Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSh), Menduh Thaçi, në një intervistë të zgjeruar për “Lajm TV” dhe gazetën “Lajm”, ka komentuar, mes të tjerash, qëndrimin e kryeministrit Hristijan Mickovski ndaj shqiptarëve. Sipas Thaçit, Mickovski lë përshtypjen se përfaqëson vetëm maqedonasit.
“Ne kemi punë me kryeministrin, i cili para dreke, pas dreke, në mbrëmje, në mëngjes, me darkë, pa darkë, demonstron se është kryeministër vetëm i maqedonasve. Ai i ka harruar, hiç s’më intereson nëse me qëllim apo pa qëllim, por ai do të duhej të jetë edhe kryeministri i shqiptarëve, bile të përkujdeset edhe për mirëqenien e tyre, për gjuhën e tyre dhe për liritë e tyre si dhe për të drejtat dhe buxhetin e shtetit, me shpërndarje të drejtë”, deklaroi Menduh Thaçi për “Lajm TV” dhe gazetën “Lajm”.
The post Thaçi kritikon Mickovskin: Vepron si kryeministër vetëm i maqedonasve dhe shpërfill shqiptarët appeared first on Gazeta Express.

