet” e “trajtimit çnjerëzor” në burg dhe pasigurinë në lidhje me garantimin e një gjykimi të drejtë në atë vend të Bashkimit Evropian.

“Gjykata e Kasacionit do të jetë apeli i fundit i mundshëm. Ekziston një rrezik real që Gino të transferohet më pas në Hungari nëse ai ekstradohet më parë në Gjermani. Ata e bënë këtë edhe me Majën. Gjermania e dorëzoi atë”, – shpjegoi për AFP-në një zëdhënës i Komitetit të Solidaritetit të Budapestit.

Në shkurt, drejtësia hungareze dënoi Maja T., një aktiviste të dorëzuar në Budapest nga Gjermania, me 8 vjet burg për të njëjtën rast dhune kundër neonazistëve.

Përpara një banderole të zezë ku shkruhej “Solidaritet me Ginon, jo ekstradimeve” , disa organizata dhe zyrtarë dolën kundër ekstradimit. E pranishme ishte edhe deputetja e LFI-së, Danièle Obono, e cila dëshmoi për mbështetjen e partisë së saj për “të gjithë aktivistët antifashistë që janë viktima të represionit nga shtetet e tyre”.

Në fund të shtatorit 2025, Hungaria ndoqi shembullin amerikan duke e klasifikuar lëvizjen “antifa” si një organizatë “terroriste”

The post Protestë në Paris në mbrojtje të shqiptarit antifashist që rrezikon burgun në Gjermani appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Komuna e Prishtinës mban konferencë për situatën në ndërmarrjen “Pastrimi”
SHBA paralajmëron sanksione të reja ndaj Iranit çdo javë
Maqedonci takon presidentin Erdogan në Turqi, pesë kadetë nga Kosova diplomojnë në Akademinë Ushtarake
Zhvillimet në vend, PDK-ja mban sot një konferencë shtypi
AKB: Pesë shtete zotërojnë rreth 62% të rezervave të naftës në botë, Kosovës i duhet sistem modern të sigurisë së furnizimit

LEXO GJITHASHTU

Të shtëna masive në Çikago, një i vdekur, të paktën nëntë të plagosur
Të shtëna masive në Çikago, një i vdekur, të paktën nëntë të plagosur
Lajme
Thaçi kritikon Mickovskin: Vepron si kryeministër vetëm i maqedonasve dhe shpërfill shqiptarët
Thaçi kritikon Mickovskin: Vepron si kryeministër vetëm i maqedonasve dhe shpërfill shqiptarët
Lajme
Trump sulmon gazetaren e NBC-së, Kristen Welker: Ajo duhet të ndëshkohet
Trump sulmon gazetaren e NBC-së, Kristen Welker: Ajo duhet të ndëshkohet
Lajme
Komiteti i Helsinkit: Vdekja e Mlladiqit nuk i dha fund ideologjisë nacionaliste në Serbi
Komiteti i Helsinkit: Vdekja e Mlladiqit nuk i dha fund ideologjisë nacionaliste në Serbi
Lajme
Trump: Nafta, një dhuratë nga Venezuela për popullin amerikan
Trump: Nafta, një dhuratë nga Venezuela për popullin amerikan
Lajme

You Might Also Like

Një grua dyshohet se i ndoqi fëmijët me sëpatë dhe dëmtoi parkun në Prishtinë
Lajme

Një grua dyshohet se i ndoqi fëmijët me sëpatë dhe dëmtoi parkun në Prishtinë

August 31, 2026
Gjermania kalon sërish shifrën e tre milionë të papunëve
Lajme

Gjermania kalon sërish shifrën e tre milionë të papunëve

August 31, 2026
Sulmet ruse shkatërrojnë miliona libra në Ukrainë në prag të vitit të ri shkollor
Lajme

Sulmet ruse shkatërrojnë miliona libra në Ukrainë në prag të vitit të ri shkollor

August 31, 2026
Ky është çmimi i naftës sot në Kosovë
Lajme

Ky është çmimi i naftës sot në Kosovë

August 31, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?