By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: SHBA paralajmëron sanksione të reja ndaj Iranit çdo javë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
SHBA paralajmëron sanksione të reja ndaj Iranit çdo javë
Lajme

SHBA paralajmëron sanksione të reja ndaj Iranit çdo javë

Momenti
Published: August 31, 2026

Administrata amerikane pritet të intensifikojë trysninë ekonomike ndaj Iranit përmes masave të reja ndëshkuese, të cilat mund të shpallen në baza javore.

Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, tha se Uashingtoni do të marrë në shënjestër institucionet dhe kompanitë që ruajnë marrëdhënie financiare me Iranin. “Do të shihni shumë më tepër nga kjo çdo javë”, deklaroi ai në një intervistë për Reuters, përpara mbledhjes së ministrave të Financave të G20.

Your browser does not support the video tag.

Paralajmërimi u bë pasi Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione ndaj degëve të Banque Misr në Emiratet e Bashkuara Arabe, të cilat dyshohen për lidhje financiare me Iranin.

Bessent sqaroi se ndëshkimet mund të arrijnë deri në përjashtimin e plotë të disa institucioneve nga sistemi financiar që funksionon mbi dollarin amerikan.

Ai bëri të ditur se SHBA-ja do t’u kërkojë ministrave të Financave dhe bankierëve qendrorë të G20 të shkëpusin marrëdhëniet ekonomike me Iranin.

Nëse nuk veprojnë në këtë mënyrë, institucionet mund të përballen me sanksione dytësore. “Jeni ose me ne, ose me iranianët”, u shpreh Bessent, duke përcjellë qartë pozicionin e administratës amerikane.

Sipas sekretarit të Thesarit, synimi i këtyre masave është bllokimi i përdorimit të sistemit financiar ndërkombëtar për financimin e regjimit iranian. Ai hodhi poshtë edhe pretendimet se sanksionet e SHBA-së nuk do të kenë efekt pa u vendosur masa ndaj kompanive kineze që blejnë naftë nga Irani. Bessent tha se pjesa më e madhe e këtyre blerjeve është kufizuar tashmë përmes masave amerikane kundër porteve iraniane.

Ai shtoi se po pakësohet edhe nafta iraniane e grumbulluar në cisterna. “Problemi është zgjidhur”, deklaroi Bessent, duke sinjalizuar bindjen e Uashingtonit se presioni ekonomik po jep rezultat.

Me njoftimin për masa ndëshkuese të reja çdo javë, Shtetet e Bashkuara synojnë të shtojnë koston ekonomike për Iranin, si dhe për institucionet ndërkombëtare që vijojnë bashkëpunimin me të.

The post SHBA paralajmëron sanksione të reja ndaj Iranit çdo javë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Gjenden armë dhe 372 fishekë në dy shtëpi të pabanuara në Zubin-Potok
47 aksidente dhe 1860 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë
Deputeti i VV kritikon Ramën për protestën e 1 shtatorit: Mos e përdorni Prishtinën për beteja politike
Shefi i inteligjencës estoneze: Rusia në gjendje shumë të keqe, ndryshimi mund të ndodhë brenda natës
Dosja “Balluku” – Igli Tare paraqitet në SPAK, nën hetim për pastrim parash

LEXO GJITHASHTU

Zjarri përfshin rreth 10 hektarë me pisha në Prizren, lokalizohet pas disa orësh
Zjarri përfshin rreth 10 hektarë me pisha në Prizren, lokalizohet pas disa orësh
TOP Momenti
38-vjeçari nga Kosova nën akuzë në Austri – për gati gjashtë vjet përfitoi ndihma papunësie
38-vjeçari nga Kosova nën akuzë në Austri – për gati gjashtë vjet përfitoi ndihma papunësie
Lajme
Maqedonci merr pjesë në ceremoninë e diplomimit të kadetëve ushtarakë në Turqi
Maqedonci merr pjesë në ceremoninë e diplomimit të kadetëve ushtarakë në Turqi
TOP Momenti
‘Për të shmangur keqpërdorimet’, Osmani: Subvencionimi të bëhet me çek vetëm për libra
‘Për të shmangur keqpërdorimet’, Osmani: Subvencionimi të bëhet me çek vetëm për libra
Lajme
Shtatë zjarre aktive, për 24 orë janë regjistruar gjithsej 24
Shtatë zjarre aktive, për 24 orë janë regjistruar gjithsej 24
TOP Momenti

You Might Also Like

I akuzuari për barrikadat në veri, Nenad Orloviq në Serbi – Gjykata kishte lëshuar urdhërarrest për të
Lajme

I akuzuari për barrikadat në veri, Nenad Orloviq në Serbi – Gjykata kishte lëshuar urdhërarrest për të

August 31, 2026
Dikush hodhi granatë në oborrin e një shtëpie në Prishtinë, dëmtohen muret e dy shtëpive dhe një automjet
Lajme

Dikush hodhi granatë në oborrin e një shtëpie në Prishtinë, dëmtohen muret e dy shtëpive dhe një automjet

August 31, 2026
Nis seanca për barrikadat në veri, të akuzuarit para Gjykatës
Lajme

Nis seanca për barrikadat në veri, të akuzuarit para Gjykatës

August 31, 2026
Kina ngre alarmin: Rrezik i lartë që liqeni të shkaktojë një tjetër përmbytje në Nepal
Lajme

Kina ngre alarmin: Rrezik i lartë që liqeni të shkaktojë një tjetër përmbytje në Nepal

August 31, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?